Название: Kryqëzimi Me Nibirun
Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Научная фантастика
isbn: 9788873042549
isbn:
«Mos u merakos, ta rregulloj unë. Që fëmijë doja të bëhesha veteriner.»
Pasi kaloi pak më shumë se një orë dhe pas ilaçeve kundër dhembjeve dhe pomadave të ndryshme të spërkatur ngado, të dy shokët në fakt ishin kthyer gati si të rinj.
I holli, pasi u pa në pasqyrën e varur në faqen përbri derës së hyrjes, tha me një pamje të kënaqur «Tani mund të veprojmë» dhe u fut në dhomën e gjumit. Doli pas pak me dy uniforma ushtarake amerikane në dorë të shtrira fund e krye.
«Po ato ku i more?» pyeti me habi trashaluqi.
«Bëjnë pjesë në pajisjet e emergjencës që kam sjellë me vete. Kurrë nuk i dihet.»
«Ti je i dalë mendsh krejt» shtoi tipi i shëndoshë, duke tundur lehtë kokën. «E çfarë duhet të bëjmë?»
«Ja plani» foli i kënaqur i holli ndërkohë që i hidhte shokut të tij uniformën e prerjes XXL. «Ti do të jesh gjenerali Riçard Rajt, përgjegjësi i agjencisë qeveritare shumë sekrete ekzistencën e së cilës askush nuk e di.»
«Qartë, është shumë sekrete. Po ti?»
«Unë do të kem krahu yt i djathtë. Koloneli Oliver Morris, në shërbimin tuaj, zotëri.»
«Domethënë jam eprori yt. Më pëlqen kjo gjë.»
«Por mos të të bëhet zakon kjo, në rregull?» foli i holli duke mbajtur lart gishtin tregues. «Dhe këto janë dokumentet tona me kartat përkatëse të identifikimit.»
«Dreq. Ngjajnë si të vërteta.»
«Dhe nuk mbaron këtu, plako» dhe i tregoi një fletë letre firmosur direkt nga vetë koloneli Xhek Hadson. «Kjo është kërkesa zyrtare e dorëzimit të të burgosurit për transferimin në një vend më të âsigurtâ. »
«Po ku dreqin e more?»
«E printova më përpara ndërkohë që ti ishte në dush. Mendoje se vetëm ti je magjistar i kompjuterit?»
«Jam i befasuar. Ãshtë edhe më mirë se origjinalja.»
«Do të paraqitemi në bazën ushtarake dhe do tâi bëjmë që të na dorëzojnë gjeneralin. Nëse do të kenë kundërshtime, mund tâu themi gjithmonë që të telefonojnë direkt kolonelin Hadson. Nuk besoj se celulari mund të funksionojë në hapësirë» dhe të dy kështu shpërthyen duke qeshur me të madhe.
Pas afro një ore, ndërkohë që dielli ishte fshehur tashmë mbrapa një dune të lartë, një xhip ushtarak, brenda të cilit gjendej një kolonel dhe një gjeneral të veshur kokë e këmbë, u ndal para hyrjes së bazës ajrore të Imam Ali ose Camp Adder siç e kishin pagëzuar amerikanët gjatë luftës në Irak. Nga kulla e blinduar e vrojtimit dolën dy ushtarakë të armatosur gjer në dhëmbë dhe u drejtuan me hapa të shpejtë drejt automjetit. Dy të tjerë, të mbetur pak më larg, i mbanin pasagjerët nën mbikqyrje.
«Mirëmbrëma kolonel» foli ushtari që gjendej më afër, pasi e kishte përshëndetur ushtarakisht. «Ju lutem, a mund të shoh dokumentet tuaja dhe ato të gjeneralit?»
Koloneli i gjatë dhe i hollë që gjendej i ulur në vendin e shoferit, nuk foli as edhe një fjalë. Nxori nga xhepi i brendshëm i xhaketës një zarf te verdhë dhe ia vuri në dorë. Ushtaraku u vonua duke e lexuar ca si shumë dhe drejtoi disa herë dritën elektrike të dorës në fytyrat e të dyve. Gjenerali ndjeu qartë pikën e djersës që, nga poshtë xhungës që kishte në ballë, nisi tâi zbriste ngadalë mbi hundë, për të rënë pastaj mbi kopsën e tretë të xhaketës, e tendosur jashtë mase nga shtytja e fuqishme e barkut të madh që kishte poshtë.
«Kolonel Morris dhe gjeneral Uajt» foli ushtaraku, duke i drejtuar kolonelit përsëri dritën elektrike në fytyrë.
«Rajt, gjenerali Rajt!» ia ktheu koloneli i hollë me një ton padyshim të irrituar. «Ãfarë ka rreshter, nuk dini të lexoni?»
Rreshteri, i cili kastile e kishte lexuar gabim emrin dhe mbiemrin e gjeneralit, buzëqeshi lehtë dhe tha «Po ju shoqëroj. Shkojuni pas atyre burrave» dhe me një shenjë nënkuptuese i dha urdhër të dy ushtarakëve të çanin përpara në drejtim të burgut.
Koloneli ndezi lehtë xhipin. Nuk kishte bërë as edhe nja dhjetë metra kur dëgjoi tâi thërrisnin nga mbrapa shpinës «Zotëri, ndal!»
Dy drejtuesve të mjetit u ngriu gjaku në vena. Qëndruan pa lëvizur për ca çaste shumë të gjatë, deri sa zëri vazhdoi të fliste «Harruat të merrnit përsëri dokumentet tuaja.»
Gjenerali trupmadh mori frymë aq shumë i lehtësuar saqë të gjitha kopsat e uniformës desh i plasën.
«Faleminderit rreshter» foli ai i holli duke zgjatur dorën në drejtim të ushtarit. «po plakem më shpejt nga sa pandehja.»
Ndezën përsëri xhipin dhe u shkuan pas dy ushtarëve të cilët, duke vazhduar përpara me hap të shpejtë, i çuan menjëherë tek hyrja e një ndërtese të ulët dhe me pamje vërtet të shkatërruar. Ushtari më i ri në moshë trokiti tek dera dhe hyri pa pritur përgjigje. Pas pak, një burrë i bëshëm, krejtësisht tullac, me grada rreshteri dhe me fytyrë vërtet prej një burri të ashpër, u paraqit tek pragu dhe qëndroi në gatitu. Përshëndeti ushtarakisht dhe tha «Zoti gjeneral, zoti kolonel. Hyni brenda, ju lutem.»
Të dy zyrtarët i kthyen përshëndetjen dhe, duke u munduar të harronin dhimbjet e shumta që sërish po i shfaqeshin ngadalë, u futën brenda dhomës së madhe.
«Rreshter» foli me qetësi ai i holli. «Kemi këtu një urdhër me shkrim nga koloneli Hadson që na autorizon të marrim me vete gjeneralin Kembëll» dhe i dorëzoi zarfin e verdhë.
Rreshteri i shëndoshë e hapi dhe u përqendrua mirë që të lexonte përmbajtjen. Pastaj, duke fiksuar sytë e tij të zinj dhe depërtues me ato të kolonelit, vendosi duke thënë «Do më duhet që ta verifikoj.»
«Bëjeni pra» ia ktheu me qetësi zyrtari.
СКАЧАТЬ