Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 2

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ mezi dëgjonte vajzën që bërtiste për të superuar goditjet e çekiçta të mitralozit. Me këmbët e ngulura mirë në llumin e kënetës, ajo kishte kapur nga sqetullat një djalë që, i kishte rënë të fikët, me lëkurë të errët, që ishte shtrirë me fytyrë lart dhe gjysma e trupit ishte e zhytur në ujë. Koka e tij varej inerte, goja gjysmë e hapur, sytë të mbyllur. Nga një plagë e madhe në bark dilnin pjesë të organeve të brendshme.

      Vajza vështronte me dëshpërim nga zabeli, pastaj nga djali i plagosur, pastaj nga majori që vazhdonte të gjuante. Ishte në kufij të fuqive, flokët e zinj i ishin ngjitur në kokë nga djersa dhe nga pisllëku që mbulonte gjithë trupin e saj ngjyrë çokollatë, të cilin e mbulonin rrobat e zhytura në baltën me erë të keqe.

      <Major!> thërriti përsëri, me një britmë histerike.

      Camden iu përgjigj duke bërtitur nga ana tjetër, pa pushuar së vjelluri zjarr drejt pyllit.

      <Tani jemi goxha në avantazh që të ulim helikopterin! Adams! Tani!>

      <Roxher1, Zotëri!>

      Adams filloi uljen, por kur arriti afërsisht në kuotën e gjashtë metrave elika e bishtit u prish dhe helikopteri filloi të rrotullohej. Më kot piloti u përpoq të ndizte elikën, duke manovruar në të njëjtën kohë për të tentuar të ngrihej lart.

      <Urgjencë, urgjencë! Largohuni!> bërtiti Adams.

      Camden përgjoi me bisht të syrit helikopterin që ishte jashtë kontrollit dhe e kapi rrufeshëm situatën. Nuk kishte kohë për t’u larguar, dhe në çdo rast të shtypeshe nga helikopteri që po rrëzohej ishte patjetër më e preferueshme sesa fati i egër që po iu arrinte nga pylli. Mbi fytyrën e tij u pikturua një ngërdheshje qesharake dhe shikimi i tij u ndez nga një dritë djallëzore, shprehja e një njeriu që shikon në fytyrë vdekjen e tij, dhe sfida. Vazhdoi brutalisht të godiste drejt errësirës, pa ndjerë më as dhimbjen e hekurit inkandeshent dhe peshën e armës.

      Edhe vajza e kuptoi.

      <Jo!> thirri e dëshpëruar, me gjithë forcën që i kishte mbetur.

      <Jo, jo, jo! Jo tani!> U ankua e tronditur. <Shumë afër, shumë afër… pse?! Pse?!>Uli shikimin mbi djaloshin e plagosur, dhe një pështjellim i madh i mbushi shpirtin. Ishin një hap larg vdekjes tashmë.

      Zemra e saj rrahu fort.

      Dhe në këtë çast të tmerrshëm, ndërsa mbante të dashurin e saj, me helikopterin që mund ta shtypte nga një çast në tjetrin, me rropëllimën e mitralozit që i dridhte gjymtyrët, dhe me këmbët të zhytura deri në mes të kofshëve në ujin e qelbur, mendimi i saj shkoi tek ajo që kishte përjashtuar prej shumë kohësh, duke e vulosur në një kënd të errët të kujtesës.

      Ngriti fytyrën nga qielli, dhe me lotët që vijëzonin mollëzat e fshikulluara nga era pulsuese që shkaktonte helikopteri në avari, filloi të lutej:

      <Ati ynë, që je në qiej, u shenjtëroftë Emri yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë Vullneti yt, si në qiell, ashtu dhe në tokë…>

      Pjesa e Parë

       “Je me ne, Ryuu,

      je me ne.

      Çdo natë do vijmë tek ti në det të zi,

       dhe e dimë që ti atje na pret

       me krahët e tu të fortë.

       Mbi varkë do ngjitesh sishkuma e valës

      e përbri nesh,bashkë me ne dotërheqësh rrjetat,

      si netëve të kaluara,

      kur sytë dhe buzëqeshja jote

       na lumturonin të përballeshim me stuhinë.”

       Noboru

      Kapitulli I

      Gjithçka filloi ashtu rastësisht, siç ndodh shpesh në këto raste.

      Nxënësi Marron po përgatitej të vinte në vend veglat në një banak në një nga laboratorët e fizikës të Universitetit të Manchesterit, duke mërmëritur i mërzitur pasi për këtë gjë e kishte detyruar profesor Drew që po dilte për të shkuar në shtëpi.

      <Rregullo eksperimentin tim, Marron, para se të largohesh, sidoqoftë nuk funksionon!>, e kishte urdhëruar.

      Vallë nuk mund të pritej mëngjesi për këtë? Tashmë ishte darkë vonë, kush dreqin mund të vinte të kontrollonte nëse laboratorin e kishin lënë në rregull?

      <Bah!>, psherëtiu i dorëzuar Marroni, <Jeta e fizikës kalon edhe përmes nazeve të profesorëve të vjetër.>

      Kishte mbështetur paninen e tij me proshutë mbi një pllakëzë çeliku që ishte pjesë e eksperimentit, pasiqë kishte hedhur poshtë mbështjellësen e saj para urdhërit të Drew-së, dhe ajo pllakëz ishte e vetmja gjë e pastër në atë laborator, për momentin.

      Sa po bëhej gati të merrte pajisjet e para të laboratorit kur macja e laboratorit, një mace leshatore ngjyrë portokalli, me një kërcim të rrufeshëm u hodh nga ballkoni, eci drejt tastierës së kompiuterit, preku pjesën e sipërme të panines, shtyu me këmbë disa matësa mikrometrikë dhe në fund u hodh në dysheme. E gjitha kjo ndodhi në të qindat e sekondës.

      Marroni nxorri një klithmë të çjerrë dhe filloi të ndjekë macen, e cila në një çast u fsheh në majë të raftit më të lartë të laboratorit.

      Nxënësi arriti furishëm tek këmbët e raftit, duke tundur grushtat në drejtim të maces duke e bërë objekt të komplimenteve aspak bamirëse, pastaj, si njeri i arsyeshëm që ishte, vlerësoi që energjia e kërkuar për një kapje jo të sigurtë të asaj që iu morr ishte më e madhe se energjia që ajo vetë do i jepte, prandaj vendosi të heqë dorë, duke menduar se në njëfarë mënyre, kështu, dilte i fituar. I hodhi një shikim fajësimi të fundit maces dhe iu kthye banakut.

      Kur u gjend përpara mbeturinave të panines së tij të gjorë dhe e vëzhgoi, papritur u bllokua dhe, dora dorës që vetëdija bënte përpara në mendjen e tij, hyri gradualisht në një lloj ekstaze, me sytë të hapur, të përhumbur, të ngulur në panine, djersë të ftohta që i niseshin nga balli dhe i binin me shumicë përgjatë trupit, tashmë i mbytur nga vetë djersët e tij, rrobat të qullura, duart që i dridheshin, mushkëritë po mësynin në kërkim të dëshpëruar për ajër.

      Drejt qendrës së panines ose, pak më lart djathtas, një pjesë e panines mungonte, dhe kjo pjesë nuk kishte një formë dosido, për të cilën mund të mendoje natyrshëm që macja e kishte marrë bashkë me gjërat e tjera. Jo, ishte një racion i gjatë rreth katër centimetra, i gjerë rreth një centimetër dhe i valëzuar në mënyrë paralele përgjatë anëve të gjata, atyre horizontale.

      Nuk kishte shenja djegjeje, thërrime apo mbeturina të çfarëdo lloji, aroma apo avuj djegjeje. Thjesht, ajo pjesë e panines nuk ishte më.

СКАЧАТЬ