Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 18

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ

      Drew dërgoi Marronin në sallën e kopjeve të fotokopjonte disa dispensa. Nuk donte që të ishte i pranishëm në debate të mundshme midis tij dhe norvegjezes, as që ta shikonte të vënë përpara nga ajo valkiriane. Më mirë të mos rrezikonte.

      <Hallo?>10 Zë mashkullor në telefon.

      <Jam Drew nga Universiteti i Manchesterit. Kërkoj profesoreshën Jasmine Novak.>

      <Mirëdita, profesor. Është këtu. Po e thërras shpejt.>

      <Faleminderit, ditën e mirë.>

      Drew dëgjoi në sfond disa fraza në gjuhën norvegjeze, pastaj receptori kaloi dorë më dorë.

      <Këtu Novak.>

      Theksi nordik ishte vetëm një detaj, në atë zë të akullt si akullnajat e Rrethit Polar Arktik.

      <Jam profesor Drew nga uni...>

      <... nga Universiteti i Manchesterit, e di. Bashkëpunëtori im më njoftoi, ç’farë kujtuat?>

      ‘Po fillojmë mirë.’ mendoi Drew. U përpoq të tregonte savoir-faire-in e tij më të mirë. <Ju falënderoj për kohën që po më kushtoni. Ju telefonoj për një çështje shumë të rëndësishme që vetëm ju mund ta zgjidhni. Rastësisht u ndesha në një efekt fizik absolutisht të jashtëzakonshëm, kompleksiteti i të cilit është i tillë që kërkon mendjet më të mira që të mund të eksplorohet dhe shpjegohet. Për këtë vendosa tju kontaktoj, me shpresën që ju mund të merrni pjesë në grupin e kërkimit që po formoj për këtë qëllim. Aftësitë tuaja intuitive dhe të sintezës janë të njohura në të gjithë botën dhe ...>

      <Ç’farë efekti?> Novak ishte krejt trasparente ndaj lavdërimeve të Drew-së dhe kishte mbetur e ngrirë si më parë. Por, tregonte interes për efektin,dhe ky ishte tashmë një progres.

      <Më vjen keq, profesoreshë Novak, por është vendosur ta mbajmë sekrete çështjen dhe nuk mund të flas në telefon. Të gjitha informacionet do t’u jepen vetëm anëtarëve të grupit të kërkimit. Shpresoj shumë që ju do doni të merrni pjesë.> Drew u përpoq me gjithë forcat. Tani e kishte rradhën Novak.

      <Kush do marrë pjesë në grup?>

      Drew ishte i përgatitur për pyetjen, por përsëri u shqetësua.

      <Kamaranda, Schultz dhe...> hezitoi <... Kobayashi.> përfundoi me një frymë.

      <Kobayashi?> përsëriti Novak. <Kobayashi? Ah, ah, ah!> Shpërtheu në një të qeshur të këndshme. <Zgjedhje e mirë, profesor Drew! Do jetë kënaqësi të vë në rresht atë tip të fryrë maskilisti të paaftë!>

      Drew ishte zverdhur. Kurrë nuk do kishte menduar për një reagim të tillë. Norvegjezja kishte shpërthyer në të qeshur vetëm me idenë që do kishte nëpër thonj Kobayashin. Çmenduri. Ajo grua duhej të kishte llogari të kripura të pa mbyllura me burrat, përderisa sillej ashtu. Sidoqoftë, kishte pranuar padyshim detyrën dhe ky ishte një rezultat që Drew nuk shpresonte vërtet ta arrinte me leverdi. E dinte që po e vinte të shkretin Kobayashi në duart e Novak, por e dinte edhe se Maoko do kishte reaguar patjetër si moderatore dhe gjërat nuk do kishin qenë pastaj edhe kaq të vështira. Megjithatë, ata ishin të gjithë shkencëtarë në këtë proçes për të studiuar një problem kompleks, e kërkimi vinte në vend të parë.

      <Do ta kishit të vështirë të ishit në Manchester për pasnesër?> pyeti Drew duke u shtirur së injoruari shpërthimin e kukurisjes të Novak.

      Një çast heshtjeje, pastaj norvegjezja u përgjigj pothuajse me simpati:

      <Mendoj që po. Do delegoj detyrat e mia kolegëve të mi. Jam kureshtare të shikoj fenomenin për të cilin flisni.> dhe këtu iu kthye akullit të Artikut: <Uroj që të jetë me të vërtetë diçka e panjohur dhe jo një marrëzi si zbulimet e tjera fallco.>

      Drew u shqetësua përsëri po nuk e dha veten.

      <Nuk do të pendoheni, profesoreshë Novak. Ju jam thellësisht mirënjohës që pranuat propozimin tim. Ju pres me padurim. Faleminderit përsëri dhe shihemi së shpejti.>

      <Mirupafshim.> qe përshëndetja e mekur.

      Drew ishte në qiellin e shtatë. Kishte arritur të formonte skuadrën dhe së shpejti do kishin filluar të punonin mbi fenomenin.

      Telefonoi Kobayashin për ta njoftuar për datën e takimit. Edhe pse afati ishte shumë i shkurtër japonezi u përshtat dhe konfirmoi prezencën e tij për ditën e vendosur.

      Marron hyri me dispensat e fotokopjuara dhe Drew e azhornoi mbi marrëveshjen e arritur me shkencëtarët e grupit të sapolindur të kërkimit.

      <Profesor,> vëzhgoi studenti, <po mendoja që kur t’u tregojmë efektin kolegëve, profesoreshë Bryce duhet të jetë jashtë zyrës së saj dhe ne duhet të jemi në gjendje të marrim gjithë materialin që do zhvendosim pa e marrë vesh ajo, përndryshe do kemi telashe.> Poterja e Bryce në zyrën e rektorit e shqetësonte.

      <Ke të drejtë, Marron.> ndërhyri Drew. <Kemi dy mundësi: ose, dakordësuar me McKintockun, e informojmë për eksperimentin dhe kërkojmë bashkëpunimin e saj, ose bëjmë gjithçka kur ajo të mos jetë në zyrë. Por, në këtë rastin e fundit, duhet t’i kërkojmë rektorit çelësin e asaj zyre.> Reflektoi një moment, pastaj përfundoi: <Flasim me McKintock.Të vendosë ai.>

      <Po tallesh?> shpërtheu McKintock, <Bryce ma bën jetën mjaftueshëm të vështirë edhe pa shtuar këtë të renë e fundit. Duhet ta bëjmë patjetër pjesë të lojës, nuk ka mundësi të tjera. Për më tepër, kur të eksperimentosh efektin tënd mbi kafshët një biologe do na nevojitet.>

      Drew nuk e kishte menduar aspak, në atë këndvështrim, por rektori kishte të drejtë.

      <Mendon se do jetë e disponueshme për një mbledhje tani?> u informua Drew.

      Si përgjigje unike, McKintock telefonoi direkt sekretaren e vetë.

      <Miss Watts, ku është profesoresha Bryce në këtë moment?>, priti disa sekonda, dëgjoi përgjigjen dhe pastaj: <Shumë mirë. Faleminderit. Mund ta sillni në zyrën time menjëherë? Perfekt. Faleminderit përsëri.>

      Zonjusha Watts ishte një model i efikasitetit. Intelligjente, intuitive dhe e zgjuar, ishte krahu punëtor i rektorit dhe ai kishte për të konsideratë maksimale.

      <Bryce sapo ka dalë në pushim. Pas pak duhet të jetë këtu.> e azhornoi McKintock-un.

      Drew vuri re që rektori i kishte sytë me rrathë të zinj dhe shprehje të përgjumur. Duhej ta kishte kaluar natën me mikeshën e tij; ishte gjithmonë kështu, të nesërmen. Drew e kishte pak zili, por duhej të pranonte që nuk ishte impenjuar shumë të kërkonte një grua. Mesa dukej McKintock ishte më i zoti ose kishte patur më shumë fat.

      <Grupi i kërkimit do jetë këtu brenda disa ditësh, McKintock. Mezi po presim t’i vihemi menjëherë punës.> e informoi Drew.

СКАЧАТЬ