Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni страница 12

Название: Rikthim Në Tokë

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873040187

isbn:

СКАЧАТЬ nxori nga çanta palmtop-in që e merrte gjithmonë me vete, e mbështeti mbi tryezë, dhe filloi që të shfletonte fotot. Koloneli, gjithë kureshtje, u përpoq që të zgjaste vështrimin për të parë ndonjë gjë, por këndi nuk ia lejoi. Ajo, pasi gjeti ato çfarë kërkonte, u ngrit dhe u ul mbi karrige në krah të tij. «Atëherë» ia nisi Elisa «rehatohu mirë pasi historia është e gjatë. Do të përpiqem që ta përmbledh sa më shumë që të mundem.»

      Duke shfletuar shpejt me anë të gishtit tregues në ekranin e palmtop-it, arriti të tregojë një foto të një pllakate gdhendur me vizatime të çuditshme dhe me shkrime në formë pyke.

      Â«Kjo është fotoja e një prej pllakatave që u gjendën në varrin e mbretit Baldovino II të Jeruzalemit» vazhdoi Elisa «i cili supozohet të ketë qenë i pari, në 1119, që hapi Shpellën e Makpelas, e quajtur edhe si Shpella e Patriarkëve, ku duket se janë varrosur Abrahami dhe të dy bijtë e tij Isaku dhe Jakobi. Këto varre do të gjendeshin në nëntokën e asaj që sot u quajt si Xhamia ose Vendi i Shenjtë i Abrahamit në Hebron të Cisjordanisë.» Në këtë pikë, i tregoi atij një foto të xhamisë.

      Â«Në brendësi të varreve» vazhdoi Elisa «mbreti do të gjente, përveç objekteve të panumërta të natyrave të ndryshme, edhe një sërë pllakatesh që i përkisnin Abrahamit. Gjithashtu mendohet se ato mund të përfaqësojnë një lloj ditari që kishte mbajtur ai dhe në të cilin kishte shënuar momentet më të rëndësishme të jetës.»

      Â«Një si lloj “momentesh historike të rrugëtimit”» provoi Xheku që t’i paraprinte, duke shpresuar që të bënte një figurë të mirë.

      Â«Po në njëfarë kuptimi, duke parë që rrugë kishte bërë vërtet shumë, brenda epokës. »

      Duke shfletuar një foto tjetër, Elisa vazhdoi të shpjegonte. «ekspertët më të mirë të gjuhës dhe të mënyrave të përfaqësimit grafik të epokës janë përpjekur që të deshifrojnë atë çfarë është gdhendur mbi këtë pllakatë. Mendimet kanë qenë, me sa duket, tepër kontradiktore në disa pjesë, por të gjithë kanë pranuar se kjo» dhe arriti që të zmadhojë një detaj nga fotoja «përkthehet në “vazo” ose edhe në “amfora e Zotave”. Në vazhdim janë fjalët “varrosje”, “sekret” dhe “mbrojtje” edhe ato mjaft të qarta.»

      Xheku fillonte të ndihej paksa i çoroditur por, duke bërë shenjë me kokë, u përpoq që të bindte Elisën se ai po e ndiqte në mënyrë të përkryer. Ajo e vështroi për një çast, pastaj vazhdoi duke thënë «Ndërsa ky simboli» dhe rregulloi ekranin për ta bërë sa më të qartë që mundej «sipas disave, duhet të përfaqësojë një varr, varrin e një prej Zotave. Ndërsa kjo pjesë duhet të përshkruante një nga Zotat që paralajmëron ose edhe kërcënon popullin e bashkuar rreth tij.»

      Koloneli, pak në sajë të alkolit, pak në sajë të aromës eksituese që Elisa lëshonte rreth vetes dhe për shkak edhe të syve të saj brenda të cilave kishte humbur krejtësisht, nuk po merrte vesh asgjë. Vazhdoi prapëseprapë të tundte kokën sikur gjithçka të kishte qenë tepër e qartë.

      Â«Si konkluzion, për t’i rënë shkurt» vazhdoi Elisa duke vënë re turbullimin në rritje të Xhekut «ekspertët kanë interpretuar përmbajtjen e kësaj pllakate, si simbolizimi i një ngjarjeje të verifikuar në kohën e Abrahamit në të cilën, një Zot i presupozuar ose Zotat në përgjithësi, do të kenë fshehur duke e groposur në afërsi të një varri të tyre, diçka shumë të çmuar, të paktën për vetë ata.»

      Â«Më duket paksa i përgjithshëm si përfundim» ia nisi Xheku, duke u përpjekur që t’i jepte ton. «Të thuash që diçka e çmuar është varrosur në afërsitë e një varri të Zotave, nuk është njëlloj sikur t’i kesh dhënë kordinatat GPS-it. Mund t’i referohet çfarëdolloj gjëje në çfarëdolloj vendi.»

      Â«Ke të drejtë, por të gjitha shkrimet, veçanërisht ato më të rëndësishmet shumë kohë më parë, duhet të interpretohen dhe kontekstualizohen në çfarëdo lloj mënyre. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë ekspertët dhe, ja papritur, unë jam pikërisht një prej tyre.» Duke u shprehur kështu, filloi që të imitonte lëvizjet e një modeleje ndërkohë që fotografohej nga paparacët.

      Â«Po, po në rregull. E di që je e zonja. Por tani përpiqu që të bësh që edhe ne të gjorët, të kuptojmë diçka.»

      Â«Në thelb» mori fjalën prapë Elisa, ndërsa e përmblidhte sërish «pasi të kemi analizuar dhe krahasuar objektet historike të çdo lloji, histori të vërteta, legjendat, thashethemet dhe kështu e me radhë, “mëndjet” më të zgjuara të tokës kanë deklaruar se ky rindërtim me siguri që ka bazë vërtetësie. Mbi këto baza, ka marrë fill puna e arkeologëve nga e gjithë bota në kërkim të këtij vendi të mistershëm.»

      Â«Atëherë, me të gjitha këto, ç’hyn këtu ELSAD-i?» Kolonelit po fillonte që t’i funksiononte sërish truri. «Më kishin thënë se këto kërkime kishin si qëllim të rikuperonin punimet e dorës që ishin të pashpjegueshme dhe me origjinë nga alienët.»

      Â«Dhe ka gjasa të jetë vërtet kështu» u përgjigj Elisa. «Tashmë është një mendim i përhapur se këta “Zota” të famshëm, që në kohë të vjetra kishin ikur duke u sjellë vërdallë mbi Tokë, nuk do të kishin qenë tjetër përveçse humanoidë të ardhur nga një planet jashtë sistemit tonë diellor. Duke pasur parasysh teknologjinë e tyre të lartë dhe dijet e tyre të jashtëzakonshme në fushën mjekësore dhe shkencore, nuk qe pastaj aq e vështirë që të ngatërroheshin me perënditë të cilat ishin në gjendje të bënin kushedi se çfarë mrekullish.»

      Â«Tamam» e ndërpreu Xheku. «Edhe unë, nëse do mbërrija me një helikopter luftarak Apache në mes të një fisi të amazonës qendrore dhe do filloja të hidhja raketa ngado, mund të më ngatërronin me një perëndi të zemëruar.»

      Â«Ky është tamam efekti që duhet të kenë prodhuar ato qenie mbi njerëzit e kohës. Thuhet se, do të kenë qenë pikërisht alienët që rrënjosën farën СКАЧАТЬ