Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni страница 10

Название: Rikthim Në Tokë

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873040187

isbn:

СКАЧАТЬ që të jetë, e sigurt është që nuk jemi ne ata që e kanë ndërtuar» këmbënguli Azakisi. «Mendon se mund të ekzistojë brenda saj ndonjë formë jete? »

      Â«Mendoj se jo. Të paktën jo nga ato që ne njohim. Hapësira në kapsulën mbrapa, i vetmi vend ku mund të gjendet ndonjë gjë, është tepër e vogël për të pasur brenda një qenie të gjallë.»

      Ndërkohë që fliste, Petri kishte nisur tashmë të kryente një skanim të sondës, në kërkim të çfarëdo lloj shenje jete që mund të dilte nga brendësia e saj. Pas pak çastesh, një varg simbolesh u shfaqën në ekran të cilat nxitoi që t’ia deshifronte shokut të tij.

      Â«Sipas sensorëve tanë nuk ka asgjë “të gjallë” atje brenda. Nuk duket që të ketë as armë të ndonjë lloji apo tipi. Me një kqyrje të parë, e ndjej të them se, ky objekt, është një lloj avioni zbulues i lëshuar për të eksploruar në mes të sistemit diellor në kërkim të kushedi se çfarë gjëje.»

      Â«Edhe mundet» miratoi Azakisi «por pyetja që do duhet të supozojmë është: “Lëshuar nga kush?”»

      Â«Bahh» hamendësoi Petri «nëse përjashtojmë prezencën e “alienëve” misteriozë, do të thosha se të vetmit që mund të bëjnë diçka të tillë, mund të jenë vetëm “miqtë e tu të vjetër në tokë”.»

      Â«Ã‡farë po thua? Por që nga hera e fundit që i kemi lënë, ata nuk ishin në gjendje që të ecnin as me kalë. Si mund të kenë arritur një nivel njohurie të këtillë brenda kaq pak kohe? Dërgimi i një sonde që sillet vërdallë në hapësirë nuk është aspak një shaka.»

      Â«Pak kohë?» kundërshtoi Petri duke e parë drejt e në sy. «Mos harro se, për ata, kanë kaluar afro 3.600 vjet që atëherë. Duke patur parasysh se jetëgjatësia e tyre mesatare ishte maksimum pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjeç, do të thotë se kanë kaluar e pakta rreth gjashtëdhjetë breza. Ndoshta janë bërë akoma më inteligjentë se sa mund ta imagjinojmë.»

      Â«Dhe ndoshta ishte kjo arsyeja» shtoi Azakisi, duke u përpjekur që të finalizonte mendimin e shokut «që Të Moshuarit ishin aq të merakosur për këtë mision. Ata e kishin parashikuar ose të paktën, e kishin marrë parasysh këtë mundësi.»

      Â«Bahh, madje mund edhe të na e kishin përmendur shkarazi këtë gjë, apo jo? Sa s’më ra pika kur e pashë atë objektin.»

      Â«Jemi ende në planin e hipotezave» tha Azakisi ndërkohë që me gishtin e madh dhe tregues të dorës fërkonte mjekrën «por duket se arsyetimi ka kuptim. Do të përpiqem që të vihem në kontakt me Të Moshuarit dhe do të provoj që t’u shkëpus ndonjë informacion më shumë, nëse kanë. Ti, ndërkaq, përpiqu të kuptosh diçka më shumë rreth këtij mjeti. Analizo itinerarin aktual, shpejtësinë, masën, e të tjera dhe përpiqu të bësh një parashikim mbi vendmbërritjen e tij, që nga koha kur është nisur dhe të dhënat që ka depozituar. Si përfundim, dua të marr vesh sa më shumë gjëra që të jetë e mundur mbi atë që na pret aty poshtë.»

      Â«Në rregull, Zak» foli Petri ndërsa vërtiste pezull në ajër, përreth tij hologramet tërë ngjyrë me një pafundësi numrash dhe formulash.

      Â«Ah, mos harro të analizosh atë që e ke identifikuar si antenë. Nëse është ashtu vërtet, do të jetë në gjendje të transmetojë dhe të marrë. Nuk do të doja që takimi ynë të ishte transmetuar tashmë tek dërguesit e sondës.»

      Duke e thënë këtë, Azakisi u drejtua me shpejtësi nga kabina H^COM, e vetmja në gjithë anijen me pajisjet për komunikimin në largësi të madhe, e cila gjendej midis portës tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë të moduleve të transferimit të brendshëm. Dera e pasme u hap me atë fishkëllimën e lehtë dhe Azakisi rrëshqiti brenda kabinës së ngushtë.

      Kush e di pse e kanë bërë kaq të ngushtë... pyeste veten ndërkohë që kërkonte të sistemohej në një sedilje, vërtet tepër të vogël, e cila kishte zbritur automatikisht nga sipër. Ndoshta kanë dashur që ta përdornim sa më pak që të jetë e mundur... .

      Ndërkohë që dera po mbyllej sërish pas shpinës, ai filloi që të formonte një seri komandash mbi panelin që kishte përpara. Duhej që të priste disa sekonda para se të stabilizohej sinjali. Papritmas, në pamjen holografike, shumë të ngjashme me atë që kishte në dhomën e vet, filloi të shfaqej fytyra e rreshkur dhe padyshim e vrarë nga vitet e të Moshuarit, eprorit të tij.

      Â«Azakis» tha ai duke buzëqeshur lehtë, ndërkohë që ngrinte ngadalë dorën kockore në shenjë përshëndetjeje. «Çfarë të shtyu që të thërrasësh, me kaq shumë ngut, këtë plak të shkretë? »

      Kurrë nuk kishte arritur që të merrte vesh me saktësi moshën e shefit të tij. Askujt nuk i ishte lejuar që të merrte vesh informacione shumë private lidhur me ndonjë element të Të Moshuarve. Me siguri, transformime të mëdha rreth diellit kishte parë shumë. Pavarësisht kësaj, sytë e tij lëviznin me shpejtësi në të djathtë dhe në të majtë, me një gjallëri të atillë saqë as ai vetë nuk do të dinte t’i bënte më mirë.

      Â«Kemi bërë një takim vërtet të papritur, të paktën për ne» ia nisi Azakisi pa shumë politesë, duke u përpjekur që ta vështronte interlokutorin drejt e në sy. «Gati ishim duke u përplasur me një objekt të pazakontë» vazhdoi, duke u munduar që të kapte çdo shprehje sado të vogël të Të Moshuarit.

      Â«Objekt? Shprehu më qartë biri im.»

      Â«Petri është ende duke e analizuar, por ne mendojmë se bëhet fjalë për një lloj sonde dhe jam i sigurt që nuk është e jona.» Sytë e Të Moshuarit u zgurdulluan. Dukej edhe ai i habitur.

      Â«Kemi gjetur simbole të çuditshëm të gdhendura mbi të që janë në një gjuhë të panjohur» shtoi. « Po t’i dërgoj të gjitha të dhënat.»

      Vështrimi i ngulët i Të Moshuarit u duk sikur humbi për një çast, ndërkohë që, me anë të O^COM-it СКАЧАТЬ