Название: Rikthim Në Tokë
Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Научная фантастика
isbn: 9788873040187
isbn:
Koloneli ngeli për një moment i pavendosur nëse të dilte dhe të shkonte ta takonte apo të qëndronte brenda lokalit në pritje të hyrjes së saj. Në fund zgjodhi të rrinte ulur, me shpresën që ta maskonte më mirë emocionin. Kështu, me një pamje indiferente, iu afrua banakut, u ul mbi një karrige të lartë, mbështeti bërrylin e majtë mbi sipërfaqen me dru të errët, rrëkëlliu pak pijen alkolike të mbetur në gotë dhe u ndal të kundronte farën e limonit që depozitohej lehtë lehtë në fund.
Dera u hap me një kërcitje të butë dhe shoferi ushtarak pa jashtë për të kontrolluar që gjithçka qe në rregull. Koloneli bëri një gjest të lehtë me kokë dhe shoqëruesi prezantoi Elisën nga brenda, duke i hapur rrugën me një gjest të madh të dorës.
«Mirëmbrëma profesoreshë Hanter» tha koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e tij më të bukur. «A patët një udhëtim të rehatshëm?»
«Mirëmbrëma kolonel» u përgjigj Elisa me një buzëqeshje po aq rrëzëllitëse «Gjithçka në rregull, faleminderit. Shoferi juaj ishte shumë i sjellshëm.»
«Mund të shkoni, faleminderit» tha me një zë autoritar koloneli, duke iu drejtuar shoqëruesit, i cili përshëndeti ushtarakisht, rrotulloi takat dhe u zhduk nëpër natë.
«Një aperitiv, profesoreshë?» e pyeti koloneli, duke thirrur me një gjest të dorës baristin me mustaqe.
«Atë që keni marrë ju» u përgjigj menjëherë Elisa, duke treguar gotën e Martinit që koloneli mbante ende në dorë. Më pas shtoi «Më thërrisni Elisa kolonel, preferoj kështu.»
«Shkëlqyeshëm. Dhe ti më thirr Xhek. âKolonelâ ta lëmë për ushtarët e mi.»
Ãshtë një fillim i mbarë, mendoi koloneli.
Baristi përgatiti me kujdes Martinin e dytë dhe ia dha të porsaardhurës. Ajo afroi gotën e vet me atë të kolonelit dhe i trokitën të dyja me njëra tjetrën.
«Gëzuar » tha me gjallëri dhe ktheu një gllënjkë të mirë.
«Elisa, duhet të të them se sonte shkëlqen vërtet» i tha koloneli duke i derdhur të ftuarës së tij një vështrim nga koka tek këmbët.
«Bah, edhe ti nuk je aspak keq. Edhe uniforma madje do të ishte tërheqëse por unë të preferoj kështu siç je» i tha duke buzëqeshur me djallëzi dhe duke lëvizur pak kokën anash.
Xheku, pakëz në siklet, përqendoi vëmendjen brenda gotës që kishte në dorë. E kundroi për një çast, më pas e thau të gjithën me një frymë.
«Si thua sikur ta zhvendosim tryezën tonë?»
«Ide fantastike» thirri Elisa. «Kam një uri prej ujku.»
«Kam arritur të përgatis specialitetin e shtëpisë. Shpresoj që ta pëlqesh.»
«Jo, mos më thuaj se ke arritur që të gatuash Masgouf-in» tha e habitur, duke hapur paksa sytë e shkëlqyeshëm jeshilë. «Praktikisht është e pamundur që të gjesh troftën e Tigrit në këtë periudhë. »
«Për një të ftuar si ty nuk mund të mos bëja ndryshe përveçse të kërkoja më të mirën» tha i kënaqur koloneli, duke parë që zgjedhja e tij dukej se ishte pëlqyer prej saj. I zgjati me delikatesë dorën e djathtë dhe e ftoi që ta ndiqte pas. Ajo, duke buzëqeshur djallëzisht, ia mbajti dorën shtrënguar dhe vazhdoi ta shoqëronte për tek tryeza.
Lokali ishtë rregulluar me finesë në stilin tipik të vetë vendit. Dritë e ngrohtë dhe e mprehtë, perde të gjera mbushnin pothuaj të gjithë muret dhe arrinin deri në tavan. Një tapet i madh me motive vizatimi të Eslimi Toranjdar, vishte pothuaj të gjithë dyshemenë, kurse tapete të tjerë më të vegjël ishin sistemuar në këndet e dhomës, sikur të rrethonin gjithçka në kornizë. Natyrisht, tradita do të kishte dashur që ta konsumonin darkën të shtrirë në tokë mbi jastëkë të butë e të rehatshëm por, si një perëndimor i sjellshëm, koloneli kishte preferuar një tryezë âklasikeâ. Edhe ajo ishte e pajisur më së miri dhe ngjyrat e zgjedhura për mbulesën ishin në kombinim të përkryer me pjesën tjetër të lokalit. Një sfond muzikor në të cilin një Darbuka9 që shoqëronte nën ritmin Maqsum10 melodinë e një Oud11 , mbushte me delikatesë të gjithë atmosferën.
Mbrëmje e përsosur.
Një kamerier i gjatë dhe i hollë, iu afrua me politesë dhe, me një përkulje, i ftoi dy të ftuarit të uleshin. Koloneli akomodoi në fillim Elisën dhe u preokupua që tâi rregullonte karrigen, më pas u ul edhe ai përballë saj, dukë bërë kujdes që mos i shkiste kravata në pjatë.
«Këtu është me të vërtetë shumë bukur» tha Elisa duke vështruar përreth.
«Faleminderit» tha koloneli. «Duhet të të rrëfej që për pak pata frikë se nuk do të pëlqente. Më pas u mendova për pasionin që ke për këto vende dhe mendova se mund të ishte zgjedhja më e mirë. »
«Qëllove në shenjë!» tha e ngazëllyer Elisa duke nxjerrë në pah sërish buzëqeshjen e saj të mrekullueshme.
Kamarieri hapi një shishe shampanjë dhe, ndërsa mbushte kupat e të dyve, një tjetër erdhi me një shportë në dorë duke thënë «Sa për fillim, do të dëshironit që të shijonit një Most-o-bademjun12 ».
Dy të ftuarit u vështruan të kënaqur, morën dy kupat dhe i trokitën sërish.
Afro njëqind metra nga lokali, dy personazhe të pazakontë me një makinë të errët po merreshin me një sistem të sofistikuar përgjimi.
«E pe kolonelin si përkëdhelet me atë tarallaken? » tha njëri prej tyre duke u kukurisur me një tjetër tepër të shëndoshë që rrinte në vendin e shoferit, ndërkohë që përtypte një sanduiç tepër të madh dhe barku e pantallonat po i mbusheshin plot me thërrime.
СКАЧАТЬ