Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 19

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ

      Marron ishte në siklet, dhe edhe nën sygjestion përballë zyrtarit më të lartë të Universitetit.

      <Ehm, po, zotëri. Ndodhi pikërisht kështu. Falë karakteristikave unike të dispozitivit të ndërtuar nga profesor Drew dhe një varg rastësish fatlume, unë kam patur privilegjin të vëzhgoj manifestimin e fenomenit. Tani duhet ta studiojmë me themel edhe me grupin e kërkimit të formuar nga profesori...>

      Në atë moment, profesoresha Bryce shpalosi derën dhe hyri me hap marshimi; me filxhanin e çajit akoma në dorë dhe pa thënë asnjë fjalë, morri një karrige dhe e përplasi me forcë në tokë, përbri tavolinës; u ul dhe vështroi nga rektori me sytë e zjarrtë.

      <Pra?> filloi me arrogancë.

      McKintock ishte mësuar me sjelljet provokuese të gruas dhe nuk mërzitej më, tashmë.

      <E famshmja profesoreshë Bryce, Megan...> u përpoq ta zbuste duke e thërritur në emër, por ajo si përgjigje mbylli syrin e djathtë dhe përveshi cepat e gojës për nga poshtë; përplasi filxhanin mbi suprinën e tavolinës, duke pikuar çaj të nxehtë mbi shënimet e rektorit dhe mbi një anforë antike që rrinte mbi tavolinë, kryqëzoi krahët dhe pa përsëri në mënyrë ofenduese.

      <Po, Lachlan?> foli me zë tallës.

      McKintock psherëtiu.

      <Kemi nevojë për ndihmën tuaj për një kërkim...>

      <Nëse keni humbur çelsat thërrisni një punëtor. Unë kam gjëra më të rëndësishme për të bërë!>

      <Dreqi ta hajë, Bryce!> shpërtheu McKintock duke goditur me grusht mbi tavolinë dhe këtë herë duke spërkatur ai çajin nga filxhani i profesoreshës. Ajo u trondit në karrige, e trembur. Ndërkaq rektori ia nisi me tërsëllimë:

      <Nëse dërgova t’ju thërrisnin e bëra sepse kam nevojë për ju, përndryshe do ia kisha dalë me shumë dëshirë pa ju meqë nuk kam asnjë kënaqësi t’ju kem nëpër këmbë, është e qartë!?>

      Profesoresha ishte bërë e bardhë si bora dhe e shikonte e kontraktuar, pa lëvizur asnjë muskul.

      McKintock rifilloi, më i qetë:

      <Profesorin Drew e njihni tashmë. Ky është studenti i fizikës Joshua Marron.> Bryce hodhi sytë si shigjetë drejt nxënësit dhe i riktheu menjëherë mbi rektorin, e habitur. Ai vazhdoi.

      <Kanë zbuluar një fenomen fizik revolucionar dhe po përgatiten ta studiojnë me një grup kërkimi përbërë nga shkencëtarët më të mirë në qarkullim, zgjedhur nga Drew. Pasi kërkimi do të përfshijë edhe format biologjike, mendojmë që ju jeni personi më i përshtatshëm për këtë detyrë. Jeni me ne?> përfundoi i vendosur.

      Profesoresha mbeti e palëvizur për disa sekonda, pastaj çliroi trupin dhe morri frymë për herë të parë qëkur McKintock kishte përplasur grushtin në tavolinë. As nuk kishte pipëtitur, që atëhere.

      <Falmëni, zotërinj, për sjelljen time. Rektor, përdorim të formave biologjike, po thonit? Për ç’farë qëllimi?>

      McKintock pa nga Drew, që ndërhyri me veprim rinor sikur asgjë të mos kish ndodhur.

      <Profesoreshë, më duhet t’ju them që ky është një kërkim sekret.> Bryce shtrëngoi sytë. Drew vazhdoi:

      <Jemi në gjendje të zhvendosim njëkohësisht lëndë midis dy vendeve të largëta midis tyre. Objektet që një ditë më parë gjetët në kolltukun tuaj vinin nga laboratori i fizikës në të cilin unë dhe nxënësi Marron ishim duke ekperimentuar efektin e sapo zbuluar. Na falni për sikletin që ju kemi shkaktuar, por nuk mund ta dinim me të vërtetë se ku përfundonin ato sende.> Bryce shqeu sytë për një moment, për t’iu kthyer pastaj të dëgjuarit me vëmendje.

      Drew shpjegoi përsëri:

      <Me grupin e shkencëtarëve që kam zgjedhur do të përpiqemi të vëmë në punë teorinë që shpjegon fenomenin e zbuluar, pra do na duhet të provojmë të zhvendosim edhe qënie të gjalla, bimë dhe kafshë. Ndihma juaj do jetë përcaktuese.>

      <Përse ma kërkoni pikërisht mua? Ka shumë biologë me vlera në qarkullim.> pyeti profesoresha.

      <Instrumenti që prodhon zhvendosjen e ka destinacionin të rregulluar mbi kolltukun tuaj, krejt rastësisht. Nuk e dimë akoma si ta ndryshojmë këtë koordinatë, prandaj faza e parë e eksperimentit do të zbatohet duke përdorur edhe zyrën tuaj. Do na ndihmoni?>

      Bryce ndryshoi plotësisht shprehjen e fytyrës. Tani ajo ishte e këndshme, si një studente në eksperiencat e saj të para të laboratorit. Ndoshta ishte ajo, profesoresha e vërtetë Megan Bryce: një shkencëtare që kishte vetëm nevojë për një sfidë për të përballuar, që ta largonte nga monotonia e të dhënit mësim studentëve indiferentë e të pasjellshëm.

      <Sigurisht, profesor Drew!> thërriti, <Po kjo do t’ju kushtojë diçka...>

      Drew e pa në mënyrë pyetëse, dhe ajo vijoi:

      <Tani e di kujt t’ia dërgoj llogarinë e lavanderisë që më ka pastruar fundin!> i shkeli syrin dhe doli duke buzëqeshur nga zyra.

      Të tre burrat mbetën në qetësi për disa çaste, pastaj McKintock përfundoi:

      <Është një grua e mirë, tek e fundit. Duhet të jetë gjithmonë shumë e stresuar për jetën që bën. Duhet ta kuptojmë. Por tani mendoj që ky projekt e ka bërë të hyjë në një gjendje paqeje, dhe kjo do jetë e vlefshme si për atë ashtu edhe për kërkimin tonë.>

      <Amen!> theksoi Drew.

      <Për më tepër, Lester,> filloi rektori, <ke verifikuar nëse laboratori ku mban eksperimentin është akoma i mbyllur? Unë e kisha mbyllur zyrtarisht, kur dje ma kërkove ti.>

      <Ishte faza jonë e dytë.> u përgjigj Drew duke u ngritur i ndjekur nga Marron. <Do takohemi sapo shkencëtarët të kenë mbërritur të gjithë. Mirupafshim, Lachlan.>

      <Mirupafshim, rektor McKintock.> përshëndeti Marron me respekt.

      Laboratori i kishte akoma shiritat ngjitës mbi derë dhe një tabelë e shkruajtur mirë zëvendësonte atë provizoren të zhgaravitur nga Drew natën e zbulimit.

      Profesori hoqi gjithë ngjitësat dhe të dy rihynë për të parën herë që atëhere. Gjithçka ishte siç e kishin lënë. Laboratorët e shumtë të fizikës së Universitetit të Manchesterit bënin që padisponueshmëria e atij të bllokuar të mos ishte pengesë për aktivitetet kurrikulare.

      Dolën dhe Drew izoloi përsëri laboratorin duke përdorur ngjitës të rinj të tërhequr më parë në sekretari.

      U kthyen në zyrën e Drew-së dhe kaluan pjesën tjetër të ditës duke renditur sërish shënimet e eksperimentit, duke përgatitur tabela dhe grafikë dhe një relacion të shkurtër mbi veprimet e kryera dhe rezultatet e arritura, në mënyrë që tu jepte anëtarëve të grupit të kërkimit një pamje konçize por të СКАЧАТЬ