Atropos. Federico Betti
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Atropos - Federico Betti страница 6

Название: Atropos

Автор: Federico Betti

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Полицейские детективы

Серия:

isbn: 9788873045762

isbn:

СКАЧАТЬ

      â€œNë përgjithësi kalon nga dyqani mbasdite, andej nga mbrëmja.”

      â€œÃ‡do ditë?”

      â€œZakonisht po, vetëm nëse nuk ka ndonjë angazhim të veçantë që e pengon.”

      â€œFaleminderit për informacionin dhe për lulet. A mund t’i mbani këtu deri sot në mbrëmje?”

      â€œSigurisht.”

      â€œNë rregull, atëherë në mbrëmje.”

      â€œA njiheni?”, pyeti vajza, duke e patur fjalën për titullaren e saj dhe burrin që e kishte kërkuar. “Nëse marr lajm prej saj, ndoshta edhe mund t’i them paraprakisht se ju erdhët këtu dhe do të kaloni prapë në fund të ditës.”

      â€œMos u bëj merak, nuk ka problem. Mund të kaloj fare mirë dhe pa i thënë ndonjë gjë ju paraprakisht.”

      Vajza tundi kokën, dhe kur burri kishte dalë prej pak minutash, u mendua prapë për sjelljen e tij jonormale.

      Atë mbrëmje, pa patur asnjë njoftim paraprak të shitëses lidhur me vizitën e atij burri në mëngjes, ky i fundit dhe titullarja e dyqanit të luleve folën për gati një orë në barin në krah të dyqanit.

      Kur të dy u ndanë, titullarja hyri përsëri në dyqan, mori tufën me lule krizantemë dhe e vendosi në dhomën e vogël në fund të dyqanit.

      

      VIII

      Inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki ndanë detyrat: njëri do të merrte kontakt me miqtë e Luçia Mistronit, ndërkohë që tjetri do të fliste me të afërmit.

      Për momentin, gjëja më e rëndësishme ishte të gjente informacione në lidhje me vajzën dhe personat me të cilën kishte më shumë kontakte.

      Zhvillimet e mundshme do të vinin më tej si rrjedhojë llogjike.

      E filluan shpejt mëngjesin, duke u telefonuar personave një nga një për të planifikuar takimet: përveçse marrjes së informacioneve të vlefshme, kjo do t’u shërbente edhe për t’i njohur dhe krijuar një ide si fillim.

      Stefano Xamanji arriti të takonte, në të njëjtën ditë, Dario Banjaran dhe Luna Paltrinierin.

      Të dy i thanë se ishin miq të vjetër të vajzës së vdekur, dhe të dy mbetën pa fjalë sapo morën lajmin.

      Zoti Banjara ishte agjent imobiliar që punonte në një filial në Rrugën Della Barca.

      Ai dhe inspektori lanë takim në zyrën e të parit, ku Xamanji arriti në kohë pavarësisht trafikut.

      â€œPërshëndetje, ju jeni Dario Banjara?”, tha Xamanji si fillim.

      â€œPo, unë jam.”

      â€œKënaqësi që ju njoh. Më quajnë Xamanji... Stefano.”

      â€œMirëdita. Si mund t’ju ndihmoj?”, pyeti agjenti imobiliar. “Mua më erdhi krejt papritur. Jam akoma i tronditur. Më kënaqësi do t’ju ndihmoja, me aq sa mundem.”

      â€œFaleminderit”, tha Xamanji, “Ndërkohë mund të më tregoni se si njiheshit me Luçia Mistronin dhe prej sa kohësh e njihnit.”

      â€œPrej shumë kohësh”, iu përgjigj Banjara, “Ishim shokë shkollë në lice.”

      â€œE kuptoj. Pra mund ta imagjinoj se njiheshit fare mirë.”

      â€œPadyshim që po.”

      â€œDhe kur mbaruat liceun? A vazhduat të shiheshit si zakonisht?”

      â€œPo, edhe pse jo me ndonjë shpeshtësi të vazhdueshme. Organizonim ndonjë mbrëmje së bashku, mes miqsh. Unë, ajo dhe Luna, një shoqja tjetër e jona e shkollës në lice. Po thoja se shpeshtësia me të cilën shiheshim nuk ishte e vazhdueshme pasi, që kur ishte fejuar me Paolon, shpesh qëllonte që të dilnin vetëm ata të dy bashkë.”

      â€œKur jeni parë për herë të fundit?”

      â€œJavën e kaluar. Ishim ne të tre. Në përgjithësi, Paolo nuk ishte kur takoheshim.”

      â€œE si kështu?”, pyeti inspektori.

      â€œMe pëlqimin e të dyve. Donte të ishte një e dalë mes miqsh, pa të fejuarit apo të fejuarat.”

      â€œEdhe Paolo... Karnevali, donit të thonit?..Edhe ai kishte të njëjtin mendim?”

      â€œPo, për atë e kisha fjalën. Në fillim nuk ishte shumë dakord për faktin që të shiheshim vetëm ne të tre, ndoshta nga xhelozia... nuk di si t’jua them. Por pastaj, me sa duket, kohët e fundit e pranoi pa problem.”

      â€œE kuptoj. Më parë ju përmendët një ... Luna?”

      â€œPo, Luna Paltrinieri. A biseduat edhe me të?”

      â€œEnde jo, por kam një takim pas një ore në barin ku punon.”

      Dario Banjara tundi kokën.

      â€œEdhe ajo është një vajzë për së mbari.”

      Atë moment hyri një klient potencial, që pyeti nëse mund të fliste me dikë nga agjencia imobiliare. Po kërkonte një apartament në shitje.

      â€œVetëm një çast dhe erdha”, iu përgjigj Banjara dhe iu drejtua Xamanjit: “Nëse dëshironi, mund t’i kërkoj zonjës që të kthehet më vonë.”

      â€œMos u bëj merak, bëni qetë qetë punën tuaj. Do të dëgjohemi sërish.”

      Agjenti imobiliar e falenderoi Xamanjin dhe, ndërkohë që inspektori po dilte, e ftoi klientin të hynte brenda.

      Në orën e paracaktuar, Stefano Xamanji mbërriti në barin e Luna Patrinierit, në rrugën Andrea Kosta, pak a shumë afër agjencisë imobiliare ku punonte zoti Banjara.

      â€œPërshëndetje, ju jeni Luna?”, pyeti Xamanji kur nuk kishte klientë.

      â€œPo, СКАЧАТЬ