Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 5

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ të pathënë, bashkë me dritën e një fitoreje që pak herë në jetë një njeriu i lejohet të provojë.

      Incidenti ishte harruar tashmë.

      Kapitulli III

      Duke parë orën, Drew mendoi që do kishte qenë e patakt të kthente Marronin në godinat e studentëve, të vetmuar dhe të sfilitur, me gjithë atë që djali kishte fituar për të dy.

      <Marron, si thua sikur të vish për të fjetur në shtëpinë time? Motra ime është tek një mikeshë në Leeds për disa ditë, dhe ti mund të përdorësh dhomën e saj.>

      <Faleminderit, profesor, besoj se do pranoj me kënaqësi.>, u përgjigj mirënjohës djali i rraskapitur.

      Për të mos lejuar që ditën tjetër dikush të ngacmonte qoftë edhe padashje eksperimentin, Drew ngjiti në anën e jashtme të derës së laboratorit një fletë të zhgarravitur në moment, që thoshte: ‘LABORATOR I INFEKTUAR NGA BUBURRECA. MOS HYNI!’, pastaj hipën në makinën e Drew-së dhe shumë shpejt mbërritën në vilën e vogël, që ndodhej sapo dilje jashtë perimetrit të Universitetit.

       ‘Falë Zotit banon afër…’, mendoi Marron, qoftë për arsyen që profesori kishte ardhur shpejt në laborator, atë mbrëmje, qoftë dhe për faktin që ndihej aq i lodhur dhe sytë po i mbylleshin. Kishte absolutisht nevojë të flinte.

      Ngjitën rruginën që të çonte tek hyrja dhe Drew u hallakat paksa me çelësat, më në fund hynë brenda.

      I zoti i shtëpise e çoi nxënësin në dhomën e së motrës dhe i dha indikacionet kryesore në lidhje me shërbimet e kuzhinës, pastaj propozoi:

      <Dëgjo pak, Marron, tani të veshim pizhamat dhe të lajmë dhëmbët si fëmijë të mbarë, po si thua për ndonjë gllënjkë sa për të hequr stresin, para se të flemë?>

      Nxënësi pothuajse nuk rrinte dot më në këmbë nga gjumi, por duhej edhe të pranonte që i kishte nervat shumë të tendosura, dhe kjo gjendje mund ta kishte mbajtur zgjuar për gjithë natën.

      Ndërkohë nuk kishte ngrënë darkë, po në atë orë kush kish dëshirë për të ngrënë, e sidomos të përgatisnin? Të mos haje një vakt nuk ishte fundi i botës, për të, pra iu bashkua profesorit.

      <Ide e mirë, është dhe një mënyrë për të festuar, apo jo?>

      Për nja një çerek ore ishin të zhytur në kolltukët e sallonit me një wisky të mirë në duar. Nxehtësia e këndshme e gllënjkave të para i kishte çtensionuar goxha tashmë, dhe biseda ishte e qetë.

      <Kjo është një ditë e veçantë, Marron>, po thoshte Drew, <shumë e veçantë. Kemi në duar një mjet që prodhon një efekt komplet të ri, as të teorizuar, me sa më rezulton. Do jetë e nevojshme të marrim parasysh teoritë fizike aktuale dhe të shohim nëse është e mundur të shpjegojmë efektin sipas tyre, apo nëse është e domosdoshme të ndërtojmë një teori të re që ta bëjë këtë gjë. Do ketë shumë punë për të bërë, për mua dhe për kolegët e mi të shpërndarë nëpër botë, pasi ti kemi vënë në dijeni të eksperimentit.>

      <Do të jetë një punë e bukur, patjetër. Do më pëlqente të merrja pjesë në studim…>

      <Pse, kishe dyshime? Mbi të gjitha falë teje ky efekt iu dhurua botës, dhe mund të jesh i sigurtë që tani e tutje të pret vetëm një gjë: një mal me punë. Në fakt duhet të vazhdosh planin tënd të programuar të studimeve, përveç kësaj do të japësh shpirtin dhe trupin edhe për këtë sfidë të re. Urime, Marron, do të bëhesh i famshëm dhe në të njëjtën kohë do të të duhet të punosh si një pastrues anijesh. Ç’farë tjetër mund të duash?>, Drew i drejtohej Marronit me ton prindëror, i kënaqur me rezultatet e djaloshit.

      <Eh, në këtë moment, do të thoja një shtrat të mirë!>, u përgjigj i buzëqeshur Marron duke mbaruar likerin e tij.

      <Jam dakord.>, iu bashkua Drew, <Meqë ra fjala, si quhesh?>

      <Marron!…Ah…hëm…Joshua Marron. Josh.>

      Drew e vëzhgoi i kënaqur.

      Ai djalë ngjyrë çokollatë kishte patur fatin dhe mprehtësinë të kapte një fenomen që do të kishte mbetur i panjohur për njerëzimin për kushedi sa kohë, ndoshta përgjithmonë.

      ‘Një pikë tjetër për të zinjtë.’, mendoi, ‘Duhej. E kanë merituar. Vafshin në djall ata që donin ti diskriminonin. Bota po fillon të rrotullohet nga kahu i duhur, fatmirësisht dhe besoj që…’, Drew u shkund, duke u kujtuar që whisky reklamonte taksat e veta.

      <Natën e mirë, Josh.>

      <Natën e mirë, profesor Drew.>

      Pas pak Drew ishte në shtratin e tij, i vetmuar si gjithmonë, në jetën e tij prej beqari.

      Kishte njohur gra, shumë kohë më parë, por kishin qenë veç miqësi ose diçka më shumë. Ai nuk e kishte thelluar më tepër lidhjen, dhe ato pas pak kohe e kishin lënë, duke menduar se nuk nxirrje gjë nga një tip i tillë që dukej se e kishte gjithmonë kokën mes reve.

      Sigurisht që fizika zinte gjithë jetën e Drew-së, por ai ishte edhe një burrë, pavarësisht gjithë të tjerave, dhe arsyeja e vërtetë për të cilën nuk kishte ndritur gjë në fushën sentimentale ishte e motra.

      Timorina Drew kishte jetuar gjithmonë me të.Te të pesëdhjetat, dhjetë vite më e re se i vëllai, edhe ajo nuk ishte martuar, dhe kujdesej për të dhe për shtëpinë në një mënyrë aq shembullore saqë Drew ndihej mirënjohes në mënyrë të pavullnetshme për atë që ajo bënte. Gjallëria e të motrës e lejonte, në fakt, ti kushtohej plotësisht punës së tij, gjë që normalisht nuk e shpaguante plotësisht.

      Pra Drew kishte evituar të merrtë një grua sepse, pa vetëdije, kishte frikë se kjo grua nuk do të kishte qenë në lartësinë e së motrës dhe do ta kishte kufizuar në punët e tij, diçka e pakonceptueshme për të. Ndërkaq gruaja e mundshme mund të kishte hyrë në grindje me Timorinën, dhe edhe kjo gjë do t’i dukej e padurueshme pasi ndaj të motrës ndjente një detyrim të madh dhe drejt gruas do ti duhej të kishte kujdesjet e një bashkëshorti. Do të ndodhej në një qorrsokak dhe nuk do dinte si të dilte.

      Me pak fjalë, Drew kishte komplekset e tij dhe kjo nuk ia bënte jetën të lehtë, edhe pse ai ende nuk e kuptonte.

      Timorina, në fakt, i bënte presion psikologjik, si shumë gra dinë të bëjnë pa e kuptuar burrat, dhe e detyronte të bënte disa punë të vogla që ajo thjesht nuk kishte dëshirë t’i bënte, duke ia shfaqur Drew-së si punë ‘që vetëm ti di t’i bësh mirë’.

      Një nga këto ishte prerja e barit në livadh, përballë vilëzës.

      Kishte një sipërfaqe rreth dyqind metra katrorë dhe me barprerësen që kishin blerë duhej rreth një orë. Nuk ishte shumë, por kohët e fundit e motra e vinte në punë të dielën në mëngjes, për atë një moment i shenjtë gjatë të cilit do të kishte dashur të shplodhej plotësisht dhe të rrinte në kolltuk të dëgjonte muzikë klasike. Deri disa muaj më parë ai e korrte barin të shtunave pasdite, СКАЧАТЬ