Kriteri I Leibnizit. Maurizio Dagradi
Чтение книги онлайн.

Читать онлайн книгу Kriteri I Leibnizit - Maurizio Dagradi страница 25

Название: Kriteri I Leibnizit

Автор: Maurizio Dagradi

Издательство: Tektime S.r.l.s.

Жанр: Героическая фантастика

Серия:

isbn: 9788873046295

isbn:

СКАЧАТЬ por zhvillimet i kishte të paqarta. Të shumta ishin korrigjimet, dhe nga kjo perceptonte që ato mendje të jashtëzakonshme luftonin me vendosmëri për të penetruar thelbin e këtij fenomeni ogurzi. Dalloi qartazi tre kaligrafi të ndryshme, që alternoheshin në mënyrë të rastësishme. Intuita e njërit ishte zgjidhja për problemin në të cilin tjetri ishte bllokuar, dhe puna në dërrasën e zezë përfaqësonte me dëshminë maksimale sesi tre profesorët bashkonin njohuritë e tyre në mënyrë që të arrinin një super-mendje të vetme, pa dashur që njëri të donte të mbivlerësohej ndaj tjetrit.

      Ai ishte shpirti i vërtetë i kërkimit të grupit,dhe Marron ishte i lumtur që bënte pjesë në gjithë këtë.

      Ishte akoma duke vëzhguar dërrasën e zezë kur arritën Maoko dhe Kobayashi. Po diskutonin me entuziazëm në japonisht me zë të ulët, për të plotësisht të pakuptueshëm. Nga toni i zërit dhe nga gjestet i dukej sikur kuptonte që Maoko donte që me çdo kusht të bënte diçka, ndërsa Kobayashi përpiqej ta kundërshtonte.

      E panë dhe ndaluan së diskutuari.

      <Oh, tungjatjeta, Marron-san.> e përshëndeti Kobayashi. <Mirë, ke sjellë materialet për makinerinë e dytë. Mund të fillojmë menjëherë ta ndërtojmë. Eksperimentet do t’i vazhdojmë më vonë.> përfundoi me theks, duke parë Maokon drejt në sy dhe duke cilësuar fjalën ‘më vonë’.

      Vajza bëri një ngërdheshje dhe shkoi të merrte dispensën e vetë, që mbante edhe projektin e makinerisë.

      Marron siguroi kavo të llojeve të ndryshme, vida, dado dhe një llojshmëri aksesorësh montimi, pastaj vendosi mbi banak mjetet e nevojshme: pinza, kaçavida, gërshërë, hapëse dhe madje një trapan elektrik për hapjen e vrimave.

      Ai dhe Kobayashi filluan të birëzojnë pllakën e mbështetjes, ndërsa Maoko iu jepte treguesit për masat. Pastaj montuan kollonat e vogla që formonin skeletin e dispozitivit. Mbërthyen disa përbërës tek kollonat dhe i lidhën me një kuti bashkuese të kapur tek pllaka. Përgatitën me kujdes të madh një solenoid që formonte një qark rezonant së bashku me një kondesator të përbërë nga dy pllaka përballë njëra tjetrës, largësia e të cilave rregullohej përmes një vide mikrometrike. Rregulluan distancën në tre milimetra fiks, në të njëjtën vlerë në të cilën ishte kalibruar kondesatori i makinerisë origjinale.

      Pas çdo faze montimi, Maoko kontrollonte që lidhjet dhe rregullimet të ishin të përshtatura në mënyrë perfekte me projektin.

      Mbështetën gjeneratorin e tensionit të lartë mbi pllakën e mbështetjes dhe e lidhën me kutinë bashkuese dhe me solenoidin.

      Parametrat që ndryshoheshin gjatë eksperimenteve vepronin mbi tensionin, mbi rrymën dhe mbi formën e valës së prodhuar nga gjeneratori, prandaj e ndërlidhën në kompiuter përmes një kablli komunikimi.

      Ndërsa mbërthenin mbështetëset për dy rrjeta jonizimi, arriti Drew, i ndjekur me radhë nga Novak, Schultz dhe nga Kamaranda.

      <Shikoj që keni ecur përpara. Përgëzime!> tha Drew duke vëzhguar punën e kryer. Shkoi të merrte një kuti dhe ia dha Marronit. <Këtu janë pjesët që kam ndërtuar në mëngjes. Më mungojnë akoma pllaka pika A dhe pllaka dytësore.> Pa Kobayashin, i pasigurtë.

      Japonezi ia ktheu shikimin me një pamje të rëndë.

      <Makineria duhet të jetë absolutisht e njëjta, Drew-san.> konfirmoi. <Nëse sjellja do të jetë njësoj me atë të makinerisë origjinale atëherë do të dimë që Efekti i Shkëmbimit është një realitet shkencor, i riprodhueshëm dhe i përdorshëm, përndryshe do të të duhet të lësh në harresë gjithçka që është bërë deri tani.

      Norvegjezja, indiani dhe gjermani ishin tashmë tek dërrasa e zezë, të përqëndruar të gjithë tek një ekuacion i veçantë.

      Drew i kishte duart e lidhura, dhe nuk kishte mundësi të tjera.

      Shkoi tek banaku i punës mekanike dhe përgatiti të dyja pllakat.

      Kur ia solli Kobayashit dhe shokëve, pa që gjithë gjërat e tjera ishin tashmë të montuara. Maoko po drejtonte Marronin në rregullimin përfundimtar të një largësie mikrometrike12.

      <Pak më shumë... akoma... jo, shumë!> japonezja maste me një mikrometër dixhital hapësirën midis rrjetave të jonizimit. <Mbrapa ngadalë... akoma... ngadalë... ndalo! Edhe pak fare, po pak fare... kujdes...dhe...ndal!>

      Marron tërhoqi menjëherë dorën nga vida mikrometrike, pa e përplasur.

      Maoko u ngrit, morri frymë dhe pastaj u palos përsëri mbi banak, për të përsëritur masën dhe për të kontrolluar përpuethshmërinë me projektin.

      <Katërqind e tridhjetë e shtatë mikron. Përkryer. Fikso vidën.>

      Marron hapi dhe mbylli disa herë dorën, për të çliruar muskujt e kontraktuar, pastaj e afroi me ngadalë tek vida mikrometrike dhe me delikatesën maksimale shtrëngoi unazën e mbërthimit koncentrik me vidën. Po e mbante frymëmarrjen, për të mos kryer lëvizje të pakujdesshme me dorë. U tërhoq dhe pa Maokon.

      Japonezja nuk i kishte hequr sytë nga mikrometri për asnjë çast të vetëm.

      <Në rregull.> deklaroi duke parë me egërsi ekranin e mjetit.

      Pa nga Drew.

      <Sipas gjykimit tonë,> rifilloi duke parë Kobayashin, që pohoi, <ky rregullim është me shumë mundësi më kritiku në lidhje me projektin. Gjatë gjenerimit të energjisë që ndodh duke aktivizuar shkëmbimin, rrjetat prodhojnë një fushë të veçantë të jonizuar që shkakton një efekt dytësor mbi hapësirën rrethuese, bashkohet me pllakat pika A, të parën dhe të dytën, dhe në ndonjë mënyrë bën të ndodhë vetë shkëmbimi.>

      <Kompiuteri i jep gjeneratorit të tensionit të lartë komandën të gjenerojë një impuls energjie me zgjatje prej gjysmë sekonde.> vijoi Kobayashi. <Kemi vënë re që po të ndryshosh parametrin e kohëzgjatjes ndikon pak mbi funksionimin. Efekti prodhohet gjithmonë në të njëjtën mënyrë, me kusht që kohëzgjatja të jetë të paktën dy të dhjetat e sekondës. Mbi këtë limit minimal nuk manifestohen ndryshime në rezultatin e shkëmbimit. Besojmë që fusha e jonizuar e rrjetave arrin në intensitet optimal kur përcaktohet të paktën kohëzgjatja minimale, vendoset K22-shi në 1123,08V dhe largësia e rrjetave në 437 mikron. Të tjera rregullime të sistemit ndryshojnë përmasën dhe formën e sasisë së shkëmbyer, ndërsa në lidhje me koordinatat e destinacionit është i nevojshëm eksperimentimi duke filluar nga pika e re B, që pllaka dytësore ka zhvendosur në këtë laborator.>

      <Mirë.> pohoi Drew, i shqetësuar. <Vazhdojmë.>

      Montuan pllakën A dhe pllakën A2, siç e kishin pagëzuar pllakën dytësore, dhe Maoko kontrolloi sërish të gjitha lidhjet dhe rregullimet.

      Marron u ul përpara kompiuterit, hapi programin e duhur dhe provoi komunikimin me gjeneratorin. Funksiononte në mënyrë perfekte. U kthye drejt të tjerëve, pyetës.

      Drew ishte si në gjemba. Gjthçka ishte gati për të provuar makinerinë e dytë, por ai kishte vërtet frikë se shkëmbimi mund të ndodhte СКАЧАТЬ