Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kryqëzimi Me Nibirun - Danilo Clementoni страница 9

Название: Kryqëzimi Me Nibirun

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873042549

isbn:

СКАЧАТЬ Elisa ndërsa e shihte e shtangur. «Shtrembërim kohë-hapësirë? Thithje? Do doje të thoje se, nëse ky plan nuk do duhet të funksionojë, do të jemi shkaktarët e shfarosjes së popullit tonë dhe tuajit?»

      Â«Bah, ekziston një rrezik minimal» komentoi me qetësi Azakisi.

      Â«Një “rrezik minimal”? Dhe na e thua kështu, me këtë pamje të qetë e të kthjellët të shfaqur në fytyrë? Duhet të jesh i marrë dhe ne më shumë se ty.»

      Â«Qetësohu zemër» ndërhyri Xheku duke e kapur nga supet dhe vështruar drejt e në sy. «Janë shumë më të zotë dhe të përgatitur se ne dhe nëse kanë vendosur të ndjekin këtë rrugë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse t’i shoqërojmë dhe t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme.»

      Profesoresha mori frymë thellë dhe pastaj tha «Duhet të ulem. Shumë emocione sot. Nëse vazhdon kështu do të lë pendët.»

      Xheku e mori nën përqafim dhe e shoqëroi tek kolltuku që ishte më afër. Elisa, duke nxjerrë një rënkim të lehtë, iu hodh mbi sipër me tërë peshën e vet.

      Â«Ndoshta e kemi ulur pak si shumë përqindjen e oksigjenit në ajër» i përshpëriti Azakisi shokut të vet.

      Â«U përpoqa që ta bëja sa më të përshtatshme për të gjithë ne dhe të evitoja përdorimin e atyre respiratorëve të shëmtuar.»

      Â«E di miku im, por druaj se ata po e ndjejnë sërish në mënyrë të tepruar.»

      Â«Në rregull, po marr masa që të ndryshohet përzierja. Ne mund të përshtatemi shumë më lehtë.»

      Por koloneli, dukej se nuk ia ndjente aspak dhe ishte më i gjallë se kurrë ndonjëherë. Veprimi dhe rreziku ishin buka e tij e përditshme dhe në situata të tilla ndihej jashtëzakonisht rehat. «Mirë» tha ai, ndërkohë që qëndronte pikërisht nën pamjen tredimensionale të Newark-ut, i cili ende spikaste me madhështi në mes të dhomës. «Kjo punë mund të na shpëtojë të gjithëve ose të na çojë në një shkatërrim të plotë.»

      Â«Analizë konçize por efikase» komentoi Azakisi.

      Â«Në këtë pikë» foli koloneli me ton serioz dhe zë të thellë «mendoj se ka ardhur momenti për të paralajmëruar pjesën tjetër të planetit për katastrofën e madhe që mund të vijë.»

      Â«E si mendon që ta bësh?» pyeti Elisa nga kolltuku i saj. «Ngrejmë telefonin, marrim presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe i themi: “Mirëdita president. A e dini se jemi nën shoqërinë e dy alienëve të cilët na kanë thënë se, pas pak ditësh, do të mbërrijë një planet që do të na copëtojë të gjithëve?”»

      Â«Më e pakta që do ngjasë është që do të hyjë në gjurmë të telefonatës, do vijë të na marrë dhe do na çojë në psikiatri» ia ktheu Xheku duke vënë buzën në gaz.

      Â«Po nuk keni një sistem të komunikimit global si është Rete-ja jonë?» e pyeti kolonelin Petri me kureshtje.

      Â«Rete? Çfarë do të thuash?»

      Â«Ã‹shtë një sistem i ndërlidhjes së përgjithshme në gjendje për të memorizuar dhe shpërndarë Dijen në nivel planetar. Ne të gjithë mund të futemi, me nivele thellësie të ndryshme, nëpërmjet një sistemi nervor N^COM i cili, që në lindje, instalohet drejt e në tru.»

      Â«Fantastike fare» foli Elisa e habitur, pastaj vazhdoi të thoshte «në të vërtetë, edhe ne kemi një sistem të këtij lloji. E quajmë internet por që natyrisht nuk kemi arritur në nivelin tuaj.»

      Â«Dhe nuk do ishte e mundur të përdorej “interneti” juaj për të dërguar një mesazh në gjithë planetin?» pyeti Petri me kureshtje.

      Â«Bah, nuk është aq e thjeshtë» ia ktheu Elisa. «Do mund të vëmë informacione në sistem, të dërgojmë mesazhe grupeve të njerëzve, madje edhe të bëjmë një filmim dhe të përpiqemi ta mbrojmë sa më shumë që të jetë e mundur, por nuk do na besonte njeri dhe pastaj me siguri që nuk do të mbërrinte te asnjeri.» U mendua për ca sekonda, pastaj shtoi «Sistemi i vetëm mendoj se është akoma televizioni i dashur dhe i vjetër.»

      Â«Televizioni?» pyeti Azakisi. Pastaj, i kthyer nga Petri, tha «A nuk do ishte ai sistemi që, si rastësisht, përdorëm për të marrë imazhet dhe filmimet ndërkohë që ishim duke ardhur për këtu?»

      Â«Mendoj se po, Zak» dhe u shprehur kështu, iu vu punës për t’u marrë me një varg komandash në panelin qendror. Pas pak sekondash, shfaqi mbi ekranin gjigand disa nga sekuencat që i kishte regjistruar më parë. «Po flisnit për këto? »

      Një numër i madh filmimesh të të gjitha llojeve nisën të shfaqeshin një pas një me shpejtësi: spote publicitare, lajme televizive, ndeshje futbolli madje edhe një film i vjetër bardh e zi me Haumphrey Bogart.

      Â«Po ajo është Kasablanca» foli Elisa me habi. «Po ku e morët gjithë këtë material?»

      Â«Transmetimet tuaja përhapen edhe në kozmos» iu përgjigj Petri qetë qetë. «Na u desh të punonim pak mbi sistemin tonë të marrjes por, në fund, i kapëm.»

      Â«Dhe falë atyre» shtoi Azakisi «ne arritëm të mësonim gjuhën tuaj.»

      Â«Edhe ndonjë tjetër padyshim më të komplikuar» komentoi me trishtim Petri. «Jam bërë gati si i marrë me gjithë ato shenja vizatimesh.»

      Â«Sidoqoftë» ndërhyri koloneli duke i rënë shkurt «është pikërisht ajo për të cilën po flisnim, por besoj se as kjo nuk është zgjidhja më e mirë.»

      Â«Më fal Xhek» ndërhyri Elisa. «Nuk mendon se është rasti për të njoftuar, para së gjithash, eprorët e tu në ELSAD? Fundja, nëse nuk e kam kuptuar keq, në krye të kësaj organizate është pikërisht presidenti i Shteteve të Bashkuara, apo e kam gabim?»

      Â«E ti si i di gjithë këto gjëra?» e kundërshtoi koloneli me habi.

      Â«Eeh, СКАЧАТЬ