Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni страница 9

Название: Rikthim Në Tokë

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873040187

isbn:

СКАЧАТЬ të ndjekur në fshehtësi këto kërkime. »

      Â«Sigurisht nuk do të jetë e lehtë duke parë strukturën fantastike të sigurisë që ka vendosur koloneli.» Tipi i hollë ngriti vështrimin drejt qiellit me një pamje ëndërrimtare, pastaj shtoi «Nëse do të më kishin dhënë edhe vetëm një të mijtën e atyre parave, tashti do të qëndroja i shtrirë rrëzë një palme në Kubë, duke patur si shqetësim të vetëm atë të zgjedhjes së një Margarite ose të një Piña Kolada.»

      Â«Dhe ndoshta së bashku me ca vajza me bikini që të fërkojnë me krem mbrojtës ndaj diellit» tha trashaluqi, për të shpërthyer më pas në një të qeshur buçitëse, ndërkohë që si pasojë e barkut të kërcyer, i binin poshtë thërrimet të cilat ishin depozituar më përpara.

      Â«Kjo antipasta ishte shumë e shijshme.» Zëri i doktoreshës doli pakëz i transformuar nga altoparlanti i vogël i vendosur mbi kroskot. «Duhet të të rrëfej se me të vërtetë nuk besoja që, prapa asaj “pamjeje” prej ushtaraku të vrazhdë, mund të fshihej një burrë i rafinuar.»

      Â«Bahh, faleminderit Elisa. Edhe unë s’do ta kisha menduar kurrë që një “profesoreshë” kaq shumë e kualifikuar mund të ishte, përveçse e bukur, edhe mjaft e afrueshme dhe simpatike.» foli zëri i kolonelit, gjithmonë pakëz i transformuar, por me një tonacion paksa më të ulët.

      Â«Shih shih se si po flirtojnë» thirri trashaluqi nga vendi i shoferit. «Sipas meje, do të përfundojnë të dy në shtrat.»

      Â«Nuk jam edhe aq i sigurt» pohoi tjetri. «Profesoresha jonë është padyshim tepër dinake dhe nuk besoj se një darkë e vockël dhe ndonjë kompliment i vakët mund të mjaftojnë që ajo të shkojë e të bjerë drejt e në krahët e tij.»

      Â«Dhjetë dollarë bast që sonte do ta bëjë» tha trashaluqi duke i zgjatur dorën e djathtë kolegut.

      Â«Ok, dakord» foli tjetri duke i shtrënguar dorën që i ishte zgjatur përpara.

      Objekti që u shfaq përpara dy bashkëudhëtarëve të çuditur tashmë, me siguri që nuk ishte ndonjë gjë që natyra, madje dhe në fantazinë e saj të pamasë, mund ta kishte krijuar vetë. Ngjante si një lloj lule metalike me tre petale të gjata, pa kërcell, me një pistil në mes në formë pak konike. Pjesa mbrapa pistilit ishte në formën e prizmit hekzagonal, me sipërfaqen e bazës pak më të madhe se ajo e konit të gjendur në pjesën përballë dhe që mbështeste të gjithë strukturën. Nga të treja brinjët e barazlarguara të hekzagonit dilnin petalet në formë katrore, me një gjatësi e pakta katër herë nga ajo e bazës.

      Â«Duket si një tip mulliri i vjetër me erë, si ata që përdoreshin shekuj përpara, në pllajat e mëdha në lindje» foli Petri, pa i hequr as edhe një minutë sytë nga objekti që ishte shfaqur në ekranin e madh.

      Një drithërimë e përshkoi Azakisin mu në shpinë, ndërsa në mend i vinin disa prototipe të vjetër që Të Moshuarit i kishin sugjeruar që të studionte para se të nisej.

      Â«Ã‹shtë një sondë hapësinore» pohoi me vendosmëri Azakisi. «I kam parë disa prej tyre, të prodhuara pak a shumë në këtë mënyrë, tek arkivat e vjetër të Retes» vazhdoi, ndërkohë që nxitonte të nxirrte me anë të N^COM, sa më shumë informacione që mundej lidhur me këtë çështje.

      Â«Një sondë hapësinore?» pyeti Petri, duke u kthyer drejt shokut me një pamje të hutuar. «Dhe kur do ta kemi lëshuar?»

      Â«Nuk besoj se është e jona.»

      Â«Nuk është e jona? Çfarë do të thuash miku im?»

      Â«Dua të them se as nuk është ndërtuar dhe as nuk është lëshuar prej nesh që jetojmë në planetin Nibiru.»

      Fytyra e Petrit shprehu gjithnjë e më shumë habi. «Çdo të thotë kjo? Mos më thuaj se edhe ti beson tek ato broçkullat mbi alienët, ëëëh?»

      Â«Nga ajo çfarë di, them se asgjë e këtij lloji nuk është ndërtuar ndonjëherë në planetin tonë. Kam kontrolluar në të gjithë arkivin e Retes dhe nuk ka asnjë lidhje me objektin që kemi përpara. As edhe tek projektet që nuk janë realizuar ndonjëherë.»

      Â«Nuk është e mundur!» thirri Petri. «Ai N^COM-i yt duhet të jetë i çakorduar. Kontrolloje më mirë.»

      Â«Më vjen keq Petri. Vërtet që e kam kontrolluar dy herë dhe jam absolutisht i sigurt së kjo nuk është vepër e jona.»

      Sistemi i të parit me rreze të shkurtër kujdeset që të gjenerojë një imazh tridimensional të objektit, duke e rikrijuar me një saktësi të madhe deri në detajet më të vogla. Hologrami lëkundej lehtazi në mes të sallës së komandës, duke qëndruar pezull afro gjysëm metri nga dyshemeja.

      Petri, me një lëvizje të dorës së djathtë, filloi ta rrotullonte ngadalë, duke hetuar me vëmendje çdo detaj të vogël.

      Â«Dukej se ishte e përbërë nga një aliazh metalik shumë i lehtë» tha Petri, me një ton padyshim shumë më teknik, lidhur me atë çudi që e kishte pushtuar që në fillim «Ushqyesit e motorëve duhet të jenë të pajisur me tre petale, që ngjanin se ishin të veshur nga një lloj materiali i ndjeshëm ndaj dritës së diellit.» Më në fund kishte filluar që të lëvizte komandat e sistemit. «Pistili duhet të jetë ndonjë lloj antene marrëse-transmetuese dhe në prismin hekzagonal me siguri që është “truri” i kësaj gjëje.»

      Petri luante hologramin gjithnjë e më shpejt, duke e përmbysur në të gjitha drejtimet. Papritur u ndal dhe thirri «Shiko këtu. Sipas teje, ç’është kjo?» pyeti, ndërkohë që kujdesej për të zmadhuar detajin.

      Azakisi u afrua sa më afër që të mundej. «Duken si simbole.»

      Â«Dy simbole do të thoja» korrigjoi Petri «ose më mirë, një vizatim dhe katër simbole shumë afër njëra tjetrës.»

      Â«Azakisi vazhdonte shpejt, me anë të СКАЧАТЬ