Forcat E Kundërta. Aldivan Teixeira Torres
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Forcat E Kundërta - Aldivan Teixeira Torres страница 5

Название: Forcat E Kundërta

Автор: Aldivan Teixeira Torres

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Детская проза

Серия:

isbn: 9788873047650

isbn:

СКАЧАТЬ të gjitha integralet, derivatet dhe kordinatat polare. Tani më duhet të merakosem për të gjitha sfidat me të cilat do më përplasë jeta. Ëndrrat e mia varen nga kjo. Shpina më dhemb si rezultat i një nate me gjumë të keq, i shtrirë në tokën e shkelur që e përgatita si shtratin tim. Kasollja që ngrita me shumë përpjekje dhe zjarri që ndeza më dhanë njëfarë sigurie për natën. Gjithsesi, dëgjova britma dhe zhurmë hapash aty jashtë. Po ku më kanë çuar ëndrrat e mia? Përgjigja është: në fund të botës aty ku qytetërimi ende nuk ka mbërritur. Po ti lexues, çfarë do bëje? A do ta rrezikoje veten në një udhëtim për t’i bërë realitet ëndrrat e tua më të mëdha? Le të vazhdojmë me rrëfimin.

      I zhytur në pyetjet dhe mendimet e mia, gati nuk e kuptova se, pranë meje, ishte ajo gruaja e çuditshme që më premtoi të më ndihmonte në rrugëtimin tim.

      —A fjete mirë?

      —Nëse mirë do të thotë se jam prapë i tëri, atëherë them se po.

      —Pikësëpari, më duhet të të them se toka ku po shkel është e shenjtë. Kështu që, mos u gënje nga pamja e jashtme ose nga tërheqja momentale. Sot është sfida jote e parë. Nuk do të të sjell më ushqim apo ujë. Do t’i gjesh vetë për llogarinë tënde. Ndiq zemrën në të gjitha situatat. Duhet ta dëshmosh se je i denjë.

      —Ka pak ujë dhe ushqim në këtë gëmushë dhe a duhet ta marr? Shiko, Zonjë, unë jam mësuar të bëj pazar në supermarket. E shikon këtë kasolle? Më ka kushtuar djersë dhe lot dhe prapë nuk ma ha mendja se është e sigurtë. Pse nuk ma dhuron atë që më nevojitet? Mendoj se e kam treguar me prova se jam i denjë që në momentin që hipa në malin e thepisur.

      —Kërko për ushqim dhe ujë. Mali është vetëm një hap në proçesin e rritjes tënde shpirtërore. Akoma nuk je gati. Më duhet të të kujtoj se unë nuk jap dhurata. Nuk kam fuqi për ta bërë këtë. Jam vetëm shigjeta që të tregon rrugën që duhet ndjekur. Shpella është ajo që të dhuron çfarë ke dëshirë. Quhet shpella e dëshpërimit siç e deshën ata, ëndrrat e të cilëve u bënë të pamundura.

      —Do ta provoj. Nuk kam çfarë të humbas. Shpella është shpresa ime e fundit për të patur sukses.

      Dhe duke thënë këtë, ngrihem dhe nis sfidën time të parë. Gruaja u zhduk si tymi.

      Me një shikim të shpejtë, shoh se para meje është një shteg i shkelur. Filloj të eci teposhtë. Në vend të shkurreve plot me gjemba, gjëja më e mirë do ishte të ndiqja shtegun. Gurët që rrëzohen ndërkohë që eci, më duket se diçka më thonë. A ka mundësi që të jem në rrugën e duhur? Mendoj për gjithçka që lashë pas ndërkohë që jam në kërkim të ëndrrës sime: Shtëpi, ushqim, rroba të pastra dhe librat e mi të matematikës. A ia vlen kjo vallë? Mendja më thotë se do ta zbuloj. (Koha do ta tregojë). Gruaja e çuditshme më duket se nuk m’i ka thënë të gjitha. Sa më shumë që eca, aq më pak e zbulova. Tani që kam mbërritur, nuk m’u duk se maja qe aq e lartë. Një dritë...Shoh një dritë përpara. Më duhet të shkoj atje. Arrij në një lëndinë të madhe ku rrezet e diellit pasqyrojnë qartë pamjen e malit. Rrugës i erdhi fundi dhe tani ajo ndahet në dy shtigje të tjera të veçanta. Çfarë të bëj? Kam ecur për orë të tëra dhe duket se fuqitë më kanë mbaruar. Ulem për të pushuar një moment. Dy shtigje dhe dy zgjedhje. Sa e sa herë në jetë jemi vënë përballë situatave të tilla si kjo; Sipërmarrësi që duhet të zgjedhë midis mbijetesës së kompanisë apo pushimit nga puna të disa punonjësve; Mamaja e varfër në zonat e thella verilindore të Brazilit, e cila duhet të zgjedhë se kë nga fëmijët e saj duhet të ushqejë; Bashkëshorti jobesnik i cili duhet të zgjedhë midis gruas dhe dashnores së tij; Gjithsesi, ka shumë situata të ndryshme në jetë. Avantazhi që kam është se zgjedhja ime do më prekë vetëm mua. Më duhet të ndjek intuitën ashtu siç më sugjeroi gruaja.

      Ngrihem dhe zgjedh shtegun në të djathtë. Eci me hapa të mëdhenj dhe nuk zgjat shumë dhe shoh shpejt një lëndinë tjetër. Këtë herë has në një pellg me ujë me disa kafshë rreth e rrotull. Ato po freskohen në ujin e kthjellët dhe të tejdukshëm. Si duhet të vazhdoj? Gjeta ujë më në fund por është i mbushur me kafshë. Pyes zemrën time dhe më thotë se çdokush ka të drejtën për të patur ujë. Thjesht nuk mundem që t’i tremb dhe t’i privoj ato nga uji. Natyra jep burime të bollshme për mbijetesën e njerëzve të saj. Unë jam veçse një fije në pëlhurën që end ajo. Nuk jam aq lart sa ta konsideroj veten padron të saj. Me duart e mia, arrij tek uji dhe e hedh në një vazo të vogël që e solla nga shtëpia. Pjesa e parë e sfidës u kalua. Tani më duhet të gjej ushqim.

      Vazhdoj të eci, nëpër shteg, me shpresën që të gjej diçka për të ngrënë. Stomaku po më bën gërr gërr ndërkohë që tashmë ka kaluar mesdita. Nis të vështroj nga të dyja anët e shtegut. Ndoshta ushqimi gjendet brenda në pyll. Sa shpesh kërkojmë rrugën më të lehtë por nuk është ajo që na çon te suksesi? (Jo çdo alpinist që ndjek një shteg të caktuar është i pari që arrin në majën e malit). Rrugët e shkurtra të çojnë shpejt tek objektivi që ke. Me këtë mendim, e lë shtegun dhe fill pas tij gjej një pemë banane dhe arrë kokosi. Ja këtu do ta marr ushqimin. Më duhet të ngjitem nëpër to me po atë forcë dhe besim që ngjita edhe malin. E provoj një, dy, tre herë. Ia dal mbanë. Do të kthehem prapë te kasollja tani pasi sfidën e parë e kalova.

      Me të vajtur te kasollja, gjej rojen e malit e cila duket më madhështore se kurrë ndonjëherë. Ajo nuk i heq sytë prej meje. Mendoj se jam shumë i veçantë për Zotin. E ndjej praninë e tij në çdo moment. Ai më ringjall me të gjitha mënyrat. Kur isha i papunë, Ai më hapi një derë; kur unë nuk kisha ndonjë mundësi për t’u rritur profesionalisht, Ai më dha rrugë të reja; ndërkohë në kohë krize, ai më çliroi nga kthetrat e Djallit. Gjithsesi, ajo pamje aprovuese e gruas së çuditshme më kujtoi njeriun që isha deri më tani. Qëllimi im aktual ishte të fitoja pavarësisht pengesave që më duhej të kapërceja.

      —Pra ti dole fitimtar në sfidën e parë. Përgëzimet e mia. (Thirri gruaja). Sfida e parë kishte për qëllim të zbulonte mençurinë dhe aftësinë që ke për të marrë vendime dhe për t’i ndarë ato. Dy shtigjet përfaqësojnë "forcat e kundërta" që sundojnë universin (e mira dhe e keqja). Një qenie njerëzore është totalisht e lirë të zgjedhë ose njërën ose tjetrën. Nëse zgjedh shtegun në të djathtë, do të ndriçohet me ndihmën e ëngjëjve në çdo moment të jetës. Ky është shtegu që zgjodhe ti. Sidoqoftë, nuk është një rrugë e lehtë. Shpeshherë, do të të pushtojnë dyshimet dhe do të pyesësh veten nëse ky shteg vërtet ia vlen. Njerëzit në këtë botë gjithmonë do të të lëndojnë dhe do të përfitojnë nga dashamirësia jote. Akoma më tej, besimi që do kesh te të tjerët gati gati do të të bëjë të zhgënjehesh gjithmonë. Kur të mërzitesh, mbaj mend: Zoti yt është i fortë dhe kurrë nuk do të të braktisë. Kurrë mos e lër veten që pasuria dhe dëshirat e forta të të prishin zemrën. Ti je i veçantë dhe për këtë vlerë që ke, Zoti të konsideron si birin e tij. Kurrë mos e lër veten të biesh nga kjo mirësi. Shtegu në të majtë i takon çdokujt që i ngre krye thirrjes së Zotit. Të gjithë ne kemi lindur me një mision hyjnor. Sidoqoftë, disa devijojnë nga kjo si rrjedhojë e materializmit, ndikimeve të këqija, kalbëzimit të shpirtit. Ata që zgjedhin shtegun në të majtë nuk përfundojnë me një të ardhme të lumtur, na ka mësuar Jezusi. Çdo pemë që nuk jep frute të mira do të shkulet me rrënjë dhe do të flaket në errësirën aty jashtë. Ky është fati që do kenë СКАЧАТЬ