Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni страница 11

Название: Rikthim Në Tokë

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873040187

isbn:

СКАЧАТЬ dhe më joformal. «Xhek, duhet të them se ky Masgoufi është fantastik. Do të jetë e pamundur që ta mbaroj, është jashtëzakonisht shumë.

      Â«Vërtet, është padyshim më i miri. Duhet që të komplimentojmë guzhinierin.»

      Â«Ndoshta do të duhej që të martohesha me të dhe ta vija të gatuante për mua» tha Elisa duke qeshur pak si shumë në mënyrë të ekzagjeruar. Alkoli tanimë po bënte efektin e vet.

      Â«E jo, e kush vihet në rresht. Unë e para.» Guxoi me batutën duke menduar se nuk do të qe fundja aq pa vend. Elisa bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë dhe vazhdoi që të përtypte peshkun.

      Â«Ti nuk je i martuar, apo jo? »

      Â«Jo, nuk kam pasur asnjëherë kohë.»

      Â«Ã‹shtë një justifikim i vjetër» tha ajo duke e parë me djallëzi.

      Â«Bahh, në të vërtetë i jam afruar më shumë se një herë por jeta ushtarake nuk është tamam e përshtatshme për martesën. Po ti?» shtoi, duke i rënë shkurt një teme që dukej se i sillte akoma siklet. «Ke qenë ndonjëherë e martuar?»

      Â«Tallesh? E kush do të duronte që të kishte një grua që kalon shumicën e kohës duke lëvizur nëpër botë për të gërmuar nën tokë si një urith dhe që zbavitet kur përdhos varre të lashtë prej mijëra vjetësh?»

      Â«Tamam» tha Xheku duke buzëqeshur hidhur «siç shihet nuk jemi të prerë për martesën.» Dhe ndërsa ngrinte gotën propozoi gjithë melankoli «Ta pijmë për të.»

      Kamerieri erdhi duke mbajtur pak Samoons13 të sapo pjekur, duke ndërprerë fatmirësisht, atë moment trishtimi të lehtë.

      Xheku duke përfituar nga ndërprerja, kërkoi që të zmbrapste shpejt një sërë kujtimesh që i kishin ardhur në mendje papritmas. Ishin gjëra që i takonin të shkuarës. Tani kishte afër vetes një grua shumë të bukur dhe duhej të përqendrohej vetëm tek ajo. Kjo gjë pastaj nuk ishte dhe aq e vështirë.

      Muzika nën sfond, që dukej sikur i mbështillte me delikatesë, ishte ajo e duhura. Elisa, e ndriçuar nga tre qirinj të vënë në mes të tryezës, ishte mahnitëse. Flokët e saj kishin refleksin e arit dhe bakrit dhe lëkura ishte e butë dhe ngjyrë të bronxtë. Sytë depërtues kishin një ngjyrë jeshile të thellë. Buzët e saj të buta po kërkonin ngadalë që të ndanin një copë troftë nga shtylla kurrizore që mbante nëpër gishta. Ishte aq sensuale.

      Natyrisht që Elisës nuk i kishte shpëtuar ai moment dobësie i kolonelit. Vuri kurrizin e peshkut në anë të pjatës dhe thithi, me shkujdesje të dukshme, në fillim gishtin tregues dhe pastaj gishtin e madh. Uli pakëz kokën dhe e vështroi aq furishëm saqë Xheku mendoi se zemra gati po i shpërthente nga kraharori dhe po përfundonte drejt e në pjatë.

      Duke e ndjerë se nuk e kishte më kontrollin e situatës dhe mbi të gjitha të vetë vetes, koloneli menjëherë u përpoq që të merrte veten. Ishte paksa i madh për të bërë figurën e një adoleshenti të dashuruar, por ajo vajzë kishte diçka që e tërhiqte tmerrësisht.

      Mori frymë thellë, fërkoi fytyrën me duar dhe guxoi duke thënë «Si thua sikur ta heqim qafe edhe këtë copëz të fundit?»

      Ajo buzëqeshi, mori butësisht në duar copëzën e mbetur nga trofta, u ngrit lehtazi nga karrigia duke u zgjatur drejt tij dhe ia afroi tek goja. Në atë pozicion, dekolteja e saj vuri pjesërisht në dukje gjoksin e bëshëm. Xheku, me sa duket i sikletosur, hëngri vetëm një kafshatë të vogël, por pa arritur që të shmangë prekjen lehtë me buzë të gishtave të saj. Eksitimi i tij rritej gjithnjë e më shumë. Elisa po luante me të siç bën macja me miun dhe Xheku nuk po arrinte që t’i rezistonte në ndonjëfarë mënyre.

      Më pas, me një pamje prej çupke të pafajshme, Elisa u kthye të ulej rehatshëm në vendin e saj dhe, sikur nuk kishte ndodhur gjë fare, ia bëri me dorë kamerierit të gjatë dhe të hollë, i cili iu afrua në çast.

      Â«Besoj se është momenti për një çaj të mirë me kardamom. Si thua, Xhek? »

      Ai që ende nuk e kishte marrë veten nga situata e mëparshme, belbëzoi diçka të tillë si «Bahh po, në rregull...» Dhe ndërkohë, që përpiqej të bënte përshtypje duke rregulluar xhaketën, shtoi «Besoj se bën shumë mirë për tretjen.»

      Ishte i vetëdijshëm që kishte thënë një gjë qesharake por në atë moment nuk i kishte ardhur në mend asgjë tjetër më e mirë.

      Â«È„shtë gjithçka shumë e këndshme Xhek, një mbrëmje me të vërtetë fantastike, por mos të harrojmë qëllimin për të cilin gjendemi këtu sonte. Duhet të të tregoja diçka, e mban mend?»

      Koloneli mendonte për gjithçka në atë moment, me përjashtim të punës. Sidoqoftë, kishte të drejtë. Aty luheshin gjëra shumë më të rëndësishme se një flirt idiot. Ishte fakt që atij, nuk i dukej aspak idiot ai lloj flirti.

      Â«Sigurisht» u përgjigj ai duke u munduar që të rimerrte një qëndrim prej autoritari. «Nuk më rrihet deri sa të marr vesh se çfarë ke zbuluar. »

      Trashaluqi, i cili po i dëgjonte të gjitha nga makina paksa në distancë, tha «Ça kuçke. Të gjitha gratë njësoj janë. Në fillim të bëjnë që t’u besosh, të çojnë në qiell, pastaj të japin duart sikur të mos ketë ndodhur gjë.»

      Â«Besoj se dhjetë dollarët e tu do të jenë shumë shpejt tek xhepat e mi» tha ai i holli, duke e pasuar deklaratën me një të gajasur të fortë.

      Â«Me thënë të vërtetën, nuk më bëhet vonë fare se kë çon në shtrat profesoresha jonë. Mos harro se jemi këtu vetëm për të zbuluar gjithçka që ajo di.» Dhe ndërkohë që mundohej të rregullohej pak më mirë në sedilje, duke parë që shpina po fillonte t’i dhimbte shumë, shtoi «Do të duhej që të kishim gjetur mënyrën për të instaluar edhe një telekamera të mirë në këtë dreq lokali.»

      Â«Po, edhe sikur thjesht poshtë tryezës, kështu që do të mundeshe t’i shikoje edhe kofshët.»

      Â«Idiot. СКАЧАТЬ