Название: Kryqëzimi Me Nibirun
Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Научная фантастика
isbn: 9788873042549
isbn:
«Dakord. Dëgjohemi më vonë.»
«Ju falenderoj pa masë» tha koloneli dhe mbylli këtu bisedën. Qëndroi për pak sekonda krejt pa lëvizur me vështrimin të humbur më kot pastaj, i kthyer nga të tre që ishin përqendruar tek lëvizja e tij e buzëve, tha me shumë qetësi «Do të na ndihmojë.»
«Shpresojmë për mirë» ia ktheu Elisa pak dyshuese. «Nuk besoj se do të jetë e lehtë të bindësh Presidentin që ky nuk është bllof.»
«Vetëm ai do mundej që tâia dilte mbanë në një ndërmarrje të tillë. Tâi japim vetëm pak kohë.» Pastaj, i kthyer nga Petri, tha «Me âsensorëtâ e tu apo çfarëdo mjeti tjetër që do të përdorësh, përpiqu që të realizosh një spektakël të bukur. Duhet tâi çudisim me diçka vërtet të jashtëzakonshme dhe që të mund tâi lërë të gjithë gojëhapur.»
«Do merrem unë me këtë» ia ktheu Petri me një buzëqeshje të djallëzuar. «Efektet speciale natyrisht që nuk na mungojnë.»
«Nëse dëshiron, mund të të tregoj pozicionin e saktë të Shtëpisë së Bardhë, rezidencën zyrtare të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Pentagonit, që është selia e përgjithshme e Departamentit të Mbrojtjes.»
«Pra» foli Elisa duke iu afruar Azakisit «për sa kohë që ju të dy zbaviteni duke na frikësuar ne të gjorët këtu në Tokë, do më pëlqente që ti tani të më shpjegoje se çâështë ajo gjëja e çuditshme që më dhe më përpara.»
«Siç po të thoja, mendoj se mund të jetë zgjidhja e gjithë problemeve që keni me mbetjet.»
«Tani mos do më thuash se do më mjaftonte ta ndizja për të zhdukur gjithë plastikën që është vërdallë, apo jo?»
«Për fat të keq, një gjë të tillë nuk e kemi shpikur akoma por kjo do mund tâju ndihmonte që ta zëvendësonit.»
«Po të dëgjoj gjithë vëmendje» dhe ia dorëzoi.
«Ky objekt i vogël nuk është gjë tjetër veçse një mini gjenerator i fushës së forcës. Falë një programimi të thjeshtë është në gjendje të marrë çfarëdolloj forme që të dojë.»
«Nuk e kuptova.»
«Tani po ta tregoj. Hape dorën.» Azakisi shtrëngoi me delikatesë katrorin e vogël në ngjyrë të errët midis gishtit të madh dhe atij tregues dhe ia mbështeti në pëllëmbën e hapur të dorës. Nuk kaloi as një sekondë kur, si me magji, një vazo shumë e bukur në mijëra ngjyra iu duk në dorë.
«Po ça dreqin...» Elisa e frikësuar, tërhoqi dorën instiktivisht dhe e lëshoi vazon e cila ra në tokë duke kërcyer në mënyrë të çrregullt aty këtu, por pa u thyer dhe, mbi të gjitha, pa nxjerrë asnjë zhurmë.
«Më falni» arriti vetëm të pëshpëriste Elisa me keqardhje. «Vërtet që nuk e prisja» dhe u ul për ta marrë.
E mori, e ngriti sipër kokës dhe filloi ta kqyrte nga të gjitha këndet. Pavarësisht sipërfaqes absolutisht të lëmuar, nuk dukej se e pasqyronte dritën në ndonjë farë mënyre. Në prekje objekti ishte pak më i ftohtë nga çâe priste dhe nuk dukej të ishte bërë nga ndonjë material i njohur.
«Kjo gjëja është absolutisht e jashtëzakonshme. Por si ia arrite?»
«Ãshtë e gjitha merita jote» ia ktheu Azakisi duke i treguar objektin e vogël të zi që ngjante sikur ishte montuar në fundin e vazos. «Ãshtë ai që po gjeneron një fushë force të formës që sheh.»
«Dhe do mundje që ta bëje edhe në formën e shishes?»
«Sigurisht» iu përgjigj Azakisi me një buzëqeshje. «Shiko» dhe duke u shprehur kështu, mbështeti nyjën e gishtit tregues mbi katrorin e vogël dhe vazoja u zhduk. E shtrëngoi përsëri duke mbështetur sipër gishtin e madh dhe një shishe elegante në ngjyrë blu prej kobalti, me qafë të gjatë dhe të hollë, u shfaq nga hiçi.
Elisa kishte ngelur me gojë hapur dhe iu desh pak sa ta merrte veten. Pastaj, pa i hequr sytë nga objekti i sapo krijuar, tha me një zë që i dridhej nga emocioni «Xhek hajde, duhet patjetër që ta shohësh këtë.»
Koloneli, që tashmë i kishte dhënë Petrit të gjitha udhëzimet për identifikimin e dy objektivave, u drejtua nga ajo dhe, me hap të qetë, iu afrua. Vështroi i shpërqendruar objektin që mbante në dorë Azakisi dhe, me një pamje të mërzitur, tha «Një shishe? Po ça gjëje do ishte aq interesante për tâu parë?»
«Tamam, një shishe» iu përgjigj Elisa e zemëruar. «Vetëm se deri pak minuta më parë ishte një vazo me ngjyra shumë e bukur.»
«Hajt pra, mos u tall me mua.»
«Tregoja, Zak.»
Alieni zbatoi atë veprim të thjeshtë të njëjtin si më parë dhe këtë herë, midis duarve të tij, u shfaq një sferë e madhe në ngjyrë të zezë si zifti.
«E marrtë djalli» shfryu koloneli duke bërë një kërcim mbrapa.
«Këtë duhet ta njohësh, apo jo?» tha Azakisi, ndërkohë që përqafonte atë top me diametër afro një metër.
«Po, po» foli profesoresha e gjitha e emocionuar. «Ãshtë identike me atë që gjetëm të groposur në kamp, brenda asaj enës misterioze prej guri.
«Dhe kishte edhe tre të tjera» shtoi koloneli «që pastaj formuan bazën për zbritjen e anijes.»
«Ãshtë fiks kështu» konfirmoi Azakisi. «E lamë neve herën e fundit dhe na shërbyen si referim për të rimarrë ngarkesën me plastikën.»
«Uauu» thirri Elisa. «Tani dalngadalë po qartësohet gjithçka.»
«Më falni për pyetjen e trashë» foli Xheku i kthyer nga СКАЧАТЬ