Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 33

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ pastaj zhvillonte hapat vijues.

      Bryce vendosi kutinë në një raft dhe u ul në një kënd, në pritje. Duhej të ishte një fazë vendimtare, e kuptonte nga furia me të cilën kolegët e saj punonin dhe nga fytyrat e tyre të hequra nga përqëndrimi maksimal dhe impenjimi.

      Kamaranda ishte në një banak, i përkulur mbi një fletë. Mbaroi hapin e fundit dhe shkruajti rezultatin pas barazimit. I dha një kalim të shpejtë edhe një herë zhvillimit dhe pohoi, pastaj u ngrit dhe shkoi tek Schultz me fletën.

      <Entropia është 415J/K21.>

      Schultz e çoi vlerën në një funksion, në dërrasë të zezë.

      <Kobayashi, e ke energjinë?>

      Japonezi ishte duke mbaruar së zgjidhuri një integral goxha të vështirë. Ngriti një dorë për të treguar të priste një moment, ndërkaq që fuste vlera në makinën llogaritëse. Kreu llogaritjet e fundit dhe shkruajti rezultatin në fletë. Kontrolloi përsëri një çast dhe iu duk gjithçka e saktë.

      <163000J22.> deklaroi.

      Schultz futi edhe atë vlerë, dhe ndërkohë Drew i solli rezultatin e punës së tij dhe Marronit.

      <Konsidero një trashësi të shtresës të barabartë me dy miliardë vite-dritë. Është përafrimi më i mirë që mund të të japim, për momentin.>

      Gjermani shkruajti numrin në ekuacion afër vizatimit të stilizuar të një sfere të veshur nga një guackë koncentrike.

      Novak ishte tek dërrasa e zezë me Schultzin dhe filloi të zhvillonte ekuacionet me të dhënat e sapo shtuara.

      Nga një banak Maoko u ngrit rrëzëllitëse dhe shkoi tek dërrasa me dispensën në një dorë dhe shënimet e saj në tjetrën. Me gisht tregoi një tabelë në dispensë.

      <Ka! Është parametri R6!> deklaroi triumfuese. <Duhet mbajtur deri në 190 mikrovolt.>

      Schultz shkruajti 190*10-6 në vend të x në një formulë dhe bëri llogaritë. Priti pastaj Novak-un, që arriti shpejt në fund të llogarive të saj dhe gjeti disa rezultate. Schultz i përdori menjëherë së bashku me të vetat, në një ekuacion të ri.

      Punoi si në ethe për disa minuta, i vëzhguar nga kolegët.

      Arriti në hapin përfundimtar dhe hezitoi.

      Ekuacioni tashmë ishte pakësuar në pak faktorë, dhe ai ishte thuajse i frikësuar të bënte hapin e fundit dhe të njihte rezultatin.

      Fshiu sytë e skuqur dhe me rrathë të zinj, morri frymë thellë dhe zgjidhi hapin.

      Ndaloi të shikonte numrin e fundit që kishte shkruar në të djathë të barazimit, sikur nuk po e shihte në të vërtetë.

      Nuk mund ta besonte.

      Po ishte pikërisht kështu.

      Novak pohonte, e ndjekur nga Kamaranda dhe Drew. Maoko dhe Kobayashi po i buzëqeshnin njëri-tjetrit, duke parë herë dërrasën herë kolegët. Marron u mbështet në një banak, i sfilitur.

      <Sistemi termodinamik rezulton në ekuilibër.> njoftoi Schultz me qëllim thjesht formal. <Duke e konsideruar universin si një sistem termodinamik të mbyllur, vendosur në brendësi të një shtrese me trashësi dy miliardë vite-dritë, dhe duke rregulluar përshtatshmërisht parametrin R6 të identifikuar nga zonjusha Yamazaki, mund të kalibrojmë treshen e transferimit në mënyrë që të shkëmbejmë vëllimet e hapësirës nga këtu dhe çdo pikë e universit të njohur, me zgjidhjen e paraqitur nga gjatësia e Plankut. Vëllimi i shkëmbyer tani hyn në ekuacion, ndryshe nga më parë, por tani fuqia maksimale e nevojshme për shkëmbimin e një vëllimi të barabartë me një metër kub, në një largësi prej 10 miliardë vite-dritë, është 5 gigawatt. Një fuqi e konsiderueshme, sigurisht, dhe që kërkon një çentral elektrik të posaçëm, kuptohet, por të përdorshëm.>

      Profesoreshë Bryce u afrua.

      <Mund të di ç’farë ka ndodhur?>

      <Kemi rikonfiguruar konceptin e universit.> tha Drew me zërin të mbushur me emocion. <Funksionimi i veçantë i makinerisë së shkëmbimit na ka çuar në evoluimin e modelit mbi të cilin shkenca është mbështetur deri tani. Tani e tutje, sistemi termodinamik për t’u marrë parasysh do jetë i përbërë nga një mbështjellje e dendur në brendësi të së cilës është universi ynë, ai i njohuri. Mbështjellësi dhe universi ynë mund të shkëmbejnë energji në dy drejtime, duke mbajtur bilancin energjitik kostant. Ligji i ruajtjes së energjisë respektohet, me një model të këtij lloji. Në këtë model mbështjellja është një metaforë e thjeshtë që lejon administrimin e termodinamikës së gjithë sistemit, dhe vënies në funksionim të saj. Ndërsa, nga pikëpamja hapësiro-kohore, nuk konsiderohet si një entitet fizik, si një guackë dua të them, pasi në realitet është e lidhur në nivel dimensional me shtresën hapësiro-kohore të universit të njohur. Kjo e lejon makinerinë të funksionojë, ndërkaq çdo pikë e universit tonë është e lidhur me një pikë të mbështjellësit. Kur makineria aktivizohet, pra, pllaka A hyn në pikën e mbështjellësit të lidhur me të, sikur të hapte një derë, dhe gjeneron një kanal transferimi që ne e kemi quajtur Lidhësi, i cili e ka ekstremitetin tjetër të kapur mbas një pike tjetër të universit tonë, përcaktuar nga parametrat që vendosëm. Një parametër vendimtar, R6-a, bën që shkëmbimi i vëllimeve midis hapësirave A dhe B mund të ndodhë duke përdorur një sasi energjie të praktikueshme.>

      Biologia e kishte kuptuar vetëm në vija të trasha fjalimin e Drew-së, por i mjaftonte. E rëndësishme ishte që të funksiononte.

      <Duhet t’i japim një emër, këtij modelit të ri.> vërejti Marron.

      <E drejtë!> aprovoi Kamaranda, guru-ja e modeleve matematike. <Unë propozoj ta quajmë thjesht Sistemi. Është e lehtë për ta kujtuar dhe i shpejtë për ta cituar.>

      <Jam dakord.> ndërhyri Drew. <Si thoni?> pyeti i kthyer nga të tjerët.

      <Për mua në rregull.> tha Schultz, dhe edhe të tjerët iu bashkuan duke pohuar të kënaqur.

      <Perfekt.> tha Drew. <Por, tani, të gjithë për të ngrënë!> urdhëroi me mirësi.

      Marron qe i fundit që doli. Tek pragu i derës u kthye të shikonte dërrasën e zezë, mbi të cilën ekuacioni final për llogaritjen e fuqisë po shfaqej bukur. Ishte pabesueshmërisht e thjeshtë, krahasuar me punën e tmerrshme që kishte kushtuar, dhe në formën e tij të thjeshtuar paraqitej kështu 23:

      

      ku:

      P = fuqia në Watt

      d = largësia e shkëmbimit, në metra

      V СКАЧАТЬ