Atropos. Federico Betti
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Atropos - Federico Betti страница 11

Название: Atropos

Автор: Federico Betti

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Полицейские детективы

Серия:

isbn: 9788873045762

isbn:

СКАЧАТЬ tjetër, “Nuk e kishim ende të qartë këtë detaj. Duhet të na falni. Na vjen keq.”

      â€œNuk ka gjë”, iu përgjigj gruaja, pas një momenti heshtjeje ku u përpoq të ç’tensiononte nervat.

      â€œA e patë se kush ua solli këto lule?”, e pyetën, kur të dy agjentët u siguruan se kishte kaluar momenti ku gjendeshin pa rrugëdalje.

      â€œMë dukej... se ishte... luleshitësi... ai këtu poshtë, përgjatë rrugës San Vitale, por nuk jam e sigurt. Kur jam në lëvizje, eci gjithmonë shpejt dhe nuk i vërej shumë dyqanet.”

      â€œDo të kontrollojmë ne”, e siguroi një nga dy agjentët e patrullës, duke u drejtuar nga kolegu i tij me një shenjë dakordësie. “Ju ndërkohë duhet të rrini e qetë. Na e premton?”

      â€œDo të përpiqem”, iu përgjigj gruaja. “Do të përpiqem.”

      â€œNë rregull. Ne do të merremi menjëherë për të zbuluar diçka mbi këtë çështje. Ndoshta do të jetë ndonjë keqkuptim.”

      â€œKam frikë”, tha Spaxhezi, “Bëni ndonjë gjë, ju lutem”, iu lut ajo, sikur të mos i kishte dëgjuar fjalët e fundit të dy agjentëve.

      â€œQetësohu dhe pi një gotë ujë të freskët.”

      Agjenti që gjendej më afër çezmës së ujit, mori një gotë që gjeti përbri, e mbushi dhe ia dha gruas.

      â€œPijeni gllënjka gllënjka dhe do ta shohësh se do të të ndihmojë të ndihesh më mirë.”

      Gruaja e piu sipas këshillës që iu dha dhe, duke ndenjur prapë ulur, i pyeti nëse do ta kishin problem sikur mos t’i shoqëronte deri tek porta kur të dilnin.

      â€œNuk ka problem, zonjë.”

      Mariolina Spaxhezi mbeti vetëm, duke ndenjur ulur dhe palëvizur dhe duke menduar prapë për ato ça kishin ndodhur, e qetësuar nga fjalët e dy agjentëve: ata do merreshin vetë me çështjen, me shpresë për ta zgjidhur.

      Kur dy agjentët, sipas rrëfimit të Spaxhezit, mbërritën tek dyqani i luleve, gjetën aty një letër tek dera: KTHEHEM SHPEJT.

      Një njeri që me gjasa duhet të ishte titullari erdhi aty me hapa të shpejtë, duke i përshpejtuar në metrat e fundit tek pa dy agjentët që po prisnin.

      â€œPo më kërkoni mua?”, pyeti, “Ka ndonjë diçka për të cilën mund të jem i nevojshëm?”

      â€œA mund të hyjmë?”, foli njëri nga dy agjentët.

      â€œJu lutem, ju lutem, patjetër.”

      Burri hapi derën me xham dhe i ftoi dy agjentët të hynin brenda.

      â€œMë thoni atëhërë. Çfarë ka? Unë nuk ju kam thirrur. Nuk më kanë vjedhur ndonjë gjë.”

      â€œNuk gjendemi këtu për këtë”, ia preu shkurt njëri nga agjentët.

      â€œAtëherë më sqaroni.”

      â€œNjë person thotë se ka marrë një tufë lulesh nga një i vdekur”, nisi të tregonte agjenti që kishte më shumë vite karrierë në polici.

      â€œE pamundur”, tha luleshitësi, “Të vdekurit nuk i dërgojnë lule asnjeriut.”

      â€œThotë se tufën e luleve ia keni dhënë ju apo një person që punon për ju.”

      Vështrimi i burrit u bë akoma më i zymtë.

      â€œNuk po e kuptoj se ku doni të dilni.”

      â€œDuam vetëm të kuptojmë se çfarë ka ndodhur”, i shpjegoi agjenti më i ri në moshë. “Ky person është jashtëzakonisht i tmerruar.”

      â€œE kur ka ndodhur kjo?”

      â€œPak më parë... le të themi para dy orësh?”

      â€œMë lini të mendohem për një çast.”

      Luleshitësi heshti për pak, dhe pastaj nisi të fliste përsëri.

      â€œUnë punoj vetëm, këtu nuk kam as ndihmës as ndonjë njeri tjetër të këtij lloji. Nuk mund ta përballoj dot. E bëj unë gjithçka: pres klientët, i shërbej atyre dhe, nëse është nevoja, i çoj dërgesat deri në banesë.”

      â€œKur ne erdhëm, ju nuk ishit këtu. Po çonit ndonjë dërgesë?”

      â€œSigurisht që po.”

      â€œAsgjë nuk është e sigurt për profesionin tonë”, tha njëri nga agjentët, si për t’i dhënë të kuptonte se nuk ishin duke i bërë një vizitë kortezie.

      â€œMë falni”, foli burri, “Në njëfarë mënyre po, u largova që këtu për dhjetë, ose ndoshta edhe pesëmbëdhjetë minuta, për të çuar një dërgesë.”

      â€œNë rregull. Tani mund të na thoni nëse keni çuar ndonjë dërgesë rreth dy orë më parë?”

      Pas një heshtjeje të shkurtër, luleshitësi iu përgjigj: “Besoj se po. Ishte një zonjë, a ndoshta zonjushë. Nuk di ta them me saktësi: nuk futem në jetën private të klientëve të mi. Në të gjitha rastet ishte një grua.”

      â€œJu kujtohet emri?”

      â€œJo, më vjen keq.”

      â€œMendohu mirë. Mendohuni edhe për pak momente. Këto informacione mund të na hyjnë në punë.”

      â€œPo ju konfirmoj se nuk më kujtohet”, foli pas një minute, “Për fat të keq shoh shumë njerëz gjatë ditës dhe shpesh nuk më kujtohen emrat.”

      â€œNë rregull gjithsesi”, e siguroi agjenti. “A ju kujtohet të paktën se kush e porositi dërgesën?”

      â€œNjë burrë. Po, ishte një burrë.”

СКАЧАТЬ