Название: Sëmundja E Alzheimerit I
Автор: Dr. Juan Moisés De La Serna
Издательство: Tektime S.r.l.s.
Жанр: Здоровье
isbn: 9788873046424
isbn:
Të gjitha këto veprime dhe shumë të tjera si këto mund të bëhen për të vetmen arsye, mbajtja përmendësh e çdo sendi që shihet, duke i ditur edhe emrin, ku madje mund të dihet edhe se ku blihet ose kush e ka dhuruar.
Një jetë pa kujtesë do ishte si një fletë libri e bardhë, ku nuk do ishe në gjendje të njihje asnjeri rreth e rrotull, nëse ke përpara ndonjë gjë me ngjyrë të errët, që nuk lëviz dhe kur tenton ta prekësh është e lëmuar, dhe vazhdon pa e ditur se çfarë është ose për çfarë shërben as sesi quhet, ajo është thjesht karrigia ku vihen rrobat.
Imagjino sikur po të afrohet dikush për të të dhënë një të puthur dhe është hera e parë që e sheh, dhe të flet madje me shumë konfidencë, dhe për të zgjidhur situatën, të thotë se është gruaja jote me të cilën je i martuar ndoshta që prej 30 vitesh, por e gjitha kjo nuk të kujtohet fare.
Alzheimeri është më shumë se sa mos të dish se ku janë lënë çelësat e makinës, ose të harrosh takimin e javës tek parukieri, pasi kjo gjë që nuk të bie ndër mend me të kaluar dita, mund të jetë thjesht si rrjedhojë e ndonjë gabimi apo një funksionimi të dobët të kujtesës për shkak të moshës së madhe.
Kjo sëmundje sjell pasoja më të rënda dhe të dukshme saqë në faza më të avancuara mund të arrijë deri aty sa personi mos të njohë edhe familjarët e vet, duke e perceptuar se bëhet fjalë për të huaj, dhe duke arritur madje edhe sa të humbasë aftësinë për të njohur veten në pasqyrë, pa e ditur se kush është ai ose ajo që shëmbëllen në pasqyrë, as emrin, dhe asgjë nga e kaluara e vet.
Një dramë për çdo lloj njeriu, duke ditur se qenia njerëzore zakonisht përkufizohet si e tillë, ajo që është me saktësi, si quhet, kur dhe ku ka lindur, ku ka studiuar dhe punuar, dhe kështu me radhë derisa të plotësohet me më pak ose më shumë kujtime nga jeta.
E gjithë struktura e kujtesës mbi të cilën ndërtohen kujtimet, ka në themel atë çfarë është përjetuar, në të cilën mund të futesh kur të duash, për të kujtuar atë që ça ka ndodhur gjatë diplomimit tënd, apo kujt ia dhe puthjen e parë.
Por kur sëmundja e Alzheimerit avancon, fillojnë të shfaqen ato që quhen boshllëqet e kujtesës, të cilat janë si hapësira boshe në tru ku ka humbur informacioni që gjendej aty brenda, duke harruar kështu përmbajtjen e tyre, që zotërohet në lidhje me atë vetë dhe me botën që e rrethon, në mënyrë të tillë që kur përpiqet të hyjë aty, kur dëshiron të kujtojë, ato janë bosh fare, ndonëse vetëm disa muaj më parë ishin në gjendje të tregonin shumë qartë detajet lidhur me atë moment të jetës.
Është e nevojshme të kihet parasysh se ky proçes i humbjes së fuqisë dhe kujtesës, zhvillohet gradualisht me moshën, si pjesë e përkeqësimit progresiv të funksioneve të organizmit. Por kur shfaqet sëmundja e Alzheimerit, gjithçka ndryshon, ky proçes përshpejtohet, duke sjellë efekte më të dukshme dhe evidente, të cilat mund të çojnë deri në paaftësinë e personit për të kryer funksionet e tij të përditshme në mënyrë të pavarur.
Problemet me kujtesën janë konsideruar përgjatë dekadave si simptoma e parë dhe kryesore në momentin e zbulimit të kësaj sëmundje, por pikërisht disa vite më parë është zbuluar se para se të fillojë të humbë kujtesën, personi pëson një sërë ndryshimesh që evidentojnë se diçka nuk shkon mirë brenda tij/saj.
Janë ndryshime që mund të kalojnë pa u vënë re për ata persona që nuk e njohin këtë sëmundje, dhe që shpejt justifikohet me të qenit më të konsumuar, pikërisht si shkak i moshës së të sëmurit, pa ditur të bëhet dallimi nga ajo që është vetëm një plakje normale.
Në Argjentinë është bërë një hap i madh në lidhje me diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, duke qenë se ishin ata vetë që mblodhën të dhëna mbi ndryshimet emocionale dhe të sjelljes tek pacientët, duke i shndërruar këto në të dhëna treguese të sëmundjes, shumë më përpara shfaqjes së amnezisë së sëmundjes. Në sajë të zbulimeve si kjo, është mundur të zhvillohen instrumente të vlerësimit si p.sh. N.P.I.
Конец ознакомительного фрагмента.
Текст предоставлен ООО «ЛитРес».
Прочитайте эту книгу целиком, купив полную легальную версию на ЛитРес.
Безопасно оплатить книгу можно банковской картой Visa, MasterCard, Maestro, со счета мобильного телефона, с платежного терминала, в салоне МТС или Связной, через PayPal, WebMoney, Яндекс.Деньги, QIWI Кошелек, бонусными картами или другим удобным Вам способом.