Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni страница 4

Название: Rikthim Në Tokë

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873040187

isbn:

СКАЧАТЬ do të kishte mundësi që të kthehej tek vendet që i dashuronte më shumë në botë, duke bërë punën që i pëlqente sa s’thuhet dhe në të cilën, pavarësisht moshës së saj relativisht të re (30 vjeç), ishte një nga më të aftat dhe më të vlerësuarat e fushës.

      Â«Mirëmbrëma kolonel» i tha duke nxjerrë në pah buzëqeshjen e saj më të këndshme. «Për çfarë kam nderin?»

      Â«Profesoresha Hanter, mjaft me këto ojna. E dini shumë mirë arsyen për të cilën po ju thërras. Leja që ju është dhënë për të përfunduar punimet tuaja ka skaduar që prej dy ditësh dhe kështu që ju nuk mund të qëndroni më aty.»

      Zëri i tij ishte i prerë dhe i vendosur. Këtë herë, as pamja e tij e padiskutueshme nuk do të ishte mjaftueshëm për t’i shkëputur ndonjë zgjatje të fundit të afatit. Vendosi kështu që të luante kartën e saj të fundit.

      Që prej kohës kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kishte marrë vendimin në 23 mars 2003 për të pushtuar Irakun, me qëllimin e qartë për të rrëzuar nga pushteti diktatorin Saddam Hussein, i akuzuar për zotërimin e armëve të asgjësimit në masë (akuza rezultoi më pas si e pabazë) dhe për mbështetjen e terrorizmit islamik, në Irak, të gjitha kërkimet arkaeologjike, tashmë tepër të vështira në kohë paqe, përjetuan një ndërprerje të menjëhershme. Vetëm fundi zyrtar i këtyre konflikteve, që ndodhi në 15 prill 2003, kishte rindezur shpresën e të gjithë arkeologëve nga e gjithë bota, për të pasur mundësi që t’u riafrohen një prej vendeve nga ku, me sa duket, ishin zhvilluar qytetërimet më të lashta në histori dhe më pas kishin përhapur kulturën e tyre në tërë globin tokësor. Vendimi më pas i autoriteteve irakene, në fundin e vitit 2011, për të nisur përsëri gërmimet arkeologjike në disa vende me vlera të paçmuara historike me qëllim “për të vazhduar ruajtjen e trashëgimnisë së vet kulturore”, e kishte kthyer më në fund shpresën në siguri. Nën mburojën e OKB-së dhe shumë autorizimeve paraprake të firmosura dhe rifirmosura nga një numër i parrëfyeshëm “autoritetesh”, disa grupe kërkuesish të përzgjedhur dhe të mbikqyrur nga komisione specifikisht të angazhuara, do të kishin mundësi të vepronin, në kohë të kufizuara, në zonat kryesore arkeologjike të interesit brenda territorit iraken.

      Â«I dashur kolonel» i tha, duke u afruar sa më shumë që mundej drejt webkameras, në mënyrë që sytë e saj të mëdhenj dhe jeshilë si smerald të mund të kishin efektin që shpresonte. «Ju keni plotësisht të drejtë.»

      E dinte mirë që po t’i jepte fillimisht të drejtë interlokutorit, ai do të bëhej shumë më i predispozuar.

      Â«Por tanimë jemi kaq afër.»

      Â«Afër me çfarë?» gërthiti koloneli duke u ngritur nga karrigia dhe duke mbështetur grushtat mbi tryezën e punës. «Ka javë që më përsërit të njëjtin refren. Nuk jam më i predispozuar që të të besoj pa parë me sytë e mi diçka konkrete.»

      Â«Nëse do të kem nderin që të më bëni shoqëri sonte mbrëma në darkë, do të jem e lumtur të tregoj diçka që do t’ju bëjë të besoni sërish. Si thoni? »

      Dhëmbët e saj tepër të bardhë që vunë në dukje një buzëqeshje të mrekullueshme dhe kalimi i dorës mes flokëve të verdha të gjata, e bënë të vetën. Ishte e sigurt që e kishte bindur.

      Koloneli rrudhi vetullat duke u përpjekur të mbante një vështrim të zemëruar, por edhe ai vetë e dinte më së miri që nuk do t’i kishte rezistuar atij propozimi. Elisa gjithmonë i kishte pëlqyer disi dhe një darkë e vogël e intrigonte shumë.

      Fundja ai, pavarësisht dyzet e tetë viteve të tij, ishte akoma një burrë i pashëm. Fizik prej atleti, linja të theksuara, flokë të shkurtër të thinjur, vështrim të fortë dhe të vendosur i shoqëruar nga sy shumë të kaltër, një kulturë të përgjithshme të shkëlqyer që i lejonte atij të mbështeste diskutime mbi argumente të panumërt, të gjitha të bashkuara nën hijeshinë e padiskutueshme të uniformës, e bënin një eksponent të gjinisë mashkullore akoma shumë “interesant”.

      Â«Ok» shfryu koloneli «por nëse sonte mbrëma nuk më sillni vërtet diçka konkrete, atëherë mund të filloni të mblidhni gjithë veglat tuaja dhe të përgatisni valixhet». U mundua të përdorte tonin më autoritar që dispononte, por kjo gjë nuk i doli shumë mirë.

      Â«Në orën 8 të darkës të bëheni gati. Do të vijë një makinë që t’ju marrë tek hoteli» dhe e mbylli bisedën duke u penduar disi që nuk e kishte përshëndetur fare.

      Dreq, duhet të shpejtoj. Më mbeten vetëm pak orë para së të bëhet errësirë.

      Â«Hisham» bërtiti duke dalë nga tenda. «Shpejt, grumbullo të gjithë ekipin. Do të më duhet gjithë ndihma e mundshme.»

      Përshkoi, me hapa të shpejtë, ato pak metra që e ndanin nga zona e gërmimeve, duke lënë pas vetes një sërë shtëllungash gjithë pluhur. Në pak minuta, të gjithë u grumbulluan rreth saj në pritje të urdhërave të saj.

      Â«Ti, të lutem, hiqe rërën nga ajo qoshe» urdhëroi ajo duke treguar thepin e gurit që ishte më larg prej saj. «Ndihmoje dhe ti. Te lutem, bëni shumë kujdes. Nëse është ashtu siç mendoj, ky objekt do të na shpëtojë prapanicën. »

      Moduli sferik i transferimit të brendshëm, i vogël si përmasë por tepër i rehatshëm, po përshkonte me një shpejtësi mesatare prej rreth 10 m/s, në tubin numër tre, që do ta dërgonte Azakisin te hyrja e kabinës, pikërisht aty ku po e priste shoku i vet Petri.

      Theosi, edhe ai në formë sferike me një diametër prej nëntëdhjetë e gjashtë metra, ishte i përbërë nga tetëmbëdhjetë tuba cilindrikë, secili me një gjatësi prej pak më shumë se treqind metra, që, si meridianët, ishin ndërtuar me një largësi dhjetë gradë njëri nga tjetri dhe duke mbuluar të gjithë perimetrin. Secili nga njëzet e tre nivelet, katër metra të gjatë, me përjashtim të hambarit qendror të anijes, (niveli i njëmbëdhjetë) që ishte dyfishi i gjatësisë, mund të arrihej lehtësisht СКАЧАТЬ