Rikthim Në Tokë. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Rikthim Në Tokë - Danilo Clementoni страница 3

Название: Rikthim Në Tokë

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873040187

isbn:

СКАЧАТЬ e vet tërheqëse. Pika e vogël blu, në afërsi të Jupiterit gjigand, përfaqësonte vendndodhjen e anijes së tij dhe vija e hollë e kuqe, pak më e lakuar se më përpara dhe e zbehur tashmë, tregonte trajektoren e re të afrimit me Tokën.

      Forca e rëndesës e planetit më të madh të sistemit ishte impresionuese. Detyrimisht do të duhej të qëndronin nga një largësi e sigurtë dhe vetëm fuqia e dy motorëve Bousen, do të kishte lejuar që Theosi t’i shpëtonte atij përqafimi vdekjeprurës.

      Â«Azakis» klithi komunikuesi portabël mbështetur tek paneli i kontrollit përpara. «Duhet të verifikonim gjendjen e xhuntove në kabinën gjashtë.»

      Â«Akoma nuk e ke bërë?» iu përgjigj me pamje prej shakaxhiu, për të cilën ishte i sigurt që do ta kishte zemëruar mikun e tij.

      Â«Hidhe atë cigare të qelbur dhe hajde më jep një dorë!”» gërthiti Petri.

      E dinte.

      Ia kishte dalë që ta nervozonte dhe i gëzohej si të marrët.

      Â«Ja ku jam, ja ku jam. Po vij miku im, mos u nxeh.»

      Â«Lëviz, ka katër orë që po qëndroj në mes të këtij mundimi dhe vërtet që nuk jam në humor për të bërë shaka.»

      Grindavec si gjithmonë, por asgjë dhe askush nuk do të mundte që ta ndante prej tij.

      Njiheshin që nga fëmijëria. Ishte vetë ai që e shpëtonte më shumë se një herë nga një rrahje e sigurt (që fëmijë ishte shumë më i madh në trup nga të tjerët), duke ndërmjetësuar me imponimin e vet të respektueshëm midis mikut të tij dhe bandës së vetme të garipave, nga e cila ishte pothuaj gjithmonë në shënjestër.

      Që në djalëri Azakisi nuk ishte sigurisht tipi që personat tërheqës të seksit të kundërt do ta kishin afruar për ta njohur. Vishej gjithmonë mjaft shkujdesur, me flokë të rruar, fizik të hollë, i lidhur pashtershmërisht pas Rete5 nga e cila thithte me miliona informacione në një shpejtësi dhjetë herë më të lartë se mesatarja. Tashmë brenda dhjetë viteve, në sajë të rezultateve të jashtëzakonshme në studime, kishte arritur një akses të nivelit C, duke pasur kështu mundësinë që t’u afrohej njohurive të paprekura nga pothuajse të gjithë bashkëmoshatarët e vet. Impianti nervor N^COM, që i garantonte këtë lloj aksesi, sidoqoftë kishte ndonjë minus të vogël. Gjatë fazave të përvetësimit, përqendrimi duhet të ishte gati absolut dhe, duke qenë se pjesa më e madhe e kohës i kalonte kësisoj, praktikisht kishte gjithmonë një pamje të hutuar, me vështrimin e ngulët të humbur në zbrazëtirë, krejtësisht të huaj ndaj gjithçkaje që i ndodhte përreth. Me thënë të vërtetën, ekzistonte një mendim i përgjithshëm që, në kundërshtim me atë çka deklaronin të Moshuarit, ai ishte paksa i vonuar.

      Për atë kjo nuk kishte rëndësi.

      Etja e tij për dije nuk kishte kufij. Edhe netëve rrinte i azhornuar dhe, ndonëse në gjumë kapaciteti i përvetësimit, i nevojshëm për një përqendrim absolut, do të reduktohej në një 1% të papërfillshëm, nuk do të donte të harxhonte kot as edhe një çast të vetëm nga jeta, pa patur mundësinë që të zgjeronte horizontin e vet kulturor.

      U ngrit duke përvijuar një buzëqeshje të butë dhe u drejtua për nga kabina gjashtë, ku po e priste miku i tij.

      Elisa Hanter po përpiqej për të kushedisatën herë që të thante pikëzat e mallkuara të djersës që, nga balli, vazhdonin t’i binin lehtë lehtë mbi hundë, për të rënë pastaj fluturim poshtë saj në rërën e zjarrtë. Kishte tashmë disa orë që po rrinte në gjunjë, me të pandarën e saj Trowel Marshalltown6 , duke gërvishtur tokën me delikatesë, në tratativë për të sjellë në dritë, pa e dëmtuar, atë që me të vërtetë dukej se kishte qenë kapaku i një guri varri. Sidoqoftë, ajo tezë nuk e kishte bindur aspak që në fillim. Në afërsitë e Ziqquratit të Urit7 , ku që prej dy muajsh, falë famës së saj si arkeologe dhe eksperte në njohjen e gjuhës sumerike, i ishte lejuar që të punonte, varre ishin gjetur shumë, qysh prej gërmimeve të para arkeologjike të bëra në fillimet e shekullit të XX, por që asnjëherë, në asnjërën prej tyre, nuk ishte zbuluar një punim dore i këtij lloji. Duke pasur parasysh formën e veçantë katrore dhe dimensionet e konsiderueshme, më shumë se një sarkofag, i ngjante “një kapaku” të ndonjë lloj ene varrosur aty mijëra vjet përpara, për të ruajtur a fshehur kushedi se çfarë.

      Për fat të keq, duke qenë se, për momentin, kishte nxjerrë në sipërfaqe vetëm një copëz nga pjesa e sipërme, akoma nuk kishte qenë në gjendje ta përcaktonte, gjë që do mundte kur ena në fjalë, të mund të ishte lart. Gdhendjet në formë pyke që vishnin të gjithë sipërfaqen e dukshme të kapakut, nuk ngjanin me ndonjë gjë që ta kishte parë ndonjëherë më përpara.

      Për t’i deshifruar do të duheshin ditë të tëra dhe po aq netë pa gjumë.

      Â«Profesoreshë.»

      Elisa ngriti kokën dhe, duke zgjatur ndërkohë dorën e saj të djathtë mbi sy për t’u mbrojtur nga dielli, pa ndihmësin e saj Hishamin, tek vinte drejt saj me hapa të shpejtë.

      Â«Profesoreshë» përsëriti burri «ka një telefonatë për ju nga qendra. Duket urgjente. »

      Â«Erdha. Faleminderit Hisham.»

      Përfitoi nga pushimi i detyruar për t’i lejuar vetes një gllënjkë ujë, pothuaj i zierë tashmë, nga pagurja që e merrte gjithmonë me vete të lidhur te rripi.

      Një telefonatë nga qendra... Kjo mund të nënkuptonte që rrugës ka vetëm telashe...

      U ngrit, u dha një të goditur me pëllëmbë pantallonave duke ngritur retë e shumta të pluhurit dhe u nis me vendosmëri drejt tendës që shërbente si qendër mbështetëse për kërkimet.

      Hapi zinxhirin që mbante gjysëm të mbyllur tendën e kampit dhe hyri. Priti pak derisa sytë t’i mësoheshin me ndryshimin e dritës, po prapë kjo gjë nuk e pengoi që të njihte, në ekran, fytyrën e kolonel Xhek Hadson i СКАЧАТЬ