Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 48

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ pikës së fundit Cynthia uli gotën mbi tavolinë me forcë. Zhurma e fortë e shkundi McKintock-un dhe e bëri të shqyejë sytë, i paduruar.

      <Tani... tani...> belbëzoi ai.

      <Tani ështe momenti për të shkuar të punojmë!> deklaroi ajo duke i treguar orën e varur në mur.

      Dalngadalë, dhe mekanikisht, McKintock ktheu shikimin drejt orës, si një automat, dhe papritur i ra ndërmend sa vonë qe. Shtatë e gjysmë! Duke iu dashur të kalonte në supermarket do të ishte kthyer në Manchester mëngjesin tjetër! Universiteti do të kishte filluar ditën pa të! Nuk ishte e mundur! Ç’farë mund të bënte?

      Cynthia e vëzhgonte e zbavitur, duke e ditur mirë se Universiteti qe gjithçka për të, përveç vetë Cynthias, natyrisht. Duke qeshur, i largoi sikletin.

      <Lachlan, kthehu në Manchester, ji i qetë.> i tha me simpati. <Do ti blej unë vetë ato që më nevojiten. Meqë ra fjala, pse vallë ma bëre këtë surprizë, mbrëmë?>

      <Oh, epo, faleminderit. Faleminderit, më vjen keq që të krijova pak rrëmujë. Ah, ja... mbrëmë në darkë isha aq shumë i lumtur për disa rezultate të shkëlqyera në disa kërkime saqë vendosa të festoj duke ardhur tek ty. Por erdha në momentin e gabuar. Më vjen keq.>

      <Herën tjetër kur të jesh kaq i lumtur, më telefono!> e instruktoi provokuese. <Do të jem e gatshme të festoj me ty.> dhe i shkeli syrin plot kuptim.

      Ai u skuq sërish dhe u ngrit nga tavolina, duke u munduar të largohej nga ajo.

      Boyd dëgjoi në kufje McKintockun që merrte gjërat e tij, pastaj derën që po hapej dhe një puthje me zhurmë përshëndetjeje.

      ‘Uf!’, mendoi, ‘këtë herë ia hodha’. Farnham ishte një tërbim i vërtetë në seks, dhe çdo herë që McKintock shkonte tek ajo i takonte të dëgjonte çiftosje stratosferike, me britma dhe hungërima primitive. Ajo e përdorte si një instrument të vërtetë seksual i bindur ndaj kënaqësisë supreme të saj, dhe kur ai madje nuk duronte për gjithë kohën që ajo pretendonte, edhe e fshikullonte, dhe i thoshte fjalë të pista. Ishte sidoqoftë një lojë që finalizohej me kënaqësi reciproke, vetëm shumë të dhunshme, dhe McKintockut i pëlqente kështu. Boyd mendonte që ai burrë duhej të kishte dalë nga një raport i mëparshëm i ftohtë dhe i përmbajtur, dhe të gjendeshe me një grua të atij niveli, me atë gjallëri, për atë duhej të ishte apoteoza e kënaqësisë. Sigurisht, edhe në përgjime të tjera Boyd kishte dëgjuar aktivitete seksuale të llojeve të ndryshme, por kjo e trondiste vërtet dhe e pengonte të qëndronte i shkëputur.

      ‘Ta kisha unë, një grua kështu.’ përfundoi edhe këtë herë me një psherëtimë, si gjithë herët e tjera. U shkund dhe me telefonin e maskuar telefonoi makinën gri.

      <Po del.> njoftoi thjesht.

      <Marrje.> u përgjigj konçiz bashkëbiseduesi.

      Boyd u kthye në vendin e shoferit dhe morri një gazetë nga sedilja. E mbështeti tek timoni dhe u shtir sikur po lexonte, ndërsa me bishtin e syrit përgjonte pallatin e vogël. Pas rreth një minute pa McKintockun të dilte nga hyrja dhe të afrohej me hapa të mëdhenj drejt parkimit, drejt tij. Nxitonte, dukej. Kur McKintock qe nja dhjetë metra larg nga makina e tij, Boyd ndezi motorrin dhe me pakujdesi u drejtua nga dalja e parkimit, sikur ishte duke ikur. McKintock as nuk e vuri re furgonin që po i kalonte përbri, i hutuar siç ishte nga nxitimi për të ikur. Pak sekonda më pas makina gri lëvizi nga ana tjetër, duke iu afruar me ngadalë makinës së rektorit. Kur ai ishte disa metra larg makinës dhe filloi të zgjasë krahun drejt derës, furgoni u kthye ndjeshëm në të djathtë, duke mbuluar pamjen e pallatit të vogël drejt parkimit, dhe në të njëjtën kohë makina gri shtoi shpejtësinë papritur dhe shkoi ndaloi pikërisht përpara makinës së McKintockut. Dy burra zbritën në çast, si dy susta të shtypura, dhe u vendosën në anët e rektorit. Njëri nga ata i tregoi për një çast një distinktiv, ndërsa tjetri po e kapte nga një krah.

      <Policia! Rektori McKintock, ejani me ne!>

      Ai mbeti i ngurtësuar, pa fjalë. Të dy e tërhoqën pa ceremoni drejt makinës gri; njëri nga ata hapi derën e pasme të djathtë dhe duke i shtyrë kokën për ta detyruar ta ulte e futi brenda, duke shkuar të ulej shpejt përbri tij. Uli perdet e dritareve në mënyrë që brenda të ishte errësirë, pastaj i bëri një shenjë burrit të tretë, që ishte në timon. Ky e ngau makinën për disa metra, drejt furgonit, dhe priti.

      Në atë pikë McKintock filloi të flasë.

      <Por... por... ç’po ndodh? Përse ma bëni këtë? Ç’farë kam bërë?>

      <Qetësohu, rektor McKintock, duhet vetëm t’ju bëjmë disa pyetje. Do mbarojmë shpejt, do ta shohësh.>

      <Por... por unë duhet të shkoj në Manchester! Dhe duhet të shkoj menjëherë!>

      <Në fakt pikërisht atje po shkojmë. Ji i qetë.>

      <Por... po makina ime... si t’ia bëj? Nuk mund ta lë këtu.>

      <Edhe ajo po shkon në Manchester. I qetë. Relaksohu.>

      <Por... po çelsat? I kam unë, si ia bëni...?> dhe i çorientuar pa burrin e ulur pranë tij. Ai këmbeu shikimin me një shkelje syri kuptimplotë. <Ah... kuptoj... nuk duhen...>

      Jashtë, burri i mbetur në rrugë kishte hipur tashmë mbi makinën e McKintockut dhe kishte ndezur motorrin, gati të nisej.

      Gjatë veprimit, Boyd kishte zbritur nga furgoni dhe kishte bërë sikur po kontrollonte një gomë, për të justifikuar ndaj vëzhguesve të rastit manovrën e çuditshme që po bënte. Sapo pa makinën gri të vinte drejt tij kuptoi që operacioni ishte kryer dhe hipi si vetëtimë mbi mjet, duke u nisur menjëherë me shpejtësi të moderuar sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Makina gri doli nga parkimi dhe e parakaloi e shpejtë dhe e heshtur, ndjekur nga makina e McKintockut me pak metra largësi.

      Parkimi mbeti atje i palëvizshëm dhe indiferent të priste pronarët e mjeteve të tjera. Me qetësi do kishin arritur edhe ata.

      I gjithë aksioni kishte zgjatur jo më shumë se dhjetë sekonda.

      Në një çerek ore mjeti i vogël ishte tashmë në autostradën për në Manchester, duke marshuar me shpejtësi të qëndrueshme dhe duke mbajtur gjithmonë korsinë e parakalimit. Shoferi i makinës së parë, ajo me McKintockun në sediljen e pasme, ecte me siguri dhe përqëndrim. Ishte mësuar të shpëtonte në situata më të vështira, dhe trafiku i mëngjesit herët s’ishte asgjë në krahasim me ndjekjet që herë pas here duhej të bënte. Nuk thoshte asnjë fjalë, por kontrollonte sistematikisht që makina e McKintockut ta ndiqte në largësi të vogël. Kolegu i tij në timon ishte ekspert po aq sa ai, specialist të kalonte çdo lloj mjeti që ti dilte para dhe të merrte kontrollin në moment, duke e bërë shoferin e rradhës armik dhe duke u nisur me shpejtësi të lartë drejt destinacionit të duhur, ndoshta duke shmangur në të njëjtën kohë zjarrin armik.

      Burri i ulur nga mbrapa bashkë me McKintockun ngriti perdet, dhe pamja fushore filloi të rrëshqiste me shpejtësi përpara tyre.

      McKintock ndërkaq ishte relaksuar pak, dhe kishte filluar të reflektonte. Ç’farë mund të СКАЧАТЬ