Название: Kryqëzimi Me Nibirun
Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Научная фантастика
isbn: 9788873042549
isbn:
«Po dëgjoj me shumë vëmendje» ia ktheu tjetri ndërkohë që vazhdonte të lëvizte mistrinë.
«Roja hedh sytë brenda gati çdo dhjetë minuta dhe kjo tendë gjendet në skajin më lindor të kampit.»
«Dhe atëherë?»
«Por si arrita që të të marr ty si ortak për këtë punë? Ke fantazinë dhe inteligjencën e një amebeje, duke shpresuar që ato të mos ofendohen për këtë krahasim.»
«Me thënë të drejtën» iu përgjigj i fyer trashaluqi «kam qenë unë ai që të zgjodha ty, duke parë se puna mâu besua mua.»
«Arrite të lirohesh?» ia preu shkurt i holli, duke parë se biseda po merrte një kthesë jo të mirë dhe se, në fakt, shoku i tij kishte plotësisht të drejtë.
«Më jep akoma edhe një minutë. Besoj se është gati për tâu këputur.»
Në fakt, pas pak, me një kërcitje të thatë, litari që i mbante ata të dy të lidhur pas fuçisë u këput dhe barku i atij trashaluqit, i liruar më në fund nga shtrëngimi, mundi të rimerrte përmasat e veta normale.
«Ja mbaroi» foli i kënaqur trashaluqi.
«Shkëlqyeshëm. Por tani të përmbahemi sa sâka hyrë akoma roja. Duhet ta bëjmë në mënyrë që të duket gjithçka si më parë.»
«Në rregull ortak. Po vihem prapë sikur gjoja jam duke fjetur.»
Të dy nuk iu duhej të prisnin shumë. Pas disa minutash, në fakt, ndihmësi i profesoreshës u kthye për të zgjatur kokën fshehurazi brenda tendës. Bëri të njëjtin kontroll të shkurtër të gjendjes dhe, duke mos vënë re asgjë të pazakontë, mbylli zinxhirin e tendës, u vendos sërish në hije të verandës dhe ndezi qetësisht një cigare të dredhur me dorë.
«Tani» foli ai i holli. «Luajmë vendit.»
Aksioni, duke parë problemet e të dyve, doli shumë më i komplikuar nga sa pritej por, pasi lëshimit të ndonjë rënkimi të shurdhët prej dhimbjes dhe ndonjë sharje të lehtë, ata u gjendën të dy në këmbë njëri para tjetrit.
«Ma jep mistrinë» urdhëroi i holli ndërkohë që hiqte shtupën nga goja. Sëmbimet në krahun e djathtë e pengonin që të lëvizte lehtësisht por, duke u mbështetur sipër dorës së hapur, arriti të lehtësonte pakëz dhimbjen. Në pak hapa arriti faqen që ishte përballë me hyrjen e tendës, u vu në gjunjë dhe me ngadalë futi tejpërtej Trowel Marshalltown-in. Lama e mprehtë e mistrisë e preu si gjalpë stofin e butë të faqes me drejtimin nga lindja, duke krijuar një të çarë të vogël nja dhjetë centimetra. I holli afroi syrin e djathtë dhe zhbiriloi për ca çaste nga e çara. Nuk kishte asnjëri ashtu siç e kishte parashikuar. Arrihej vetëm të shiheshin, në largësi afro njëqind metra, rrënojat e qytetit antik ku, më parë kishin fshehur xhipin që do tâiu ishte dashur për të ikur me plaçkën e vjedhur.
«Rruga është e lirë» tha ndërkohë që më lamën e mistrisë po e çonte deri në tokë të prerën e vogël që kishte bërë më parë. «Shkojmë» dhe u fut duke u zvarritur nëpër pjesën e çarë.
«Mund ta bëje edhe pakëz më të madhe këtë vrimën, apo jo?» foli nëpër dhëmbë trashaluqi, mes rënkimeve të njëpasnjëshme, ndërkohë që përpiqej me zor edhe ai të rrëshqiste jashtë.
«Luaj vendit. Tani duhet të ikim sa më shpejt që të mundemi.»
«Eh, një fjalë goje është. Unë ia dal a sâia dal dot që të eci.»
«Ec tani, nxito dhe mjaft u qave. Mbaj mend se nëse nuk arrijmë tâia mbathim pa u ndier, shumë vite burg nuk do të na i heqë askush.»
Fjala âburgâ arrinte gjithmonë që të shkaktonte një forcë suplementare tek tipi i shëndoshë. Nuk foli më asnjë fjalë dhe, duke vuajtur në heshtje, ndoqi pas shokun i cili, pa u ndier fare, u largua vjedhurazi drejt rrënojave.
Qe zhaurima e një motori diku larg ajo që e futi në dyshim rojen. Pa për një çast cigaren tashmë të mbaruar dhe, me një gjest të shpejtë, e flaku tej. U fut me vendosmëri brenda tendës dhe gati nuk mundi tâu besonte syve: dy të burgosurit nuk ishin më. Pranë fuçisë së karburantit litari i flakur në mënyrë të çrregullt, pak më andej dy copat prej stofi që i kishin përdorur si shtupa për tâu mbyllur gojën dhe në faqen në fund të tendës një e çarë e madhe që shkonte deri në tokë.
«Hisham, djema» bërtiti burri me sa frymë që kishte. «Të burgosurit janë arratisur!»
Anija kozmike Theos â Super lëngu
Imazhi i objektit që Petri kishte pozicionuar në hapësirën ndërmjet Kodonit dhe Tokës i kishte lënë gojëhapur të dy tokësorët.
«E çfarë do jetë ajo gjëja?» pyeti me kureshti Elisa, ndërsa afrohej në përpjekje për të parë më mirë.
«Nuk i kemi vënë akoma një emër zyrtar.» Petri e solli sërish objektin e çuditshëm në plan të parë dhe, duke vështruar profesoreshën, shtoi «Ndoshta do të mund të zgjidhje ti një.»
«Nëse të paktën do më shpjegoje se çfarë është, mund të bëja edhe një provë.»
«Ka disa kohë që shkencëtarët tanë më të mirë janë duke u angazhuar në këtë projekt.» Petri kryqëzoi duart pas shpine dhe nisi të ecte ngadalë nëpër dhomë. «Kjo pajisje është rezultati i një sërë studimeve që, pjesërisht, shkojnë edhe përtej kompetencave të mia shkencore.»
«Dhe mund tâju siguroj se janë të konsiderueshme» shtoi Azakisi, duke i dhënë mikut të tij një të rrahur tek supet.
«Shkurtimisht, bëhet fjalë për një lloj sistemi antigravitacional. Bazohet te një parim mbi të cilin, siç po thoja, po studiohet akoma СКАЧАТЬ