Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kryqëzimi Me Nibirun - Danilo Clementoni страница 19

Название: Kryqëzimi Me Nibirun

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873042549

isbn:

СКАЧАТЬ dy miqtë e tij hapnin zjarr për ta mbuluar, u fut brenda në makinë. Një breshëri tjetër armësh, që vinte nga prapa shpine, vizatoi një sërë vrimash të çrregullta në muret prej llamarine të barakës përpara tij.

      Ndërkohë, tre agresorët që kishin kaluar nga mbrapa përfunduan tek porta kryesore e restorantit dhe u bashkuan me zjarrin e shokëve. Shënjestra e tyre ishte padyshim më e mirë. Një plumb goditi pasqyrën e vogël të makinës në krahun e djathtë që përfundoi copë e çikë.

      Â«Ta marrë djalli» shfryu tipi i hollë ndërkohë që, duke ulur kokën instiktivisht, po mundohej që të ndizte makinën.

      Â«Hipni gjeneral» bërtiti trashaluqi ndërkohë që lëshoi një breshëri tjetër në drejtim të agresorëve.

      Me zhdërvjelltësinë e një djaloshi, Kembëlli u hodh në sediljen e mbrapme tamam në momentin kur një plumb po i çikte këmbën e majtë dhe po hynte forcërisht në derën e hapur. Me një lëvizje të shpejtë, hoqi sediljen e mbrapme dhe arriti të fuste dorën në portabagazh. Vuri re menjëherë një sërë granatash të rreshtuara brenda një ene polisteroli. Nuk mendoi as edhe një çast, e rrëmbeu një dhe, pasi i hoqi fitilin, e flaku në drejtim të agresorëve.

      Â«Granatë» gërthiti dhe u shtri rrafsh në sedile.

      Ndërkohë që një breshëri e re e AK-47 thyente dritaren e mbrapme dhe copëtonte fenerin mbrapa në të djathtë, bomba e dorës u rrotullua qetë qetë mu në mes të grupit të agresorëve të cilët, të vetëdijshëm mbi rrezikun e mundshëm, u plasën në tokë duke u bërë rrafsh sa më shumë që të mundeshin. Bomba shpërtheu me një zhurmë shurdhuese dhe një shkëlqim verbues prishi errësirën e natës.

      Tipi i shëndoshë, duke përfituar nga lëvizja e beftë e gjeneralit, vrapoi për nga ana e pasagjerit, hipi në makinë dhe, duke qëndruar me një këmbë jashtë, bërtiti «Ik, ik.»

      I holli shkeli këmbën në gaz dhe makina, me një gërvimë të fortë të gomave, gufoi përpara në drejtim të portës së vjetër të barakës së braktisur. Makina e sulur në drejtim të rrugës ushtroi forcë mbi llamarinën e ndryshkur të panelit, që u rrëzua brenda rëndë rëndë. Makina vazhdoi lëvizjen e saj të çmendur duke shkatërruar gjithçka që haste gjatë rrugës. Vazo të vjetra copa copa, arka druri të prishura, karrige madje dhe dy fenerë të vjetër u thërrmuan dhe u hodhën në ajër, duke ngritur lart një shtëllungë rëre dhe bëzhdila. I holli që ngiste makinën, po përpiqej të shmangte sa më shumë gjëra që të mundej duke përdorur gjithë peshën e trupit për të rrotulluar timonin sa nga e djathta në të majtë por, pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk arriti që të evitonte kolonën kryesore prej druri gjysëm të prishur që mbante të gjithë strukturën, duke e prerë direkt. Baraka pati një dridhje, një tronditje, pastaj, sikur një shkëmb i madh ta kishte goditur mbi çati, u thërrmua vetë me plot kuptimin e fjalës. E gjitha kjo ndodhi pikërisht në momentin kur të tre, pasi kishin rrëzuar edhe murin mbrapa, dolën jashtë nga ofiçina e vjetër, të ndjekur nga gjëmim i fortë dhe një shtëllungë e errët e pamasë. Makina, tashmë pa kontroll, ra plumb mbi një tufë plehrash të lëna buzë rruge dhe ngeci aty.

      Â«E marrtë dreqi» shfryu gjenerali që shumë herë kishte përplasur kokën mbi krahun e derës. «Po kush të ka mësuar ta ngasësh makinën kështu?»

      Si përgjigje, i holli shkeli përsëri këmbën tek pedali i gazit dhe u përpoq të dilte prej grumbullit të plehrave. Disa lecka me ngjyra iu kapën pas rrotave dhe një televizor i vjetër mbeti i ngjitur pas prapakolpit. Iu desh të lëviznin edhe për pak derisa të arrinin më në fund në buzë të rrugës. Me një zhurmë të shurdhët makina kapërceu trotuarin e ulët dhe të tre u gjetën mbi rrugën kryesore në drejtim për nga lindja.

      Â«Po kush dreqin ishin ata?» pyeti trashaluqi ndërkohë që po sistemohej në sedilje dhe po përpiqej të mbyllte dritaren.

      Â«Duhet të pyesje mikun tënd pronarin e restorantit» ia ktheu ftohtë ai i holli.

      Â«Po qe se më vë në grykë të zjarrit, do ta bëj që t’i kapërdijë të gjitha enët e kuzhinës, bashkë me garuzhdet.»

      Â«Ej, ça kërkon të bësh miku im? Duhet ta kishte kuptuar tashmë që këtu nuk i zihet besë asnjeriu» dhe ndërkohë që merrte një kthesë në një rrugë të vogël në të djathtë shtoi «Të paktën, arritëm të vëmë diçka në gojë.»

      Makina e errët u ndez duke buçitur në errësirën e natës, por duke lënë, pas vetes, një gjurmë të pazakontë prej lëngu të paidentifikuar mirë.

      Â«Po ku e merr energjinë për të krijuar një fushë force kaq të fuqishme?» pyeti koloneli me kureshtje, ndërkohë që vëzhgonte me kujdes shandanin e sapokrijuar.

      Â«Energjia është kudo, në çdo vend të universit» iu përgjigj Azakisi. «Gjithçka që është në përbërje të saj, është bërë nga materia dhe materia nuk është gjë tjetër veçse një formë e energjisë dhe anasjelltas. Madje edhe qeniet e gjalla nuk janë gjë tjetër veçse forma të thjeshta të energjisë dhe materies.»

      Â«Jemi bërë nga e njëjta substancë si e yjeve» pëshpëriti Elisa e mrekulluar, duke rikujtuar një citim të vjetër të dikujt, që në atë moment nuk i kujtonte as emrin.

      Â«Jam dakord me këtë, por për të arritur që ta mbajmë në këtë mënyrë duhet kohë» ia ktheu koloneli.

      Ishte gati të kërkonte një dritë tjetër kur një melodi bluz, që vinte nga celulari i tij, e ndërpreu.

      Â«Po tani kush dreqin do jetë?» foli me zë të lartë ndërkohë që lexonte emrin e telefonuesit “Camp Adder – Burgu”.

      Â«Koloneli Hadson» foli ftohtë në mikrofon.

      Â«Kolonel, më në fund.»

      Xheku njohu menjëherë zërin e trashë të rreshterit me ngjyrë që e kishte pasur në krah në shumë misione. «Rreshter, çfarë ka?»

      Â«Ka СКАЧАТЬ