Название: Atropos
Автор: Federico Betti
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Полицейские детективы
isbn: 9788873045762
isbn:
III
Nuk ishte kushedi se çfarë, por tani ndoshta kishte gjetur një pistë hetimi, në pritje për të mësuar rezultatet nga kontrolli në apartamentin e Luçia Mistronit.
Nga orari i drekës, inspektori Xamanji bashkë me Marko Finokin, u paraqitën të dy në apartamentin numër 10 në rrugën Krakovia për të folur me Paolo Karnevalin.
I ranë ziles pa marrë përgjigje, pritën ca minuta dhe arritën të hynin në pallat në sajë të një zonje të moshuar që po kthehej nga shëtitja me qenin e saj.
âA mund të hyjmë, zonjë?â, pyeti Zamanji.
âMë vjen keq, nuk pranojmë shitësa derë më derë. Prandaj, nëse ju jeni ndonjë nga ata, mund të më kurseni mundimin dhe të ndryshoni destinacion.â
âPo kërkojmë zotin Karnevali. E njihni?â
âKush e kërkon?â, dëshironte të dinte zonja, ndoshta duke mos dashur që të kishte të bënte me të panjohur.
âKemi nevojë të flasim me të. Nuk kemi për qëllim që ta bezdisim ose tâi bëjmë keqâ, sqaroi inspektori, duke i treguar kartën identifikuese.
âOh, ça dreqin..â, ishte reagimi i të moshuarës, âÃa ka ngatërruar ai djalë? Më duket në rregull ai djalë.â
âMos u shqetësoniâ, e qetësoi agjenti Finoki, âDuam vetëm të flasim me të.â
âSidoqoftë besoj se ai është në punë në këtë orëâ, sqaroi gruaja.
âPor kur mund ta gjejmë? A keni ndonjë ide se kur kthehet?â
âVetëm në rast se nuk ka ndonjë angazhim të veçantë pas pune, përgjithësisht e takoj nga ora 18 apo 18:15 në çdo ditë të javës. Dal me Tobin për shëtitjen para mbrëmjes dhe, kur kthehem, ai gjendet duke parkuar ose duke zbritur shkallët.â
âA dini të na thoni se çfarë makine ka zoti Karnevali?â
Kjo pyetje e gjeti të papërgatitur zonjën, pasi nuk ishte fare eksperte në fushën e automjeteve. Të vetmet mjete transporti që njihte mirë ishin autobuzët që i përdorte kur shkonte nga shtëpia deri në qendrën e qytetit të dielën mbasdite.
âJu faleminderit përsëri, zonjë.â, tha Xamanji, âDo kalojmë prapë këtej në mbrëmje.â
Përshëndetën të dy zonjën dhe Tobin, që do tâi shkonte nga pas për të marrë të paktën disa përkëdhelje prej ndonjërit prej tyre, dhe pastaj u kthyen tek makina me të cilën kishin ardhur.
Nuk do kishte kuptim që të prisnin shumë orë deri në mbërritjen e Paolo Karnevalit, kështu që vendosën të shkonin në Qendrën Operative dhe Xamanji do të përfitonte kështu për të marrë ndonjë lajm të mundshëm nga Kriminalistika dhe nga pathologu që qe ngarkuar për të kryer autopsinë.
Prindërit e tij ishin vërtet të lumtur për të, e shihnin të kënaqur, dhe ndiheshin krenarë edhe tek të afërmit dhe miqtë e familjes.
Përveçse shkonte në shkollë, kryente edhe ndonjë punë të vlefshme dhe fitimprurëse, për aq pak para sa mund të merrte.
Nuk do të ishte shumë, por për një djalë që studion është gjithnjë më mirë sesa asgjë fare.
Kjo ishte ajo çka tregonin për punën që kishte gjetur i biri.
Siç dukej nuk ishte i vetmi, dhe kështu kishte njohur edhe disa bashkëmoshatarë të tjerë të tij me të cilët herë pas here dilnin shëtitje, shkonin tek Kopshtet Margerita ose në Sheshin Maxhore të shtunën mbasdite, argëtoheshin, dhe ndonjëherë qëndronin edhe jashtë për darkë së bashku.
Me ato pak që fiton, arrin tâi dalë për zot vetes edhe pa i dhënë para ne.
Ishte një punë e thjeshtë, bëhej fjalë vetëm për të shpërndarë fletëpalosje. E kush nuk do dinte ta bënte një punë të tillë? Mjaftonte vetëm të shpërndante fletëpalosje publicitare rreth e rrotull. Në apartamente, në vendet publike ose edhe vetëm në rrugë, dhe loja kishte mbaruar. Nuk i qe kërkuar asgjë tjetër, asnjë lloj tjetër detyrimi.
E lehtë, e lehtë si të pish një gotë ujë.
Dhe kjo ishte ajo që bënte çdo mbasdite, një orë ose maksimumi dy orë në ditë, vetëm në ditët mes javës, pasi kishte mbaruar shkollën dhe kishte bërë detyrat. Fundjavave do të çlodhej, argëtohej, dhe do të shpenzonte një shumë minimale nga paratë e fituara: si fëmijë këmbëngulës që qe, ishte marrë vesh me prindërit që tâi mbanin gjysmën; tani që kishte mundësi, donte të kontribuonte në shpenzimet e shtëpisë, me aq sa do të mundte.
Vazhdonte kështu punën me lehtësinë tipike të moshës së vet, pa pyetur veten as se çfarë po reklamonte.
IV
Mbrëmjen e po asaj dite, në orën 18:30, inspektori Xamanji dhe agjenti Finoki u kthyen në rrugën Krakovia për të biseduar me Paolo Karnevalin.
I ranë ziles dhe pas pak minutash u gjendën në apartamentin e tij.
âU njoftova pak më parë për ardhjen tuaj.â, shpjegoi djali. âPo ju prisja. Hyni këtu në dhomën e ndjenjes.â
U ulën në një tavolinë katrore me dimensione mesatare dhe, pas prezantimit, Xamanji filloi të fliste.
âMë falni që erdhëm në këtë orë. Nuk e di nëse jeni mësuar të darkoni shpejt, por sidoqoftë kemi për qëllim vetëm tâju marrim pak nga koha juaj.â
âMos u bëni merakâ, iu përgjigj Karnevali. âNë fakt doja të dija arsyen e kësaj vizite.â
СКАЧАТЬ