Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 49

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ u përgjigj ai duke e parë mjaftueshëm.

      <Më tregoni përsëri distinktivin, nëse nuk iu vjen keq.>

      <Kur të mbërrijmë.> qe përgjigjja, e ndjekur nga një shikim penetrues dhe domethënës, shoqëruar nga një dorë që me moskokëçarje futej poshtë xhaketës, afër sqetullës së majtë.

      McKintock ndoqi në mënyrë të paevitueshme atë lëvizje, dhe u drodh. Nuk ishte rasti të bënte pyetje të tjera, vendosi. Sidoqoftë ata dukeshin vërtet të policisë dhe nuk i kishin prekur një fije floku, mbi të gjitha, prandaj u rehatua në sedilje dhe priti që ngjarjet të kishin rrjedhën e tyre. Por, ishte tmerrësisht kureshtar, kureshtar dhe i shqetësuar sepse nuk arrinte të imagjinonte ç’farë donin ata nga ai.

      Ç’farëdo gjëje që të ishte, do ta kishte zbuluar shpejt. Shumë më shpejt nga sa e mendoi e kuptoi që ishin tashmë duke hyrë në Manchester, me makinën e tij nga pas sikur të ishte kapur me një litar çeliku. Burri pranë tij uli perdet e dritareve dhe këtë herë uli poshtë edhe një perde më të madhe, që ndante vendet përpara nga ato nga mbrapa. Uli edhe një tendë përpara dritares së pasme, në mënyrë që tani pamja rrethuese të rezultonte e plotësisht e rrethuar. McKintock pra nuk e dinte ku ishin duke udhëtuar brenda Manchesterit, që e njihte kaq mirë.

      Pas nja njëzet minutash makina ndaloi.

      Burri që ishte pranë tij zbriti nga makina dhe i hapi derën.

      <Zbrisni.> e urdhëroi thatë.

      McKintock zbriti dyshues dhe u gjend në një parkim të nëndheshëm, me mure betoni të përfunduara më së miri dhe pak drita të zbehta të vendosura aty këtu mbi mure. Makina e tij ishte parkuar tashmë atje përbri dhe burri që e kishte ngarë po e mbyllte me një telekomandë të zezë të çuditëshme, të panjohur. E kapën nga bërrylat, por ai bëri shenjë që do kishte bashkëpunuar.

      Njëri nga burrat miratoi, kështu duke ecur pranë tij ata e çuan deri tek një ashensor i shpartalluar vendosur tek muri përballë. Hynë, McKintock dhe tre të tjerët, dhe njëri nga ata shtypi një buton të bardhë, pa numër. As butonat e tjerë të rreshtit nuk ishin me numra, në të vërtetë.

      ‘Boh, sa ashensor i çuditshëm.’ mendoi McKintock.

      Një ngjitje e shkurtër, pastaj dera u hap tek një korridor i bardhë i pisët, i pisët në kuptimin që muret ishin të njollosura me myk, me shenja rrëshqitjesh, me gërvishtje nga mbështetëset e karrigeve dhe, McKintockut iu duk, edhe me njolla të çuditshme të kuqe të errët. Disa ngjanin pothuajse gjurmë pjesore duarsh, sikur dikush të ishte mbështetur i gjakosur mbi mur, dhe kështu e kishte fëlliqur. Shpresoi ta kishte interpretuar keq, dhe ndërkohë grupi kishte arritur përballë një dere druri të zbardhur, të copëtuar dhe të pisët si muret. Njëri nga të tre e hapi dhe e shoqëroi brenda, duke e ulur në një karrige katandisur si dhe çdo gjë tjetër, afër një tavoline që kishte parë edhe ditë më të mira.

      Burri mbylli derën dhe u ul mbi një karrige tjetër, në pritje. Dy të tjerët u larguan. Ai që qëndroi ishte po i njëjti që rrinte ulur në sediljen e pasme bashkë me McKintockun, gjatë udhëtimit.

      <Po ç’farë vendi është ky? Ku më keni sjellë?> shpërtheu i bezdisur McKintock. Ishte mësuar në mjedise me cilësi shumë më të mirë. Kishte erë myku dhe lagështire, dhe mbi dysheme vërtitej i pashqetësuar një buburrec. Këndet e sipërme të dhomës ishin të mbuluara me rrjeta merimange të dendura dhe të zverdhura, rënduar nga pluhuri. Ndonjë merimangë e zezë gllabëronte e qetë brenda tyre, në pritje të një preje tjetër.

      Burri e injoroi, dhe McKintock kuptoi që do të kishte qenë e kotë të këmbëngulte më tepër.

      Pas pak minutash dera u hap dhe hyri një tip tek të gjashtëdhjetat, me një komplet të bukur blu dhe syze me skelet kockor.

      <Mirëdita, rektor McKintock. Jam William Farnsworth, përgjegjës i Shërbimeve të Sigurisë.>

      ‘Shërbimet e Sigurisë’? Ç’farë ishin? pyeti veten McKintock.

      <Mirëdita.> u përgjigj i thartuar. <Përse më keni sjellë këtu? Ç’farë doni nga unë? Ç’vend është ky?> pyeti përsëri akoma më shumë indiferent.

      <Ju kemi sjellë këtu> u përgjigj Farnsworth duke theksuar rëndë rrokjen e parë, me një zë të ashpër, <sepse juve dini diçka që mund të jetë e një rëndësie të veçantë për këtë Vend.> Bëri një pushim me efekt. <Sepse ju e doni Anglinë, vërtet?> luajti letrën e patriotizmit, duke ia ngulitur me shëmti sytë.

      <Oh... epo... sigurisht. Sigurisht që e dua Anglinë.> Farnsworth po shkallmonte një derë të hapur, pasi McKintock ishte një britanik besnik, dhe e donte madje edhe mbretëreshën, ndryshe nga bashkëqytetarë të tij të tjerë. Krejt i zbërthyer, dorëzoi armët.

      <Ç’farë doni të dini? Jam në shërbimin tuaj.>

      <Jemi në dijeni të një projekti ku ju jeni i përfshirë.> përfundoi Farnsworth duke e parë në sy, por pa armiqësi, këtë herë. <Një projekt që ka lidhje me një farë Makinerie, në gjendje të zhvendosë sende dhe njerëz në largësi të vlerësuara në shkallë universale, dhe shpikur nga një farë Drew. Ç’mund të na thoni për gjithë këtë?>

      McKintock mbeti i befasuar.

      Si mund ti dinte këto gjëra?

      Edhe ai nuk i dinte deri një natë më parë. Si e bënë? Ishte e pamundur që dikush të kishte folur, megjithatë duhej të kishte ndodhur, nuk kishte mundësi tjetër. U zbardh si një rrobë e vjetër, pastaj u skuq vrullshëm, dhe në fund gjeti fjalët.

      Ai psherëtiu thellësisht, para se të përgjigjej.

      <Nuk e di si e keni marrë vesh, por kjo që ju keni përshkruar në mënyrë të përmbledhur është e vërteta. Do të shpjegoj gjithçka, po të paktën më thoni ç’farë janë këto Shërbimet e Sigurisë për të cilat më folët, dhe kush jeni ju në të vërtetë.>

      <Pastaj.> u përgjigj thatë Farnsworth. <Të jeni i sigurtë, do dini gjithçka në kohën e duhur. Ndërkaq, ky është distinktivi im, sa për t’ju qetësuar.> dhe i tundi përpara për një çast një stemë të ngjashme me atë që i tregoi vartësi i tij gjatë ‘marrjes’, në parkimin në Liverpool.

      McKintock psherëtiu sërish, dhe filloi të tregojë.

      <Rreth një javë më parë një profesor fizike i Universitetit tim, profesori Drew, erdhi tek unë bashkë me një nxënësin e tij, Joshua Marron. Ky djalë rastësisht kishte zbuluar një efekt të prodhuar nga një dispozitiv i ndërtuar nga Drew për qëllime të tjera, kishte informuar profesorin e tij për ngjarjen dhe bashkë kishin analizuar efektin. Doli që dispozitivi mund të shkëmbejë midis tyre dy vëllime hapësire të largëta sipas dëshirës, madje dhe në shkallë kozmike, me gjithë ç’përmbajnë. Në praktikë kjo tregon që Makineria, si e quaj unë, mund të rregullohet në mënyrë që të piketojë mbi kolegun tuaj, këtu,> dhe tregoi burrin tjetër <dhe njëkohësisht ta transportojë në një vend tjetër, duke vënë në vend të tij diçka tjetër. Po të duam,> dhe këtu McKintock u skërmit me kënaqësi, duke marrë një hak të vogël, <ai mund të transferohet СКАЧАТЬ