Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kryqëzimi Me Nibirun - Danilo Clementoni страница 2

Название: Kryqëzimi Me Nibirun

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873042549

isbn:

СКАЧАТЬ Paraja 191

       Tell-el-Mukayyar – Rikthimi në bazë 199

       Theos-2 – Shëtitje në hapësirë 205

       Area 51 – Projekti 209

       Tell-el-Mukayyar – Kapja 213

       Theos-2 – Riparimet 217

       Area 51 – Telefonata nga Theos-2 221

       Boston –Spitali i Përgjithshëm i Massachusettsit 225

       Theos-2 – Hipotezat 231

       Area 51 – Shpresa 233

       Oqeani Atlantik – Rikuperimi 241

       Theos-2 – Plani "B" 249

       Zona 51 – Marrëveshja 257

       Anija kozmike Theos – Verifikimet 261

       Zona 51 – Rrëfimi 267

       Theos-2 – Orbita tokësore 271

       Zona 51 – Lirimi 277

       Theos-2 – Pika “X” 281

       Zona 51 – Kontrolli i evakuimit 285

       Theos-2 – Verifikimet e Fundit 289

       Theos – Zbulimet e Reja 293

       Planeti Tokë – Kaliforni 299

       Theos – Newarku në veprim 303

       Planeti Tokë – Reagimet 311

       Orbita tokësore – Kodoni 315

       Tell-el-Mukayyar – Lamtumira 325

       Referencat bibliografike 331

      Planeti i dymbëdhjetë, Nibiru (planeti i pasazhit) siç u quajt kështu nga Sumerët ose Marduku (mbreti i qiejve) siç u ripagëzua nga Babilonasit, është në realitet një trup qiellor që rrotullohet rreth diellit tonë me një periudhë prej 3.600 vitesh. Orbita e tij është mjaft eliptike, retrograda (rrotullohet rreth diellit në kah të kundërt nga të gjithë planetët e tjerë) dhe është shumë e pjerrët në planin e sistemit tonë diellor.

      Secili nga afrimet e tij ciklike ka shkaktuar pothuaj gjithmonë tronditje shumë të mëdha ndërplanetare në sistemin tonë diellor si tek orbitat, ashtu edhe tek struktura e planetëve të cilët ishin pjesë e tij. Veçanërisht, shumë kohë përpara tamam në një prej disa kalimeve të tij më të potershme planeti madhështor Tiamat, i ndodhur mes Marsit dhe Jupiterit, me një masë rreth nëntë herë nga ajo e Tokës aktuale, i pasur në ujë dhe i përbërë nga njëmbëdhjetë satelitë, u shkatërrua nga një përplasje legjendare. Një nga shtatë hënat orbitante të Nibirut goditi Tiamatin gjigand duke e thyer në dysh dhe duke i detyruar të dy trupat të zhvendosen mbi orbita të ndryshme. Në pasazhin e ardhshëm (“dita e dytë” e Xhenesit), satelitët e mbetur të Nibirut pushuan aktivitetin e tyre, duke shkatërruar plotësisht një nga dy pjesët e formuara në goditjen e parë. Mbetjet e gjeneruara nga impaktet e shumëfishta krijuan pjesërisht atë që sot e njohim si “zona e asteroideve” apo “Krahthi i Dërrmuar” siç ishte quajtur kështu nga Sumerët dhe u përpinë njëfarësoj nga planetet e afërt. Në mënyrë të veçantë, shumë kohë më parë Jupiteri arriti të kapte shumicën e mbetjeve, duke rritur kësisoj masën e vet në mënyrë të konsiderueshme.

      Satelitët shkaktarë të katastrofës, përfshi ata që mbijetuan nga ish-Tiamati, në pjesën më të madhe “u degdisën larg” mbi orbitat e jashtme, duke formuar ato që sot i quajmë si “kometa”. Ndërsa pjesa që shpëtoi në pasazhin e dytë u vendos në një orbitë stabël midis Marsit dhe Venusit, duke e zhvendosur mbrapa satelitin e fundit të mbetur dhe duke shkuar kësisoj drejt formimit të asaj që ne sot e njohim si Toka, së bashku me shoqen e saj të pandashme Hënën.

      Shenja e shkaktuar nga ai impakt kozmik, i verifikuar rreth 4 miliardë vite më përpara, është akoma edhe sot pjesërisht e dukshme. Pjesa e çjerrë e planetit aktualisht është krejtësisht e mbuluar nga ujërat e atij që sot quhet Oqeani Paqësor. Ai zë rreth një të tretën e sipërfaqes së tokës me një shtrirje prej më shumë se 179 milionë kilometër katrorë. Në tërë këtë sipërfaqe të pafundme praktikisht nuk ka prezencë të tokave mbi nivelin e detit, por vetëm një gropë të madhe që shtrihet deri në thellësi që i kalon dhjetë kilometrat.

      Aktualisht Nibiru, si konfiguracion, është shumë i ngjashëm me Tokën. Në dy të tretat e tij është i mbuluar nga ujërat, ndërkohë që pjesa tjetër përbëhet nga një kontinent i vetëm që shtrihet nga veriu në jug, me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 100 milionë kilometra katrorë. Disa nga banorët e tij, prej qindra deri mijëra vitesh, duke përfituar nga afrimi ciklik i planetit të tyre me tonin, kanë bërë vizita në mënyrë sistematike, duke ndikuar çdo herë në kulturën, njohjet, teknologjinë dhe madje në vetë evolucionin e racës njerëzore. Paraardhësit tanë i kanë quajtur në shumë mënyra, СКАЧАТЬ