Название: Atropos
Автор: Federico Betti
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Полицейские детективы
isbn: 9788873045762
isbn:
Lanë takim në Komisariatin e policisë. Luixhi Mistroni, e bija Laura dhe gruaja e tij Antonia Ãipola hynë brenda në sallën e vogël të pritjes dhe filluan të flisnin sapo agjenti Finoki erdhi nga jashtë.
âMë vjen keq nëse ju kam shqetësuar në këtë orë të darkës. Sidoqoftë do të mbarojmë shpejtâ, foli agjenti si fillim.
âNuk ka problemâ, tha daja i Luçias.
âPo bisedojmë pak me gjithë personat me të cilët mbesa juaj ishte në kontakt të afërtâ, sqaroi Marko Finoki duke iu drejtuar dy bashkëshortëve. âDuam të marrim sa më shumë informacion që të jetë mundur pasi kjo mund të na ndihmonte në zgjidhjen e çështjes.â
âNe jemi të gatshëm tâju ndihmojmë, me aq pak se mund të bëjmë.â
âJu falenderojâ, tha Finoki, pastaj bëri një pauzë duke i pyetur të tre nëse do tâu pëlqente të pinin diçka, ujë, kafe, por ata nuk pranuan duke thënë se do të shkonin për darkë pasi të mbaronin me policinë.
âDakord. Pikësëpari, a mund të më thoni si i kishit marrëdhëniet me Luçian?â
Qe e shoqja që u përgjigj për të tre: âTë mira i kishim, edhe pse nuk shiheshim çdo javë. E dini... gjithkush ka angazhimet e veta. Luçia ishte shumë e zënë me punën, dhe për këtë arsye qëllonte më shumë të flisnim në telefon ose të shiheshim për fundjavë.â
I shoqi dhe e bija tundën kokën, duke i konfirmuar agjentit se të gjitha ato që po thoshte zonja Antonia ishin të vërteta. Hipoteza tjetër ishte se, në rast se njëri nga të tre mund të qe autori, ishin marrë vesh të tre për të mbrojtur njëri tjetrin.
âPrej sa kohësh nuk e shihnit Luçian?â
âUnë... që prej disa javëshâ, foli kushurira Laura. âKishim shkuar për të bërë një xhiro në qendër të Bolonjës një të shtunë mbasdite, për tâu zbavitur disi dhe ngaqë na kishte treguar për telefonatat që merrte, ajo e ndjente të nevojshme të rrinte me dikë që i besonte.â
âPra u kishte treguar edhe juve për telefonatat.â
âNa kishte treguar gjatë një dreke familjare, afro dy apo tre javë më parëâ, sqaroi daja.
âE kuptojâ, tundi Finoki. âMe aq sa dini, a mendoni se kishte ndonjë person që mund të ketë pasur inat apo konflikt me Luçian? Ose edhe me ndonjë që mund të jetë grindur?â
âNuk na vjen ndërmend ndonjë njeriâ, u shpreh zonja Cipola pasi ishin këshilluar nën zë për disa çaste.
âFaleminderit. Për momentin do thoja se mjafton me kaq. Ju kërkoj të rrini në dispozicion. Tani po ju lë të shkoni për darkë.â
U ndanë duke u përshëndetur. Pak pasi daja, e shoqja dhe kushurira e Luçia Mistronit dolën nga Komisariati i policisë, agjenti Finoki u përgatit për tâu kthyer në shtëpi.
X
Mëngjesin e ditës së nesërme, kapiten Luci i kërkoi Xamanjit dhe Finokit që ta informonin për zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e Luçia Mistronit.
âPo marrim në pyetje miqtë dhe të afërmit e sajâ, e sqaroi inspektori, âpastaj do duhet që të dëgjojmë edhe punëdhënësin e vajzës. Nuk është për tâu përjashtuar fakti se autori mund të jetë edhe ndonjë koleg i saj.â
âTë afërmit që dëgjovaâ, shtoi agjenti Finoki, âkanë nxjerrë në dritë gjithmonë faktin që me sa duket vajza merrte telefonata kërcënuese. Duket se ajo kishte mjaft frikë, të paktën nga ato që donte të thoshte kushurira e saj.â
âMirë atëherë, vazhdoni të kërkoni dhe shkoni shpejt tek personat që duhet të merrni akoma në pyetje.â konkludoi Luci.
Xamanji dhe Finoki tundën kokën, dhe pastaj dolën në rrugë për të vajtur të bisedonin me punëdhënësin e vajzës dhe dy miqtë që figuronin akoma në listën që u kishte dhënë e ëma e Luçia Mistronit.
Inspektori filloi nga Beatriçe Santini, që administronte një dyqan cigaresh në rrugën San Feliçe.
Kur mbërriti aty, nuk gjeti asnjeri tek njësia tregtare.
âJu shqetesoj?â
âÃfarë dëshironi?â, e pyeti shitësja.
Xamanji i tregoi kartën identifikuese të policisë, dhe pastaj shtoi se do dëshironte të bisedonte me të në lidhje me Luçia Mistronin.
âKa qenë një goditje e rëndë për mua. Lajmin ma dha e ëmaâ, foli Beatriçe Santini, që nuk dukej e surprizuar nga vizita e inspektorit të policisë.
âE kuptoj. A mund të më sqaroni me saktësi se si e mësuat?â
âE mësova rastësisht. Kisha vajtur tek shtëpia e vajzës së saj pasi doja tâi bëja nja dy muhabete. Nuk e gjeta dhe, duke ndenjur për pak tek porta e hyrjes, pasi nuk e dija vërtet nëse gjendej në shtëpi apo se ndoshta ishte vonuar të më përgjigjej, pashë që po kalonte e ëma. Sikur rashë nga retë, nuk dija asgjë fare. U ndjeva shumë keq dhe, kur më tha se policia po bënte hetime lidhur më këtë, i kishte dhënë një listë të personave me të cilët kishte njohje Luçia, të afërm, dhe miq të saj të ngushtë, prandaj edhe e prisja vizitën tuaj.â
âE kuptoj. Si i kishe marrëdhëniet me Luçian?â
âShkonim shumë mirë. Përgjithësisht Luçia nuk zihej kurrë me njeri, ishte një vajzë me karakter të mrekullueshëm.â
Xamanji tundi kokën.
âMos rastësisht e dini nëse i kishte ndodhur ndonjë gjë kohët e fundit që mund të ketë influencuar në jetën e saj private?â
âJo. Asgjë, me sa СКАЧАТЬ