Название: Kryqëzimi Me Nibirun
Автор: Danilo Clementoni
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Научная фантастика
isbn: 9788873042549
isbn:
«Bah, nuk është aq e thjeshtë. Unë ia arrij sepse, për programimin e tij në kohë reale, përdor impiantin tim N^COM. Kështu që, ose ta instaloj edhe një te ty ose përdore...» E ndërpreu dhe u vu të rrëmonte brenda një arke të vogël në krah të panelit. Pas pak sekondash nxori një si tip kokore shumë të ngjashme me atë që kishin përdorur më përpara për frymëmarrje dhe, duke ia lënë në dorë, e mbaroi fjalinë duke thënë «Kjo.»
«Duhet ta vë në kokë?» pyeti Elisa me mëdyshje.
«Sigurisht. »
«Nuk është se kjo gjëja do ma skuqë trurin, ehh?»
Azakisi vuri buzën në gaz. Ia kapi duart butësisht dhe e ndihmoi që ta poziciononte në mënyrën e duhur.
«Dhe tani?»
«Merre Shanin midis gishtave dhe mendo për një objekt të çfarëdo lloji. Mos u merakos për përmasat. Ãshtë programuar për të mos u transformuar në asgjë që është më e madhe se një metër kub.»
Elisa mbylli sytë dhe u përqendrua. Pas pak sekondash, një shandan fantastik me tre krahë dhe në ngjyrë të argjendtë u shfaq midis duarve.
«O Zot» u shpreh gjithë habi. «Ãshtë absurde. Ãshtë e jashtëzakonshme.» Elisa nuk po mundej të mbante emocionet. E vërtiste vazhdimisht objektin mes duarve duke analizuar çdo hollësi të vogël. «Ãshtë fiks ashtu siç e kisha imagjinuar. Nuk është e mundur, jam në ëndërr.»
Nasiria â Prita
Dy xhipa të mëdhenj të hapur, që po vinin nga pjesa veriore e qytetit dhe me tre persona në secilin prej tyre, u ndalën para semaforit të kuq në një kryqëzim që me sa dukej ishte i shkretë. Pritën me durim dritën jeshile dhe pastaj vazhduan ngadalë për nja njëzet metra, deri sa arritën tek hyrja e një ofiçine të vjetër dhe të braktisur.
Nga xhipi i parë zbriti një tip shumë trupmadh i cili, armatosur me nja dy gërshërë të vjetra, iu afrua me kujdes hyrjes dhe hoqi telin e ndryshkur të hekurit që mbante të mbyllur portën e madhe. Menjëherë mbrapa tij, një burrë tjetër, që kishte zbritur nga mjeti i dytë, e arriti. U vu edhe ai në pozicionin e duhur. Duke bashkuar forcat provuan që ta zhvendosnin panelin e vjetër që shërbente si portë kryesore. Iu desh që të lodheshin shumë derisa, paneli lëvizi me një kërcitje të thatë metalike. Me vendosmëri, e shtyu anash deri sa hapi tej e tej portën e hyrjes.
Shoferet e të dyja mjeteve, që po prisnin me motorët të lënë në minimo, njëri pas tjetrit, duke lënë pas vetes një shtëllungë tymi të zi, u futën në ofiçinën e vjetër dhe fikën mjetet.
«Shkojmë» foli ai që dukej se ishte shefi, ndërsa kërceu poshtë nga xhipi i ndjekur nga tre të tjerët. Ata të dy që kishin ngelur tek hyrja u rreshtuan në grup dhe të gjashtë, të strukur, u drejtuan për nga hyrja kryesore e restorantit.
«Ju të tre, nga mbrapa» dha urdhër shefi.
Të gjithë pjestarët e skuadrës së vogël sulmuese ishin të pajisur me pushkë AK-47 dhe, nga rripat e nja dy prej tyre, mund të vëreheshin këllëfët tipikë të lakuar të thikave arabe Janbiya. Nuk ishin thika shumë të mëdha por tehet e mprehura nga të dyja anët i bënin ato padyshim armë të bardha vrastare.
Pronari i restorantit, i vetëdijshëm që nga momenti në moment do të mbërrinin shokët e vet, bënte vazhdimisht ecejake midis sallonit dhe hyrjes së mbrapme, nga ku përgjonte jashtë për të kontrolluar lëvizje të mundshme të dyshimta. Por ky nervozizmi i tij, nuk kaloi pa u vënë re nga gjenerali i cili, si një dhelpër e vjetër, filloi të nuhaste se diçka nuk po shkonte për së mbari. Me pretekstin për të marrë shishen e birrës, iu afrua tipit të shëndoshë tek veshi dhe i pëshpëriti «Nuk të duket se miku jot është pak si shumë nervoz?»
«Me thënë të drejtën edhe unë po e vija re» ia ktheu trashaluqi, edhe ai nën zë.
«Prej sa kohësh e njeh këtë? Nuk është se po organizon ndonjë surprizë të këndshme? »
«Do thoja që jo... ka qenë gjithnjë një tip i rregullt.»
«Do të jetë» tha gjenerali duke u ngritur shpejt nga karrigia «por unë sâia kam fare besën. Ikim që këtej sa më shpejt.»
Dy të tjerët u panë për një çast me dyshim dhe pastaj u ngritën dhe ata dhe u drejtuan me shpejtësi në drejtim të pronarit.
«Faleminderit për gjithçka» tha ai i shëndoshi «por tani duhet të shkojmë vërtet» dhe i futi një kartëmonedhë tjetër njëqind dollarëshe në xhepin e veçantë të këmishës.
«Por nuk ju kam sjellë as ëmbëlsirën» iu përgjigj burri me flokë kaçurrela.
«Më mirë, pasi jam në dietë» iu përgjigj trashaluqi dhe u nis me shpejtësi në drejtim të portës. Pa vjedhurazi nga mbrapa tendës dhe, duke mos vënë re asgjë të pazakontë, ua bëri me shenjë dy të tjerëve që ta ndiqnin. Nuk kishte kapërcyer në kohë pragun, kur me bisht të syrit, vuri re tre huliganë që po i vinin nga e djathta.
«Bastard» arriti vetëm të bërtiste para se, ai që ishte më afër prej të treve, me një anglishte shumë të cunguar e kërcënoi që të ndalej. Si përgjigje, nxori nga rripi i mesit një granatë të fuqishme dhe duke u kthyer nga shokët e tij bërtiti «Flashbang!»
Të dy mbyllën menjëherë sytë dhe veshët. Një dritë verbuese, e pasuar nga një shpërthim i fuqishëm, theu qetësinë e natës. Të tre sulmuesit, të kapur në befasi nga lëvizja e trashaluqit, ngelën për disa çaste të trullosur nga shpërthimi dhe verbimi i shkaktuar nga granata që i pengoi të shihnin tre amerikanët të cilët, me një kërcim të denjë për një finale të njëqind metërshit, po ia mbathnin në drejtim të automjetit të tyre.
«Zjarr» bërtiti shefi i agresorëve.
Një СКАЧАТЬ