Forcat E Kundërta. Aldivan Teixeira Torres
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Forcat E Kundërta - Aldivan Teixeira Torres страница 4

Название: Forcat E Kundërta

Автор: Aldivan Teixeira Torres

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Детская проза

Серия:

isbn: 9788873047650

isbn:

СКАЧАТЬ në këtë mal? Sigurisht që këto do jenë përvoja të gjalla dhe motivuese. Mali ka lartësi të vogël (2300 këmbë) dhe në çdo hap unë ndjej më shumë besim në vete, por gjithashtu edhe pritshmëri. Më vijnë në mend kujtime nga përvojat e gjalla që kam përjetuar gjatë këtyre njëzet e gjashtë viteve të mia. Në këtë periudhë të shkurtër, ka patur shumë ngjarje fantastike që më kanë bërë të besoj se isha i veçantë. Dalngadalë, mund t’i ndaj këto kujtime me ju lexues, dhe pa gajle fare. Gjithsesi ky nuk është momenti. Do vazhdoj me rrugën për në mal sipër në kërkim të gjithë dëshirave të mia. Kjo është ajo çka shpresoj dhe si herë e parë ndihem i lodhur. Kam udhëtuar deri në gjysmën e rrugës. Nuk ndjej lodhje fizike ekstreme por kryesisht mendore për shkak të zërave të panjohur që më kërkojnë të kthehem. Ata insistojnë ca si shumë. Sidoqoftë, unë nuk dorëzohem kollaj. Dua të arrij në majë të malit për gjithçka që ia vlen. Mali merr frymë për mua duke nxjerrë një ajër krejt ndryshe dhe që prek ata që besojnë në shenjtërinë e tij. Kur të mbërrij aty, ma ha mendja se do ta di me saktësi çfarë duhet të bëj për të marrë rrugën që do më çojë nëpër këtë udhëtim që e kam pritur aq gjatë. E ruaj fort besimin tim dhe qëllimet e mia sepse unë kam një Zot që është Zoti i të pamundurës. Le të vazhdojmë të ecim.

      Kam bërë tashmë tre të katërtat e rrugës por ende po më shqetësojnë zërat. Kush jam unë? Ku jam duke shkuar? Pse mendoj se jeta ime do të ndryshojë rrënjësisht pas kësaj përvoje në mal? Duke mos i marrë zërat në konsideratë, më duket se jam i vetëm në gjithë këtë rrugë. A mundet vallë që edhe shkrimtarët e tjerë të kenë pasur të njëjtën ndjesi duke shkuar nëpër shtigjet e shenjta? Mendoj se misticizmi im do të jetë ndryshe nga i ndonjë tjetri. Duhet të vazhdoj, më duhet të kapërcej dhe t’u rezistoj të gjitha pengesave. Gjëmbat që më shpojnë trupin janë jashtëzakonisht të rrezikshme për qeniet njerëzore. Nëse i mbijetoj kësaj ngjitjeje, do ta konsideroja veten fitimtar.

      Pak nga pak, po i afrohem majës. Gjendem tashmë vetëm ca këmbë larg. Djersa që po më rrjedh nga trupi duket se është bërë njësh me aromat e shenjta të malit. Ndalem për pak. A do jenë merakosur vallë njerëzit e mi të dashur? Epo, tani vërtet që nuk ka rëndësi. Më duhet të mendoj për veten momentalisht, në mënyrë që të arrij në majën e malit. E ardhmja ime varet nga kjo. Vetëm disa hapa të tjerë dhe arrij në majë. Fryn një erë e ftohtë, zërat torturues më pështjellojnë arsyen dhe nuk ndihem mirë. Zërat bërtasin:

      —Ai ia doli mbanë, ai do të shpërblehet! –A është i denjë ai për këtë? –Si arriti ta ngjisë gjithë këtë mal? Jam i pështjelluar dhe më merren mendtë; Nuk mendoj se jam mirë.

      Zogjtë cicërijnë, dhe rrezet e diellit më përkëdhelin fytyrën në të gjitha pjesët e saj. Ku jam? Më duket sikur kam qenë i pirë një ditë më parë. Mundohem të ngrihem por një krah më pengon ta bëj këtë. Shoh se afër meje është një grua në moshë mesatare, me flokë të kuqe dhe lëkurë të nxirë nga dielli.

      —Kush je ti? Çfarë më ka ndodhur? Më dhemb i gjithë trupi. Mendja ndihet e pështjelluar dhe e zbehtë. Mos është ngaqë gjendem në majë të malit? Mendoj se duhet të kisha qendruar në shtëpi. Ëndrrat më kanë shtyrë të vija deri këtu ku jam. Iu ngjita malit me ngadalë, plot shpresë për një të ardhme më të mirë dhe me një synim për t’u rritur personalisht. Gjithsesi, praktikisht nuk mund të lëviz. M’i sqaro të gjitha këto, të lutem shumë.

      —Unë jam roja e malit. Unë jam shpirti i Tokës që lëviz aty këtu. Kam ardhur këtu sepse ti e fitove sfidën. A dëshiron që t’i bësh ëndrrat e tua realitet? Do të të ndihmoj ta arrish këtë, biri i Zotit! Ke akoma shumë sfida për të përballuar. Unë do të të stërvis. Mos ki frikë. Zoti yt është me ty. Pusho pak. Do të vij prapë me ushqime dhe ujë për të plotësuar nevojat që ke. Ndërkohë, çlodhu dhe medito siç bën gjithmonë.

      Dhe duke thënë kështu, gruaja m’u zhduk nga sytë. Ky imazh ngacmues më la më të stresuar dhe plot me dyshime. Çfarë sfidash më duhet të kaloj? Çfarë përmbajnë këto sfida? Maja e malit ishte vërtet një vend i qetë dhe shumë i shndritshëm. Nga kaq lart, mund të shihet grumbulli i vogël i shtëpive në Mimoso. Është një pllajë e mbushur me rrugë të rrëpirta plot me bimësi në të gjitha anët. A do t’i realizojë planet e mia ky vend i shenjtë, i paprekur nga natyra? A do më bënte vallë një shkrimtar me të nisur udhëtimin? Vetëm koha mund t’i jepte përgjigje këtyre pyetjeve. Meqë gruaja po vonohej pak, fillova të meditoja në majën e malit. Përdora këtë teknikë: së pari, çlirova mendjen (duke mos pasur asnjë mendim). Nisa të jem në harmoni me natyrën përreth meje, duke soditur me mendje të gjithë vendin. Nga këtu, nis të kuptoj se jam pjesë e natyrës dhe se ne jemi të bashkëngjitur në një ritual të madh lidhjeje shpirtërore. Heshtja ime është heshtja e Mëmës Natyrë; e qara ime është gjithashtu e qara e saj; Dalngadalë, nis të kuptoj dëshirat dhe aspiratat e saj, dhe anasjelltas. E ndjej tek kërkon ndihmë e stresuar, tek përgjërohet që t’i shpëtohet jeta nga shkatërrimi që po i bëjnë njerëzit: Shpyllëzimi, aktiviteti i nxjerrjes minerare, gjuetisë dhe peshkimit pa kriter, emetimi i gazeve ndotëse në atmosferë dhe mizoritë e tjera që bëjnë njerëzit. Po kështu, ajo më dëgjon dhe më mbështet në të gjitha planet që kam. Ne jemi krejt të kyçur gjatë meditimit. E gjithë harmonia dhe bashkëpunimi më ka lënë totalisht në heshtje dhe të përqendruar në dëshirat e mia. Derisa diçka ndryshoi: Ndjeva të njëjtën prekje që më zgjoi njëherë më parë. Hapa sytë, ngadalë, dhe pashë se gjendesha ballë për ballë me po atë grua që e quante veten roja e malit të shenjtë.

      —E shoh se po e kuptoni sekretin e meditimit. Mali ju ka ndihmuar të zbuloni pakëz prej aftësive që keni. Ju do të rriteni në shumë mënyra. Do të të ndihmoj gjatë këtij proçesi. Së pari, të kërkoj që të kthehesh tek natyra dhe të gjesh trungje, listela, mbështetëse dhe litarë për të ngritur një kasolle, dhe pastaj dru zjarri për të bërë një zjarr të madh. Tashmë nata po afrohet dhe ti ke nevojë të mbrohesh nga bishat e egra. Duke filluar që nesër, do të të mësoj mençurinë e pyllit në mënyrë që të mund të kapërcesh sfidën e vërtetë: Shpellën e dëshpërimit. Vetëm pastërtia e zemrës i mbijeton zjarrit të saj. A dëshiron që ëndrrat e tua të bëhen realitet? Atëherë paguaj për çmimin që kanë ato. Universi nuk jep ndonjë gjë falas për askënd. Jemi ne që duhet të jemi të denjë në mënyrë që të arrijmë suksesin. Ky është një mësim që duhet ta mësosh, biri im.

      —Të kuptoj. Shpresoj se do mësoj gjithçka që më duhet për të kapërcyer sfidat e shpellës. Nuk e kam fare idenë se çfarë sfidash janë por kam besim në vete. Nëse arrita të hip në majë të malit, do t’ia dal mbanë edhe te shpella. Kur të largohem, mendoj se do jem i përgatitur për të fituar dhe për të patur sukses.

      —Prit, mos ki kaq shumë besim në vete. Ti nuk e njeh shpellën që po të tregoj. Dije se shumë luftëtarë janë përpjekur më parë të luftojnë me zjarrin e saj por janë asgjësuar. Shpella nuk ka mëshirë për asnjë njeri, as edhe për ëndërrimtarët. Ki durim dhe mëso gjithçka që do të të tregoj unë. Kështu që do të bëhesh një fitimtar i vërtetë. Mbaj mend: Besimi në vete të ndihmon, por vetëm në masën e duhur.

      —Të kuptoj. Të faleminderit për të gjitha këshillat që më dhe. Të premtoj se do t’i zbatoj deri në fund. Kur të më kapë frika e dyshimit, do të sjell në mend fjalët e tua, gjithashtu edhe Zotin tim që më ruan gjithmonë. Edhe kur nuk ka shpëtim në natën e errët të shpirtit, unë frikë nuk do të kem. Do ta mund shpellën e dëshpërimit, shpellën nga e cila nuk ka shpëtuar askush!

      Gruaja СКАЧАТЬ