Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 8

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ zhvillimi, shkenca…>, filloi me ton të hidhur, por McKintock e ndërpreu.

      <Bota do të përparojë dhe shkenca do të pasurohet me zbulimin tuaj, por nuk shikoj asgjë të keqe nëse kjo do të ndihmojë edhe në rritjen e të ardhurave të këtij Universiteti. Kemi vërtet nevojë për para, Drew, dhe më beso nëse të them që më duhet të kapem pas çdo gjëje që më rrethon mjaft të nxjerr ndonjë kacidhe më shumë. Mirë, ramë dakord.>, vendosi në mënyrë të vetme. <Përgatit listën e shkencëtarëve për të kontaktuar dhe pastaj eja ma trego. Do të veprojmë shpejt.>

      Drew u mund, i demoralizuar.

      <Mirë,>, ia ktheu me zë të thatë, <shihemi pasdite.>

      U ngrit dhe, i ndjekur nga Marron që nuk kishte thënë një fjalë gjatë gjithë takimit, doli nga zyra.

      Ajri i freskët i marsit hyri në mushkritë e tyre, gjallërues, dhe fshiu tutje ndjenjën e shtypjes që po përjetonin. Qielli i kaltër sapo ishte vijëzuar aty këtu nga ciruset e bardha. Dielli shkëlqente i sigurt.

      Marroni guxoi:

      <Ishte e vështirë, ëë?>

      Drew nuk u përgjigj.

      Nobeli duhej të priste.

      Kapitulli V

      <Ooooooouuuuuuaaaaaaargh!>

      Ishte natë dhe Marroni përfundoi një përqafim të egër me Charlene Bonneville, të fejuarën e tij. Kishte më shumë se një orë që vazhdonin, dhe gjatë gjithë kësaj kohe kishin bërë një rrëmujë të tillë saqë finalja e madhe nuk kaloi pa u vënë re. Nga dhomat pranë pati reagime të llojeve të ndryshme.

      Mjaaaaaaaft! Nuk mundemi mëëëëë! Duam të flemëëëë!>

      <Jepi, Charl! Tregoji si jemi gatuar ne të psikologjisë!>

      <Ajo ngjyrë çokollata ta shpërthen, eh?>

      <PO TË KAPA NESËR DO T’I THYEJ KËMBËT!>

      Marroni nuk dëgjonte më asgjë, tashmë. Pas performancës ishte shembur përbri Charlene-ës, me barkun lart, dhe e kishte zënë gjumi menjëherë, i lagur nga djersa dhe në gjendje kataleksike. Qartazi kjo ishte një situatë në të cilën ishte abonuar, këto ditë. Nuk kishte hequr akoma preservativin, dhe vajza buzëqeshi duke parë sa qesharak ishte Marron i katandisur ashtu. Pjesëmarrja e saj në përqafim ishte e thellë, si gjithmonë, në fakt edhe asaj i pëlqente të bënte dashuri intensivisht, duke përdorur plotësisht trupin e saj dhe duke shprehur një aktivitet fizik të kënaqshëm, por si shumë femra mbante situatën në kontroll. Mendja e saj ishte gjithmonë në zjarr dhe gjithmonë e kujdesshme si zhvillohej ngjarja. Vlerësonte dhe gjykonte, memorizonte për të ardhmen.

      Marron, përkundrazi, iu dorëzohej plotësisht instikteve të lashta, kthehej në një kafshë të udhëhequr nga hormonet dhe po ashtu sillej. Finalja e tij e përqafimit ishte shpesh piroteknike, por atë mbrëmje kishte arritur një dalldi më të madhe se herët e tjera.

      Charlene shkoi në banjë për të bërë një dush, dhe ndërkaq mendonte për djalin.

      Intuita shumë e diskutueshme femërore është një e vërtetë e thellë, në fakt ajo ndiente që kishte diçka të re tek i fejuari i saj. Mund të ishte ndoshta një tërheqje e shtuar ndaj saj, por nuk i dukej e mundur, pasi Marron ishte aq i dashuruar saqë një tërheqje më e madhe nuk do kishte qenë e mundur.

      Uji rridhte i nxehtë dhe i këndshëm, e masazhonte bujarisht dhe e gjallëronte, pas gjithë asaj lëvizjeje.

      ‘Jo, është diçka tjetër.’, mendoi Charlene, ‘Më shumë se një herë dukej sikur ishte gati të më thoshte diçka, sonte, por gjithmonë hezitonte. Kushedi pse.’

      Mbylli ujin e dushit dhe u mbështoll me një rrobdishan të verdhë, të butë dhe të sfungjertë.

      U fshi me vrull, duke fërkuar me energji gjithë trupin dhe duke tharë flokët, në fund filloi me tharësen.

      ‘Nuk duhet të jetë e vështirë për ta zbuluar..’, përfundoi me një buzëqeshje të djallëzuar.

      Kapitulli VI

      Po atë mbrëmje, rektori McKintock kishte mbyllur një ditë tjetër pune në Universitet. Kishte qenë një ditë e vështirë, si zakonisht. Drejtimi i një strukture gjigande si ajo ishte një detyrë jashtëzakonisht komplekse dhe në të njëjtën kohë mosmirënjohëse, pasi vendimet e marra në dobi të dikujt do mërzisnin patjetër dikë tjetër, dhe me një organikë prej dhjetëmijë mësuesish, statistika vepronte në mënyrë të përpiktë dhe të pashmangshme: ç’farëdo gjëje që ai të bënte, ishte i destinuar të bënte çdo ditë ndonjë armik të ri. Një armik që do donte ta bënte pastaj për vete, ndoshta duke pranuar ndonjë lëvizje të tij pa shumë ankesa, gjë që do t’i siguronte sërish armiq të rinj diku tjetër.

      Mirë, kjo ishte puna e tij, dhe fati i tij. I dashur, i respektuar, dhe njëkohësisht i urryer dhe i përqeshur. Dhe asnjëherë nga të njëjtët persona për pak më shumë javë në vijim.

      Të paktën të kishte patur një armik të identifikuar mirë, nga i cili të ruhej. Përkundrazi, ndërsa ecte nëpër rruginat jeshile që të çonin në ndërtesa të ndryshme të komplesit universitar, ose ndërsa kalonte pranë ndonjë zyre mbushur me mësues, ose duke kaluar nëpër korridoret midis klasave, i dukej sikur ishte në një shteg të pushtuar nga snajperët, gati t’i gjuanin në lëvizjen e parë të gabuar. Profesori që sot e përshëndeste i buzëqeshur mund të ishte i njëjti që pas një muaji ose dy do ta kishte përdhosur dhe përçmuar me kolegët.

      Ishte një jetë e neveritshme, por këtë kishte zgjedhur, dhe për të cilën ishte zgjedhur, tetë vite më parë. Por shpërblimi ishte i madh. Ai drejtonte Universitetin më të rëndësishëm të vendit dhe kjo i jepte një prestigj të pafund, një afirmim personal që pak njerëz mund ta provonin, dhe që shumë mund ta kishin zili.

      Prandaj ishte i vetmuar.

      I vetëm si nje qen endacak. Nga lartësia e kulmit të fuqisë së tij të madhe, largësia me njerëzit që e rrethonin ishte e tillë që raportet njerëzore ishin të pamundura.

      Gruaja i kishte ikur vite më parë, tashmë, duke e arshivuar atë si një organizëm difektoz që funsiononte vetëm në fushën e punës, ushqyer nga mendjemadhësia dhe vetëkënaqësia, ndërsa në shtëpi, si burrë, ishte komplet i padobishëm dhe i paaftë. Nuk dinte ta kuptonte, nuk dinte as sesi arsyetonte një grua, i përqëndruar në ngritjen e tij në detyra gjithmonë e më të rëndësishme dhe prestigjioze, por në të njëjtën kohë i thatë dhe i shkëputur nga ndjenjat. Nuk kishin fëmijë, pra kur asaj i erdhi në majë të hundës të jetuarit si një e afërme e dhembshur, thjesht kishte ndërruar adresë dhe i kishte kryer gjithë praktikat e divorcit nëpërmjet një shoqeje të saj avokate. Që atëhere nuk kishin folur më.

      Fillimisht, McKintock nuk e kishte kuptuar ç’kishte ndodhur. Nuk kalonte shumë kohë në shtëpi, dhe kur ishte nuk ishte i prirur në marrëdhëniet familjare. Stresi i punës shkarkohej në atë pengesë, dhe të kishte gruan nëpër këmbë e СКАЧАТЬ