Название: Atropos
Автор: Federico Betti
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Полицейские детективы
isbn: 9788873045762
isbn:
âÃshtë e vërtetë. A mund tâju pyes se nga e morët vesh këtë fakt?â
âFola pak më parë me zotin Banjara. Ai më tha se ju të tre keni qenë bashkë në shkollë. Shpresoj se nuk përbën problem për ty.â
âE kuptoj. Gjithsesi jo, nuk është problem fare.â
Xamanji piu gllënjkën e fundit të kafesë dhe baristja, pasi kishte sistemuar filxhanin, pjatën dhe lugën në koshin e lavastovilies, i tregoi inspektorit që faktikisht ata të tre si shokë shkolle, kishin rënë në sintoni që në fillim të vitit të parë të shkollës dhe e kishin ruajtur miqësinë edhe me të mbaruar provimet e pjekurisë. Të gjithë në punën e vet, arrinin në njëfarë mënyre që të shiheshin të paktën një herë në javë, gjatë fundjavave.
âPërsa i përket punës, a dini të më thoni se ku punonte zonjusha Mistroni? E ëma nuk arriti të na thoshte ndonjë gjë të saktë.â
I tha emrin e kompanisë dhe se punonte si përgjegjëse zyre për marketingun e jashtëm, dhe pastaj shtoi: âDuhet të më falni, por tani po trishtohem pa masë kur flas për të.â
Dhe filloi të qante.
âE kuptoj dhe më vjen vërtet shumë keq për atë që ka ndodhur. Por sidoqoftë ne duhet të vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe të gjejmë autorin.â
âE diâ, tha vajza, duke tundur kokën. âShpresoj që ta gjeni shpejt.â
âUroj.â
âFaleminderit.â
âAsgjëâ, tha Xamanji. âA mund të mbështetem në ndihmën tuaj në çdo moment?â
âSigurisht.â
âShumë mirëâ, e falenderoi inspektori. âPër momentin do thoja se mjafton me kaq. Do të kaloj këndej sapo të kem sërish nevojë për të folur me ju.â
âDo tâju pres.â
Xamanji u nda nga vajza me një buzëqeshje dhe doli nga bari me shpresën ende të pashuar se do të mbërrinte në zgjidhjen e çështjes.
Ngeleshin për tâu pyetur akoma dy miq të Luçia Mistronit, dhe ndërkohë kishte marrë edhe një informacion të ri: së shpejti do tâi duhej të bënte një vizitë edhe tek punëdhënësi i saj.
Gjatë rrugës me makinë në drejtim të zyrës, Stefano Xamanji pyeti me vete se si po shkonte kërkimi i informacioneve nga ana e agjentit Finoki.
IX
Agjenti Finoki iu fut punës për të biseduar me të afërmit e Luçia Mistronit.
E ëma i kishte shënuar vetëm të vëllain Atos, një dajë dhe një kushërirë.
Rezultoi se të gjithë ata ishin tashmë në dijeni të fatkeqësisë që i kishte rënë zonjës Balxani dhe, kur agjenti arriti të fliste me të vëllain, ai filloi të qante duke thënë se nuk kishte reshtur së qari që prej momentit të marrjes së lajmit.
Banonte vetëm në rrugën San Feliçe, në një apartament të vogël por funksional.
âA mund të flas me ju për motrën Luçia?â, e pyeti Marko Finoki pas prezantimit.
âSigurisht, urdhëroni brenda.â
U ulën në dhomën e ndenjes, nën dritën e mëngjesit që ndriçonte ambjentin përmes xhamave të dritares.
âSi ishin marrëdhëniet mes jush?â, donte të dinte agjenti.
âDo thoja të shkëlqyera, edhe pse kohët e fundit nuk shiheshim shpesh, pasi unë kam qenë shumë në lëvizje për shkak të punës.â
âE kuptoj. Ãfarë pune bëni, a mund tâju pyes?â
âInstaloj makina automatike. Jam shpesh në lëvizje dhe shpesh mbetem larg shtëpisë për të paktën një javë.â
âDuhet të jetë një punë interesante, të paktën për vetë faktin se udhëtoni dhe shihni gjithmonë vende të reja.â
âDo të ishte në qoftë se do kisha pak më shumë kohë për të lëvizur sesa të qëndroja i mbyllur brenda kompanisë duke montuar makina automatike nga mëngjesi deri në darkë. I vetmi argëtim që kemi është mbrëmja, kur shkojmë për darkë dhe provojmë gastronominë lokale.â
âSigurisht një punë impenjativeâ, tundi kokën Finoki, âKur jeni parë për herë të fundit me motrën tuaj?â
âAfro dy javë më parë.â
âMe ndonjë rast të veçantë?â
âJo. Sapo kisha ardhur nga një shërbim dhe të dielën vendosëm që të darkonim së bashku. Një picë për tâi rrëfyer njëri tjetrit ndonjë gjë.â
âDhe si tâu duk ajo atë ditë? E qetë, apo kishte ndonjë gjë që nuk shkonte? Ishte ndoshta e shqetësuar për ndonjë gjë?â
âMë foli për telefonatat që merrte. I shtinin frikën, edhe sepse nuk e kuptonte se nga mund tâi vinin.â
âNuk e kishte idenë më të vogël se kush mund të ishte?â
âJo.â
âNuk e kishte denoncuar në polici?â
âNuk di si tâju përgjigjem.â
âE kuptoj.â
âA mund tâju pyes se si është e mundur që gjendeni në shtëpi në këtë orë të ditës? Në këtë СКАЧАТЬ