Название: Rikthim Në Tokë
Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Научная фантастика
isbn: 9788873040187
isbn:
«Dhe çfarë do bëjmë për të mos ta zgjuar, do tâi këndojmë një ninullë?»
«Mos u merakos miku im. Kam një as në dorë» dhe i shkeli syrin.
Ndërkohë, brenda restorantit, Xheku dhe Elisa po përgatiteshin që të dilnin. Koloneli ndezi komunikuesin portabël dhe kontaktoi me rojen e sigurisë duke i thënë «Jemi duke dalë.»
«Këtu jashtë, gjithçka është e qetë, kolonel» u përgjigj një zë te kufja.
Për të bërë kujdes, koloneli hapi derën tej e tej dhe kqyri përjashta me vëmendje. Jashtë afër makinës, më këmbë qëndronte ende ushtaraku që kishte shoqëruar Elisën.
«Mund të largohesh djalosh» urdhëroi koloneli. «Profesoreshën po e shoqëroj unë.»
Ushtari u vu në para marsh, përshëndeti ushatarakisht dhe, duke folur diçka tek komunikuesi, u zhduk nëpër natë.
«Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, Xhek» tha Elisa duke dalë. Mori frymë thellë në ajrin e freskët të natës dhe shtoi «Me të vërtetë që kishte shumë kohë që nuk kaloja një mbrëmje të tillë. Faleminderit vërtet» dhe nxori në dukje një prej atyre buzëqeshjeve të mrekullueshme të saja.
«Hajde, nuk ka ende shumë siguri që të qëndrosh këtu jashtë» dhe duke u shprehur kështu, i hapi derën dhe e ndihmoi që të hipte.
Makina e madhe në ngjyrë të errët, me kolonelin që e ngiste, u nis me shpejtësi, duke lënë pas saj një re të madhe pluhuri.
«Edhe unë u ndjeva shumë mirë. Nuk e kisha menduar kurrë se një mbrëmje me një âprofesoreshë plot shkencëâ mund të ishte kaq zbavitëse.»
«Plot shkencë? Kështu më quan?» dhe u rrotullua nga ana tjetër duke u shtirë si e fyer.
«Plot shkencë po e po, por edhe shumë simpatike, inteligjente, dhe padyshim seksi.» Duke parë se ajo po vështronte përjashta, përfitoi për tâi përkëdhelur butësisht flokët mbrapa zverkut.
Prekja i provokoi një varg drithërimash kënaqësie në gjithë shpinën. Nuk mund të thyhej kaq shpejt. Por, eksitimi i saj shtohej gjithnjë e më tepër. Vendosi të mos thoshte gjë dhe shijoi atë masazh të vogël, të këndshëm. Xheku, i nxitur nga mungesa e reagimeve karshi gjestit të tij, vazhdoi për pak që tâi përkëdhekte flokët e gjatë. Papritmas, filloi që tâi rrëshqiste dorën, fillimisht mbi supin e saj, pastaj në krah dhe në fund gjithnjë e më poshtë, deri sa tâi çikte butësisht gishtat. Ajo, gjithnjë duke ndenjur e përqendruar nga dritarja, i kapi dorën dhe ia shtrëngoi me vendosmëri. Ishte një dorë e madhe dhe e fortë. Ai kontakt i jepte tepër siguri.
Jo shumë larg, një makinë tjetër po i vëzhgonte ata të dy, duke u përpjekur të shkëpuste ndonjë dialog tjetër interesant.
«Ato dhjetë dollarët besoj se janë duke ndryshuar destinacion, plako» tha trashaluqi. «Tani po e çon në hotel, ajo do ta lërë që të ngjitet për të pirë diçka, dhe ja ku mbaroi.»
«Lutem që mos të përfundojë kështu, pasi dua vërtet që të shoh sesi mund tâi kopjojmë të dhënat e palmtopit. »
«Ãa tersi, nuk e kisha menduar fare.»
«Ti nuk mendon kurrë për gjë tjetër përveçse mundësisë për tâi çuar gjërat drejt e në stomakun tënd pa fund.»
«Ec tani, mos u largo shumë » tha ai i shëndoshi, duke e injoruar provokimin. «Nuk do doja ta humbja sinjalin edhe një herë tjetër.»
Mbetën për pak çaste dorë më dorë, pa thënë asgjë. Të dy me vështrimin e ngulur përtej xhamit të parë të makinës. Po i afroheshin gjithnjë e më shumë hotelit dhe Xheku ndihej aq i sikletosur. Natyrisht që nuk ishte hera e parë që dilte me një vajzë por, atë mbrëmje ndjeu tâi rishfaqej gjithë ndrojtja që e kishte torturuar që në rini dhe që mendonte se tashmë qe kapërcyer. Ai kontakt aq i gjatë thuajse e kishte paralizuar. Ndoshta do të duhej të thoshte diçka për të thyer atë heshtje të sikletshme por, duke u druajtur nga çfarëdolloj fjale që mund të shkatërronte atë moment magjik, vendosi ta shtynte për më vonë.
Falenderoi faktin që makina kishte kamje automatike, pasi në rast të kundërt do të kishte qenë i detyruar tâia lëshonte dorën asaj vetëm për të ndërruar marshin, dhe më pas vazhdoi të ngiste makinën nëpër natë.
Ndërsa Elisës, po i vinin në mend, një nga një, të gjithë âburrat e presupozuar në jetën e sajâ. Disa histori, shumë ëndrra, projekte, gëzime dhe lumturi por, në fund, gjithmonë shumë zhgënjim, dështim dhe dhimbje. Dukej sikur fati kishte vendosur tashmë gjithçka për të. I ishte shënuar një rrugë sigurisht plot me kënaqësi dhe vlerësime në nivel profesional, por në të cilën dukej se nuk ishte parashikuar të kishte ndonjë burrë për ta shoqëruar në krah. Tanimë ishte aty, në një vend të huaj, ndërkohë që udhëtonte nëpër natë, dorë më dorë, me një burrë të cilin deri dje e konsideronte si një pengesë për planet e saj, por që në fakt po i ngjallte shumë ndjenjë dhe afeksion. Më shumë se një herë pyeti veten se çfarë duhej të bënte.
«Gjithçka në rregull?» pyeti Xheku i merakosur, duke parë sytë e saj që po bëheshin gjithnjë e më të shndritshëm.
Конец ознакомительного фрагмента.
Текст предоставлен ООО «ЛитРес».
Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес.
Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС СКАЧАТЬ