Kryqëzimi Me Nibirun. Danilo Clementoni
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kryqëzimi Me Nibirun - Danilo Clementoni страница 16

Название: Kryqëzimi Me Nibirun

Автор: Danilo Clementoni

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Научная фантастика

Серия:

isbn: 9788873042549

isbn:

СКАЧАТЬ nuk është e lehtë për t’u shpjeguar. Ju keni besim tek unë, apo jo?»

      Â«Sigurisht që po, ç’është kjo pyetje.»

      Â«Ajo që do t’ju them mund t’ju duket absurde por mund t’ju siguroj se është më se e vërtetë.»

      Â«Xhek, nëse nuk më thua menjëherë diçka, zemra ime e shkretë mund të ndalë së rrahuri.»

      Â«Në rregull.» Koloneli bëri një pauzë të shkurtër, pastaj foli me një frymë «Unë, në këtë moment, gjendem në orbitën përreth Tokës. Jam në një anije kozmike aliene dhe kam lajme të tmerrshme për t’ia komunikuar direkt presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ju jeni i vetmi person tek i cili kam besim dhe që mund të më vini në kontakt me të. Ju betohem, për kujtimin e babait tim, që kjo nuk është shaka.»

      Kaluan shumë sekonda ku nuk u dëgjua asnjë zë të dilte nga altoparlanti i telefonit. Për një çast Xheku pati frikë se mos admiralit i ra pika. Pastaj zëri i çjerrë nga ana tjetër foli «vërtet që po më merr në telefon prej andej lart? Po si dreqin ia arrite të më marrësh?»

      Uillson është një person i jashtëzakonshëm. Në vend që të merakoset për alienët, po pyet se si mundet që të përdoret celulari prej këtej... Fantastike...

      Â«Bah, me teknologjinë e tyre arritën që të bëjnë një lloj lidhje me një satelit për telekomunikacione. Nuk di ç’të të them më tepër.»

      Â«Alienët. Po nga erdhën? E ç’është kjo katastrofë që do të ndodhë? Pastaj pse do të kenë marrë pikërisht ty? »

      Â«Admiral, është histori e gjatë të cilën shpresoj shumë që të kem kohë për t’jua treguar, por tani gjëja më e rëndësishme është që të më vini në kontakt me Presidentin sa më shpejt që të jetë e mundur. »

      Â«Djali im, unë të besoj verbërisht, por, për ta përcjellë një histori të tillë tek Presidenti ynë i dashur, do të më duhet diçka më shumë se thjesht një telefonatë e jotja.»

      Â«E imagjinoja dhe më duket e drejtë» vazhdoi Xheku. «Dhe nëse do të thoja se ju, në këtë moment, jeni ulur mbi një kolltuk ngjyrë kafe të errët dhe keni një kopje të New York Times mbi gju, thëniet e mia do të rezultonin më bindëse?» Petri kishte arritur të identifikonte vendndodhjen e admiralit përmes sinjalit të telefonit të tij, kishte pozicionuar Theosin pikërisht në zenitin e qytetit dhe kishte aktivizuar sensorët me rreze të shkurtër duke i shënjestruar direkt e tek burimi i rrezatimeve.

      Â«Për hir të Zotit» thirri admirali duke kërcyer në këmbë dhe duke rrëzuar gazetën në tokë. «Po si dreqin arrite ta marrësh vesh? Këtu nuk mund të ketë telekamera të fshehura. Zyra ime kontrollohet çdo ditë.»

      Â«Bah, ajo me të cilën po të shoh, nuk është tamam një “telekamerë”. Le të themi se është një sistem vrojtimi absolutisht i jashtëzakonshëm. Gjendemi 50.000 kilometra nga Toka dhe do mundesha të lexoja gazetën tënde pa problem fare. Madje mund t’ju thoja se sa rrahje ka zemra juaj në këtë moment.»

      Â«Po bën shaka, apo jo?»

      Xheku i hodhi një vështrim Petrit i cili ndryshoi menjëherë modalitetin e pamjes.

      Tani admirali dukej si një figurë e kuqërremtë me disa hijëzime verdhoshe dhe gri të errët. Sipër në të djathtë të ekranit u shfaqën disa numra. Xheku i lexoi dhe vazhdoi të thoshte «Zemra jote po rreh me 98 rrahje në minutë dhe tensioni jot arterial është 135/90 mmHg.»

      Â«Ehh, e di, është pak i lartë. Marr edhe ilaçe për ta mbajtur nën kontroll por jo gjithmonë arrij. E di ti, mosha...» Pastaj, u mendua për një çast dhe tha «Por e gjitha kjo është absolutisht e jashtëzakonshme, është e mahnitshme. Mendon se mund t’ia dalësh të bësh të njëjtën gjë edhe me Presidentin?»

      Â«Mendoj vërtet se po» ia ktheu Xheku duke kërkuar qetësim me vështrimin hedhur në drejtim të Petrit, i cili u mjaftua me një tundje të lehtë të kokës.

      Â«Mund të më sinjalizoje të paktën për ndonjë gjë që do të ngjasë? Duke patur parasysh që kanë prishur terezinë e tyre dhe kanë ardhur prej kushedi se ku për të na e bërë të ditur, duhet të jetë një ngjarje vërtet tepër serioze.»

      Â«Në rregull, më duket e drejtë që ta merrni vesh.»

      Elisa po e nxiste që të vazhdonte më tej duke bërë me gjeste të mëdha me duar dhe grimasa të çuditshme me gojë.

      Â«Planeti i tyre është duke iu afruar me shumë shpejtësi planetit tonë. Një nga satelitët e tij, Kodoni më saktë, do të na cekë në më pak se shtatë ditë dhe mund të shkaktojë një sërë përmbysjesh të tmerrshme klimaterike. Madje edhe orbita jonë dhe ajo e Hënës mund t’i ndjejnë pasojat. Mbi planetin tonë, dallgë të pazakonta mund të pushtojnë sipërfaqen e tokës dhe ujërat mund të fshijnë nga dheu miliona e miliona njerëz. Si konkluzion, me pak fjalë, një katastrofë.»

      Admirali kishte ngelur pa fjalë. U plandos rëndë mbi kolltukun ngjyrë kafe dhe, me një fije zëri, arriti vetëm të mërmëriste «Ç’do më bjerë pika.»

      Â«Në fakt, miqtë tanë këtu, do të ishin të kënaqur të na vinin në dispozicion një sistem që është në gjendje të frenonte shumicën e pasojave shkatërrimtare por është një proçedurë shumë me rrezik dhe e pa eksperimentuar ndonjëherë më parë. Akoma më tej, edhe nëse gjithçka do të shkonte në më të mirën e varianteve, nuk do të arrijmë të kapërcejmë situatën fare pa pasoja. Një pjesë e ndikimit planetar, edhe pse e vogël, për fat të keq nuk do të mund të shmanget. Kështu që, do duhet të organizohemi për të pakësuar në minimum dëmet dhe humbjet.»

      Â«Biri im» iu përgjigj dobët admirali. «Vërtet mendoj se Presidenti duhet të dijë menjëherë gjithçka për atë që më treguat. Shpresoj vetëm, për ty dhe për mua, që kjo të mos jetë shaka, pasi asnjë prej nesh nuk do t’ia hedhë paq edhe pse, në shpirtin tim, uroj shumë që të jetë СКАЧАТЬ