Atropos. Federico Betti
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Atropos - Federico Betti страница 5

Название: Atropos

Автор: Federico Betti

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Полицейские детективы

Серия:

isbn: 9788873045762

isbn:

СКАЧАТЬ e Luçia Mistronit dhe nga autopsia e saj mbërritën shumë shpejt dhe gati në kohën që pritej.

      Në shtëpinë e vajzës me sa dukej nuk ishte gjetur asnjë gjë me interes, të paktën nga një kontroll i parë.

      Sido që të jetë, t’i mbajmë akoma shenjat vulosëse deri në përfundim të kësaj historie, kishte specifikuar Xamanji, sepse e dinte që pastrimi i vendit të krimit do të kishte goxha probabilitet në çorientimin e hetimeve dhe në vonesën e zgjidhjes. Dhe akoma më tepër, mund të kishin nevojë gjithmonë për t’u kthyer në atë apartament për kontrolle të mëtejshme.

      Apartamenti i qe dukur krejt në rregull, pa ndonjë gjë anormale. Kjo mund të tregonte se autori i atij krimi nuk kishte kërkuar asgjë preçize kur kishte vajtur në shtëpinë e Luçias.

      Dhe, mbi të gjitha, brava e derës së jashtme rezultonte në rregull, pa ndonjë shenjë thyerje.

      Kështu që kishte të ngjarë që Luçia Mistroni e njihte vrasësin.

      Autopsia nuk kishte nxjerrë në pah shenja të ndonjë përleshjeje. Gruaja kishte goditur kokën në mënyrë fatale, dhe si rrjedhojë, ndoshta kishte rënë në tokë.

      â€œAjo çka kemi deri më tani nuk na çon askund”, tha inspektori Xamanji duke biseduar me kapitenin Luci në zyrën e tij.

      â€œPropozoj që më mirë të kërkojmë midis të afërmve, miqve apo të njohurve të saj”, foli kapiteni. “Kështu pak a shumë do të arrijmë të marrim ndonjë informacion më shumë lidhur me vajzën.”

      â€œJam dakord.”

      â€œDo t’ju ndihmojë agjenti Finoki. Ndani detyrat, si fillim. Shkoni prapë bashkë tek e ëma pastaj, në bazë të asaj që do t’ju thotë, bisedoni me personat që njihnin vajzën e saj.”

      Pasi mbarimit të bisedës, Xamanji dhe Finoki dolën për të shkuar dhe folur përsëri me mamanë e Luçia Mistronit.

      Trafiku rrugor atë mëngjes ishte i papërballueshëm, sidoqoftë ia arritën të mbërrinin në destinacion brenda një kohe të pranueshme. Zonja u kishte dhënë adresën e saj menjëherë fill se të dilte nga apartamenti i vajzës një ditë më parë.

      Kur gruaja i pa dy policët, u bë gati të hynte prapë në shtëpi pasi po dilte tek dyqani i fruta zarzavateve.

      I la të hynin në shtëpi dhe i pyeti nëse do të dëshironin diçka për të pirë.

      â€œJeni shumë e sjellshme”, e falenderoi inspektori, “E pranoj me kënaqësi një gotë ujë.”

      â€œGjithashtu edhe për mua, faleminderit”, tha Marko Finoki.

      Gruaja e hodhi ujin në dy gota të mëdha qelqi dhe ua dha dy mysafirëve.

      â€œKemi përsëri nevojë për ndihmën tuaj”, ia nisi inspektori pasi kishte pirë një gllënjkë.

      â€œMë thuaj.”

      â€œA mund të më bëni një listë të të gjithë përsonave që njihte vajza juaj? E kam fjalën për të afërmit, miqtë dhe të njohurit. Përsa i përket vendit të punës mjafton që të na thoni emrin e firmës.”

      Gruaja mori një fletë letre, filloi të shkruante dhe, me të mbaruar, të dy policët e kuptuan se do t’u duhej të bënin goxha punë për të arritur të flisnin me të gjithë në një kohë sa më shkurtër.

      Xamanji e mori fletën, e palosi dhe e vuri në xhep.

      â€œNga hera e fundit që jemi parë, a ju ka ardhur ndërmend ndonjë gjë që mendoni se mund të na ndihmojë në punën tonë?”, e pyeti më pas.

      â€œPër momentin jo, por nuk e kam harruar. Sapo të kem ndonjë gjë për ju, nuk do të hezitoj t’ju telefonoj.”

      â€œJu falenderojmë.”, tha Marko Finoki.

      â€œTani është më mirë që të largohemi, zonjë. Na pret puna.” Këtë herë ishte inspektori Xamanji ai që foli.

      Të dy policët u ngritën gati në një kohë, përshëndetën gruan dhe dolën.

      Fleta që u kishte dhënë gruaja, panë se ishte shumë e hollësishme: për çdo emër në listë, qe specifikuar lloji i njohjes apo i lidhjes dhe, përbri qe shënuar edhe adresa e atyre që u dihej.

      Xamanji vendosi që të fillonte me emrat e atyre për të cilët kishte të dhëna të plota dhe do t’ua linte si detyrë agjentëve në zyrë që të plotësonin listën me të dhënat që mungonin.

      Inspektori do të merrej me të afërmit dhe agjenti Finoki me miqtë.

      Para se të fillonin punën e vështirë të mbledhjes së informacionit, kaluan prapë nga stacioni i policisë dhe Xamanji përfitoi nga rasti për të bërë dy fotokopje të listës që kishte përpiluar gruaja: një kopje ia la agjentit Finoki, një ia dha agjentit të ngarkuar për kërkimin e të dhënave që mungonin dhe origjinalin Xamanji e vuri prapë në xhep.

      

      VII

      Atë mëngjez autobuzi ishte më shumë se i mbushur me njerëz: shumë studentë po shkonin në shkollë dhe zinin pjesën më të madhe të vendeve të autobuzit. Në asnjë rast burri nuk e kishte problem të rrinte në këmbë, pasi e dinte se rruga që do t’i duhej të bënte, qe mjaft e shkurtër.

      Pasi arriti në stacionin që gjendej më afër me destinacionin ku i duhej të shkonte, zbriti dhe eci në këmbë nëpër trotuare.

      Kaloi unazën dhe nisi të përshkonte Rrugën Maxhore në drejtim të qendrës së qytetit. Pas afro pesëqind metrash, u kthye nga e djathta për të shkuar në rrugën San Vitale dhe hyri në oborrin e një dyqani lulesh.

      â€œMirëdita.”, tha si fillim, “Po mendoj për të blerë ca lule. I dërgoni edhe në shtëpi, apo jo?”

      â€œSigurisht”, iu përgjigj vajza.

      â€œNë СКАЧАТЬ