Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 13

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ

      por perëndesha me zemër të fortë

      shtyhet kudo me dhunë

      duke e zhdukur racën e bishave.>

      Në të vërtetë recitimi ishte intensiv dhe shprehës, prezent. Në mendjen e McKintock kjo këngë duhej të ishte ngulitur me gjithë interpretimin që i përshtatej, pra gjithë kjo dilte edhe gjatë këtij recitimi të pavetëdijshëm.

      <Megjithatë kur gjuetarja u kënaq

      dhe gëzoi shpirtin e saj

      ndalon harkun e lakuar mirë,

      dhe shkon drejt shtëpisë së madhe

      të vëllait të dashur Febo Apollo

      të zonës më prodhimtare të Delfit

      për të përgatitur vallen e bukur

      të Muzave dhe të perëndeshave.>

      Këtu Cynthia filloi të recitojë nën zë, duke pasuar McKintock-un.

      <Këtu varet harku i përkulshëm

      dhe kryeson e udhëheq vallet,

      përgatitur bukur,

      ndërsa zërat hyjnisht të bukur

      këndojnë një himn në Leto me këmbë të bukura

      ndërsa një vajzë e sjellë në këtë botë

      superiore ndaj të pavdekshmëve,

      e mbrojtur dhe e shkëlqyeshme në vullnet.

      shëndet ty

      bijë e Zeusit dhe Letos me flokë të bukur

      Sidoqoftë unë do të kujtoj dhe do të celebroj

      me një këngë tjetër.>4

      Himni kishte mbaruar, i lavdishëm dhe i mrekullueshëm, duke i lënë brenda një kënaqësi të thellë.

      Shumë vite më parë kishte kërkuar origjinën e emrit të vetë dhe ishte përplasur tek Artemisa; ishte apasionuar aq shumë pas mitit saqë kishte mësuar përmendësh gjithçka që i përkiste, dhe ishte shumë e kënaqur që McKintock e lavdëronte edhe në gjumë. U ngrit ulur në shtrat, lakuriq siç ishte, dhe buzëqeshi me mëmësi duke parë burrin që flinte. Morri mbulesën e vendosur afër jaskëkut, e hapi dhe e shtriu me delikatesë mbi trupin dhe këmbët e McKintock-ut, duke e mbuluar, pastaj u fut në shtresa, fiku dritën dhe u kthye në brinjë, dhe menjëherë e zuri gjumi.

      Për atë takim të tyre të parë po mendohej McKintock, ndërsa mbyllte pas vetes derën e zyrës së tij, atë mbrëmje.

      Cynthia i kishte ndryshuar jetën, dhe që prej një viti nga ajo anë ai kishte filluar të ndihej një burrë më i plotësuar, më i lumtur. Mesatarisht një herë në javë shkonte të kalonte natën tek ajo, në Liverpool, dhe kur dita e caktuar vinte, problemet e ditës ishin më pak të rënda, madje arrinte edhe t’i merrte disa prej tyre me filozofi. Zakonisht, në fakt, të gjitha problemet, të vogla dhe të mëdha, për atë ishin pengesa me të njëjtën rëndësi që duheshin larguar absolutisht sa më shpejt, dhe ndonjëherë impenjohej aq shumë sa bëhej posesiv. Po kur e dinte që në mbrëmje do të shkonte tek Cynthia vizioni i tij ndryshonte pak, ishte më i relaksuar, dhe pengesat më të vështira kalonin në plan të dytë, madje ndonjëherë i shtynte për ditën tjetër.

      Doli nga ndërtesa dhe morri makinën. Hyri në Oxford Road,

      që kalonte në mes të kompleksit universitar në drejtim vertikal, dhe u drejtua në veri. U kthye në të djathtë në Booth Street East dhe pak më vonë u kthye në të majtë në Upper Brook Street. Një spostim i shkurtër dhe pastaj përsëri majtas për tu ngjitur mbi rampën e hyrjes në mbikalimin e Mancunian Way. Trafiku ishte mesatar, në atë orë, dhe një shi i vogël i lehtë dhe i vazhdueshëm lagte xhamin mbrojtës të makinës; fshirësja e xhamit mbante me lehtësi një shikim perfekt.

      Nga Mancunian mund të shikonte pak nga Manchesteri i tij, qyteti në të cilin kishte lindur, dhe e donte më shumë se çdo qytet tjetër. Por, nuk mund të shpërqëndrohej shumë, sepse kjo rrugë ishte e njohur për numrin e madh të aksidenteve.

      Motori ishte goxha i ngrohtë dhe kondicioneri filloi të nxirrte ajër të vakët në makinë.

      Mancuniani u bë Dawson Street dhe që aty McKintock u kthye në të majtë në Regent Road. Tek rrethrrotullimi vijoi drejt në M602, që fillonte në atë pikë, dhe filloi të relaksohej.

      Ndezi radion dhe e sintonizoi në kanalin që në atë orë transmetonte lajmet.

      <... manifestimet e studentëve në Sheshin Tien An Men nuk duket se po pakësohen. Kjo ditë e tretë e demonstratës ka regjistruar përleshje të shumta dhe dyndje të policisë. Disa studentë janë arrestuar, ndërsa gazetarët janë mbajtur në largësi të konsiderueshme. Akoma është e ndaluar të bësh fotografi ose xhirime televizive. Kërkesa urgjente për demokraci duket nuk gërvisht murin e qëndrueshmërisë që qeveria kundërshon, ndërsa shtypja rezulton të jetë akoma përgjigjja e vetme ndaj rradhëve paqësore përgjatë sheshit...>

      ‘Të shkretët,’ mendoi McKintock, ‘vërtet e kanë keq, këta. Do të donin vetëm pak liri dhe marrin veç shkopinj. Dhe ushtarët duhet të gjuajnë me shkopinj, ndryshe nuk ushqehen dhe i rrahin edhe ata pastaj, ose më keq. Është larg Kina, nga ne, në të gjitha kuptimet...’

      Në atë moment kujtoi takimin me Drew.

      Po, Drew, që si papritur kishte nxjerrë jashtë nga kapelja atë zbulimin e tij, së bashku me atë studentin me ngjyrë. Si quhej? Nuk e mbante mend. Por implikimet i mbante mend që çke me të. Nëse në të vërtetë kishte një zbatim tregtar për atë zbulim, do të kishte qenë shumë e nevojshme për universitetin. Që kur qeveria Howard kishte vendosur t’i ndërpriste fondet Universitetit të Manchesterit për tu dhënë një sasi më të madhe të tjerëve, ai përpiqej të mbante universitetin në nivelin e mëparshëm, por ishte praktikisht e pamundur. Çdo lloj aktiviteti kishte një kosto, dhe nëse kostoja nuk ishte e mbuluar aktiviteti nuk mund të kryhej. Pa debate. Pa apelime. Duhej hequr dorë. Dhe lulja në brimën e gjilpërës të sistemit universitar britanik po rrëshqiste në plan të dytë. Ishte një gjë e padëgjuar, absurde, megjithatë kështu ishte.

      ‘Drejtësi dhe barazi’, kjo kishte qenë motua e Howard-it, dhe po e vinte në praktikë madje shumë mirë, ai bastardi.

      Dritat e Salfordit po rrëshqisnin nëpër anët e rrugës, ndërsa shiu i lehtë ishte zvogëluar në disa pikëza sporadike mbi xham.

      Një trafik i matur vinte nga drejtimi i kundërt. Ishin ata që hynin në qytet pasi kishin qenë jashtë tij për punë.

      Ndërsa ai vazhdonte, numri i makinave pakësohej progresivisht, dhe kur arriti në lartësinë e Alder Forest dhe kur M602 u bë M62 u gjend në fushë të hapur.

      Ideja СКАЧАТЬ