Название: Kryqëzimi Me Nibirun
Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Научная фантастика
isbn: 9788873042549
isbn:
«Kështu që si përfundim, telefonata për të cilën po flisnim më parë do të duhet që ta bëjmë vërtet?» ia ktheu profesoresha.
«Edhe pse duket absurde, ndoshta është tamam zgjidhja e vetme.»
Nju Jork â Ishulli i Manhattanit
Në një zyrë luksoze në katin e tridhjetenëntë të grataçelës madhështore që gjendej midis 5th Avenue dhe 59th Street të Manhattanit në Nju Jork, një burrë jo shumë i gjatë, me një pamje elegante dhe të mbajtur mirë, po rrinte përpara një prej pesë dritareve të mëdha që e ndanin nnga ambjenti i jashtëm. Kishte të veshur një kostum gri të errët, me siguri italian, një kravatë të kuqe që binte shumë në sy dhe kishte flokë të lëmuar dhe me thinja të krehur nga mbrapa. Sytë e tij të zinj dhe të thellë zhbirilonin përtej xhamit, në drejtim të Central Park-ut të mrekullueshëm që, duke filluar praktikisht nën këmbët e tij, shtrihej me një gjatësi prej katër kilometra dhe gjerësi prej tetëqind metra, duke përbërë një ishull të gjelbër shumë të çmuar, burim oksigjeni dhe çlodhjeje, për gati dy milionë banorë të ishullit.
«Zoti senator, mundem?» foli një burrë shtatshkurtër dhe me një fytyrë jo shprehëse ndërkohë që trokiste me ndrojtje në portën elegante hyrëse prej druri me llak të errët. Anash, një pllakatë e vogël në ngjyrë ari me shkronja dore të zeza paraqiste mbishkrimin âSenatori Xhonatan Prestonâ.
«Ãfarë ka?» iu përgjigj burri pa u kthyer fare.
«Një komunikim video e inkriptuar është në pritje për ju.»
«Në rregull, do ta marr që këtu. Mbylleni portën kur të dilni.»
Burri u drejtua me ngadalë nga tryeza elegante e punës në ngjyrë të errët dhe u ul mbi kolltukun e butë me lëkurë të zezë. Me një gjest të vetvetishëm rregulloi nyjen e kravatës, futi kufjen në veshin e djathtë dhe shtypi një buton të vogël gri i vendosur nën tavolinën e punës. Një ekran i madh gjysëm i tejdukshëm, me një zhurmë të lehtë, filloi të zbriste nga tavani derisa u mbështet butësisht në sipërfaqen e tryezës së punës. Burri preku lehtë ekranin dhe fytyra e madhe e gjeneralit Kembëll doli mu përpara tij.
«Gjeneral, po vërej me kënaqësi se nuk gjendeni më në burg.»
«Si jeni, senator? Para së gjithash doja tâju falenderoja për operacionin e shpejtë dhe efikas të shpëtimit.»
«Besoj se e gjithë merita është e dy personave që i shoh prapa kurrizit tënd.»
Gjenerali u kthye instiktivisht dhe pa trashaluqin së bashku me shokun e vet, që po përpiqeshin të bënin poza në webkamerën siç bën përherë publiku që ngjeshet mbrapa një gazetari që po bën ndërkohë një kronikë direkte televizive. Tundi supet dhe vazhdoi të thoshte «Nuk janë dhelpra por për kësi lloj punësh janë me të vërtetë efiçentë.»
«Mirë. Por tani më tregoni gjithçka. Raporti juaj duhet të kishte ardhur mbi dymbëdhjetë orë përpara.»
«Le të themi se, kohët e fundit, kam qenë pak âi angazhuarâ» ia ktheu me ironi gjenerali. «Sidoqoftë, mund tâju konfirmoj se intuita juaj mbi punën e profesoreshës Hanter ishte plotësisht e saktë dhe se, në sajë të zbulimit të saj, munda që të asistoj personalisht në një ngjarje që është pak për të thënë e jashtëzakonshme.»
Gjenerali bëri një pauzë të shkurtër me qëllim që të rriste edhe pak kureshtjen e interlokutorit të tij, dhe pastaj shtoi «Senator, nuk e di se si mund të ketë ndodhur, por gjetja nga ana e profesoreshës sonë të të famshmes âvazo me përmbajtjen e çmuarâ, në njëfarë mënyre duhet të ketë aktivizuar një sistem që i ka risjellë planetit tonë jo më pak se...» U ndal dhe, i vetëdijshëm që fjalia që po bëhej gati të thoshte do të ishte pakëz e vështirë për tâu kapërdirë, mori frymë thellë pastaj, pa asnjë hezitim më tej, foli solemnisht «një anije kozmike aliene.»
Zyrtari u përpoq të mbante vështrimin drejt e tek ekrani, në kërkim të çfarëdolloj shenje habie në fytyrën e senatorit i cili në kundërshti, nuk lëvizi as qerpikun. U mjaftua vetëm me mbështetjen e bërrylit në tryezën e punës në ngjyrë të errët ndërkohë që, duke marrë mjekrën mes dy gishtave të parë të dorës, nisi ta kruante me butësi. Vazhdoi ta bënte këtë veprim edhe për ca sekonda, pastaj tha shumë thjesht «Dhe kështu, u kthyen.»
Gjenerali nuk mundi dot të mos zgurdullonte sytë nga habia e madhe.
Prestoni dinte gjithçka që më parë mbi alienët... Si ishte e mundur?
Senatori u ngrit ngadalë nga kolltuku i rehatshëm dhe, duke mbajtur duart të kryqëzuara pas shpinës, filloi të ecte në formë rrethore përqark tryezës së punës. Gjenerali dhe dy bashkëpunëtorët që kishte prapa kurrizit nuk guxuan të shtonin as edhe një fjalë të vetme. U mjaftuan me një shkëmbim të vështrimeve ngurruese, duke qëndruar me durim në pritje.
Papritmas, Prestoni u kthye tek tryeza e punës, i mbështeti sipër të dyja duart dhe, duke vështruar gjeneralin drejt e në sy, tha «Keni një dron me vete. Më thoni nëse arritët të bënit një filmim të anijes kozmike.»
Gjenerali u kthye në kërkim të dëshpëruar të një përgjigje pozitive nga ana e atyre të dyve që po rrinin mbrapa tij. Ai më i holli bëri një shenjë nënkuptuese me një buzagaz, mori fjalën dhe, me gjoksin e fryrë nga krenaria, pohoi i kënaqur «Sigurisht senator, edhe më shumë se një. Po jua dërgoj menjëherë.»
Pa shumë komplimenta, shtyu pak mënjanë gjeneralin dhe, pasi u mor ca me tastierën që kishte përpara vetes, nxori në një anë të ekranit të senatorit, fotot e bëra në kampin e profesoreshës Hanter.
Prestoni drejtoi të dy bërrylat mbi tryezën e punës, mbështeti mjekrën tek duart e mbyllura grusht dhe iu afrua ekranit sa të mundej për të mos humbur as edhe një fotogramë nga ato që po kalonte përpara. Në fillim imazhet gjatë natës të enës prej guri që ishte gjetur e groposur nën tokë, pastaj ato të sferës misterioze СКАЧАТЬ